• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në Këshillat Bashkiakë burrat e marrin fjalën 3 herë më shumë se gratë”

by A R
05/06/2024 10:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Pallatin e Kongreseve zhvillohet sot takimi i Rrjetit Parlamentar “Gratë të Lira nga Dhuna” dhe i Komisionit për Barazi dhe Mos-Diskriminim i Këshillit të Europës, organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, në bashkëpunim me AP të KiE.

E pranishme në këtë aktivitet është edhe Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila është shprehur se hendeku gjinor në vendimmarrjet dhe diskutimet e Këshillave Bashkiakë është i lartë dhe për këtë ka përmendur disa shifra referuar një studimi.

Lindita Nikolla: Nga në studim i publikuar pak ditë më parë nga Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri, i cili i referohet pjesëmarrjes së grave si anëtare të Këshillave Bashkiakë, edhe pse gratë përbëjnë rreth 43% të anëtarëve të Këshillave Bashkiakë, fuqia qeverisëse e tyre është shumë më e vogël krahasuar me burrat. Studimi tregon se hendeku gjinor në vendimmmarrjet dhe diskutimet e Këshillave Bashkiakë është i lartë. Burrat e marrin fjalën mbi 3 herë më shumë se gratë, ndërkohë që këtyre të fundit ju ndërpritet fjala në 22%, ndërsa burrave në 8% të diskutimeve.

Gjatë fjalës së saj, kryeparlamentarja Nikolla ka vlerësuar lidershipin e kryeministrit Rama për treguesit pozitiv për pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në jetën politike të vendit.

Lindita Nikolla: Ne në Shqipëri kemi mjaft tregues të kënaqshëm për pjesëmarrjen e vajzave në shkollim në të gjitha nivelet e arsimimit. Kemi tregues mjaft pozitiv të pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në jetën politike dhe këtu do të doja të vlerësoja lidershipin e Kryeministrit Edi Rama, i cili në 70% të Këshillit të Ministrave ka zgjedhur të përfaqësohen nga gra dhe vajza. Gra dhe vajza janë 36% të anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Në këtë aktivitet merr pjesë gjithashtu Raporterja e Përgjithshme e AP të KiE kundër Dhunës ndaj Grave, Etilda Gjonaj, anëtarë të Këshillit të Ministrave, përfaqësues nga AP e KiE dhe shoqëria civile.

/a.r

Next Post
“Kamikaz! Mbron të pambrojtshmen”, Ilir Metaj sherr me Bozdon: Mbaj Berishën aty…

“Kamikaz! Mbron të pambrojtshmen”, Ilir Metaj sherr me Bozdon: Mbaj Berishën aty...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përfshihet nga flakët një lokal në zonën e Lungomares në Vlorë, nuk raportohet për persona të lënduar

Përfshihet nga flakët një lokal në zonën e Lungomares në Vlorë, nuk raportohet për persona të lënduar

February 23, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Standardi i dyfishtë i PD me prangat që kërcet SPAK në Kuvend

February 23, 2026
BE miraton listën e vendeve të sigurta! Ndryshojnë politikat për azilin, përfshihet dhe Kosova

BE miraton listën e vendeve të sigurta! Ndryshojnë politikat për azilin, përfshihet dhe Kosova

February 23, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Vuajtjet e Gazmend Bardhit, duke kaluar gardh më gardh

February 23, 2026
Pas Qershorit të ngatërruar, Meri Shehu paralajmëron tension në Korrik

Ekonomia dhe dashuria do vihen në provë! Çfarë sjell java e fundit e shkurtit për shenjat e horoskopit

February 23, 2026
Tirana shkarkon trajnerin Ardian Nuhiu, shkak humbjet e njëpasnjëshme! Ja kush e zëvendëson

Tirana shkarkon trajnerin Ardian Nuhiu, shkak humbjet e njëpasnjëshme! Ja kush e zëvendëson

February 23, 2026
Administrativja i rrëzoi kërkesën për sigurim padie, aktorja Anila Bisha: Do e çoj çështjen deri në Strasburg!

Administrativja i rrëzoi kërkesën për sigurim padie, aktorja Anila Bisha: Do e çoj çështjen deri në Strasburg!

February 23, 2026
Treni ADN prej Anagnostit – poetika e kujtesës dhe kamera e ndërgjegjes

Letërkëmbimi si arkiv i mendimit shqiptar

February 23, 2026
Qyteti meksikan që do presë ndeshjet e Kupës së Botës në flakë pas vrasjes së El Menchos! Çfarë do ndodhë me Botërorin 2026

Qyteti meksikan që do presë ndeshjet e Kupës së Botës në flakë pas vrasjes së El Menchos! Çfarë do ndodhë me Botërorin 2026

February 23, 2026
10 fakte pse Shqipëria s’ka kartele droge si Meksika, por vetëm trafikantë ordinerë

10 fakte pse Shqipëria s’ka kartele droge si Meksika, por vetëm trafikantë ordinerë

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In