• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

BE ‘hakmerret’ ndaj SHBA, kërkon pezullimin e lëvizjes pa viza të amerikanëve

by Java News
02/03/2017 17:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Qytetarëve nga Shtetet e Bashkuara duhet t’u pezullohet qasja pa viza në Bashkimin Europian përpara verës, sepse Uashingtoni nuk po lejon disa shtetas të BE-së të hyjnë në vendin përtej Atlantikut pa viza.

Ky është thelbi i votimit të ligjvënësve të BE-së gjatë kësaj të enjteje. Parlamenti Europian votoi për të ushtruar presion ndaj Komisionit Europian, organizmit ekzekutiv të BE-së, që të zbatonte një pezullim njëvjear si masë paraprake ndaj refuzimit të Uashingtonit për të lejuar hyrjen pa viza të shtetasve të Polonisë, Kroacisë, Qipros, Rumanisë dhe Bullgarisë, që të gjitha këto vende pjesë e bllokut 28-kombësh.

Një zyrtar i KE-së tha se po vijojnë kontaktet me administratën e Shteteve të Bashkuara për të “nxitur më tej reciprocitetin e vizave”, por nuk shpjegoi më tej faktin që duhet ndërmarrë një veprim i menjëhershëm. Parlamenti urdhëroi Komisionin të miratojë masat kufizuese kundër shtetasve të Shteteve të Bashkuara “brenda dy muajve”.

“Komisioni do të raportojë mbi progresin e mëtejshëm përpara fundit të qershorit 2017”, tha një zyrtar ekzekutiv i BE-së në një deklaratë përmes “e-mail”-it për agjencinë “Reuters”.

Rregullat e BE-së thonë se vendimi për t’i dhënë fund qasjes pa viza duhet ndërmarrë brenda dy vitesh nga njoftimi i vendeve europiane që nuk sigurojnë qasje të tillë. Njoftimi i parë për mungesën e reciprocitetit nga Shtetet e Bashkuara është bërë në prill të vitit 2014. Parlamenti argumenton se, për pasojë, Komisioni është “i detyruar ligjërisht” që të ndërmarrë hapa të mëtejshëm. Kanadaja është gjithashtu një tjetër vend që kërkon vizat ndaj bullgarëve dhe rumunëve, por Otava ka njoftuar se këto masa do të hiqen në muajin dhjetor.

ma.me
Next Post
Big Mama mahnit fansat me trupin e saj, ja sa është dobësuar (FOTO)

Big Mama mahnit fansat me trupin e saj, ja sa është dobësuar (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Maratona e Tiranës me 5.800 garues/ Luiza Gega dhe Fatjon Konomi triumfojnë në garën e plotë

Maratona e Tiranës me 5.800 garues/ Luiza Gega dhe Fatjon Konomi triumfojnë në garën e plotë

November 15, 2026
Ishin kthyer në “tmerr” për banorët, dënohen me burg “skifterët” shqiptarë në Francë

Ishin kthyer në “tmerr” për banorët, dënohen me burg “skifterët” shqiptarë në Francë

November 15, 2026

A ndërton dhuna një shumicë demokratike?

November 15, 2026
Fakte pse “protesta” do të krijojë dhjetë parti të reja dhe rivale kundër njëra-tjetrës?

Fakte pse “protesta” do të krijojë dhjetë parti të reja dhe rivale kundër njëra-tjetrës?

November 15, 2026
“Gogoli” që mund t’ia hapë Kosovës dyert e Evropës

“Gogoli” që mund t’ia hapë Kosovës dyert e Evropës

November 15, 2026
Trump nxiton të emërojë gjyqtarë para humbjes së Senatit, por përballet me republikanët

Trump nxiton të emërojë gjyqtarë para humbjes së Senatit, por përballet me republikanët

November 15, 2026
Studimi/ Kafeja e rregullt ndikon në sistemin tretës dhe rrit diversitetin e baktereve të zorrëve

Studimi/ Kafeja e rregullt ndikon në sistemin tretës dhe rrit diversitetin e baktereve të zorrëve

November 15, 2026
12 liderë të APEC-ut do të marrin pjesë në Samitin e Drejtuesve Ekzekutivë në Shenzhen

12 liderë të APEC-ut do të marrin pjesë në Samitin e Drejtuesve Ekzekutivë në Shenzhen

November 15, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“Koçiu e Demo imponojnë respekt”/ Leka: Spiropali ngriti “shkelmat” ndaj Ramës kur iu prishën interesat

November 15, 2026
Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Çështja e Luiz Ejllit përfundon në GJL, Prokuroria nuk pranon pafajësinë

Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Çështja e Luiz Ejllit përfundon në GJL, Prokuroria nuk pranon pafajësinë

November 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In