• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në kërkim të një populli për Blushin!

by Mero Baze
21/01/2018 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ben Blushi ka dhënë dorëheqje nga partia që krijoi, i zemëruar me popullin shqiptar, që sipas tij nuk e mbështeti atë dhe idetë opozitare të tij. Është një ndjenjë që nuk e ka provuar ai i pari. Të gjithë ata që kanë dështuar në politikë, kanë pasur një moment reflektimi, duke sharrë nën dhëmbë popullin. Që nga lashtësia, deri më sot, ekziston gjithmonë një politikan i dështuar, që nuk e shikon problemin tek vetja, por tek populli.

Populli ynë i ka të gjitha ato veset që thotë Ben Blushi. I kanë dhe popujt e tjerë. Por shoqëria është shumë më viskoze dhe më e qetë në të menduar, se një individ apo emocionet e tij, që të ndjekë atë në kapriçiot e veta.

Dhe në këtë pike, vlen të thuhen disa gjëra për politikën shqiptare, që nuk kanë lidhje personalisht me Ben Blushin, por me përpjekjen për të krijuar diçka të re në politikën shqiptare.

Fillimisht, duhet të themi e të pranojmë se Ben Blushi nuk ishte një politikan i ri. Ai është një politikan i vjetër i tranzicionit shqiptar, biles nga dinosaurët e saj. Ai është futur në politikën aktive qysh me ardhjen e Fatos Nanos në pushtet, pas vitit 1997, dhe qëndroi si i tillë deri në vitin 2016. Ai ka qenë tre herë ministër, ka qenë i akuzuar për korrupsion, dhe ka pas ambicjen të ishte në krye të Partisë Socialiste, pas ikjes së Fatos Nanos. Si i tillë, Ben Blushi nuk mund të prodhonte ndonjë gjë të re në politikën shqiptare, por mund të bënte dhe mund të bëjë shumë gjëra të reja brenda Partisë Socialiste, ku ishte në shtratin e vet. Ai ishte simpatik si opozitar i Edi Ramës, kur ky i fundit u bë kryeministër, ashtu siç ishte i pështirë si vënës stërkëmbash ndaj tij, kur ishte në opozitë me Berishën.

Prej vitit 2007, kur Blushi dha dorëheqje nga kryetar i Grupit Parlamentar në PS, ai harxhoi për vite të tëra energji kundër Edi Ramës në opozitë, me shpresë se humbjet e tij do ishin fitore të Blushit, por nuk ja doli. E kishte në krah Berishën, Sandrin dhe gjithë shpurën e biznesmenëve të qeverisë, që vdesin të sponsorizojnë opozitat e opozitës, por nuk e pengoi dot PS-në të vinte në pushtet.

Pas ardhjes së PS në pushtet, ai u bë kritik simpatik i saj, dhe kjo është dhe periudha më e mirë publike e Ben Blushit. Nëse ndonjë shqiptar ka simpati për të, e ka prej vitit 2013 deri më 2017, kur ai si socialist, i përvishej përditë Edi Ramës dhe qeverisë tij, edhe pse është politikisht jokorrekte. Por, një politikani me identitet kjo i lejohet.

Gabimi i Ben Blushit nuk është se tentoi të krijojë një parti të re, por ideja fikse që ai ka për veten, se është politikan i ri. Shqiptarët e panë Ben Blushin si dikush që u largua pas 20 vitesh debutimi në Partinë Socialiste për të bërë diçka të vetën. Nuk e panë kurrë ashtu si ai e shikonte veten në pasqyrë si “politikan i ri”. Më keq akoma, ata patën rastin ta shikojnë si politikan të vogël, si një mishërim i gjithë të këqijave të liderëve të mëdhenj historik, si intolerant, përçarës, njeri të vogël, pa ide organizimi dhe drejtimi. Për ato çfarë ai thoshte se po luftonte për vite të tëta në PS, i hodhi poshtë me gjestet e tij ndaj Hafizit, brenda gjashtë muajsh, duke e bërër krijesën e tij, partinë më qesharake në vend, shumë më banale nga ato që ai ka tallur.

Problemi i tij është se ngatërron letërsinë me politikën, dhe mendon se populli u ngjan personazheve në libër, që mund t’i bësh si të duash ti. Në të vërtetë, shoqëria është kjo që është, populli është ky që është, dhe një politikan nuk mund të pretendojë se ata duhet t’i binden atij. Për më tepër, nuk kanë pse t’i binden dikujt që dëshmon se jo vetëm që nuk ndryshon nga Berisha, Rama, Nano apo Meta, por është dhe më i vogël dhe i dështuar se ata.

Misioni i një politikani është ta bindë popullin që të ndryshojë, dhe bashkë me të, dhe idetë e tij të ndryshojnë shoqërinë. Nuk është krim kur nuk ja arrin dot, por tregon thjesht se nuk je udhëheqës.

Por kjo nuk do të thotë se je i padobishëm. Ben Blushi është një individ që mund t’i vlejë dhe më tej shoqërisë shqiptare. Ai është  publicist i mirë, me plot tentativa për t’u bërë dhe shkrimtar, por mbi të gjitha, dikush që mund të qëndrojë me këmbët e veta në këtë shoqëri dhe të ketë zërin e tij. Nuk mund të kishte partinë e tij, se nuk dinte ta bënte atë punë. Ky nuk është fundi i botës. Për më tepër, nuk është faji i popullit. Kur populli nuk të kupton apo nuk e bind dot, nuk mund të ndërrojmë popullin dhe të sjellim një popull tjetër me të cilin e ke më të lehtë. Duhet të gjejmë dikë të tjetër, që bindë popullin të ndryshojë. Dhe në këtë pikë, rasti i Ben Blushit vlen edhe si një histori politike e dështuar. Vlen për të kuptuar se si nuk duhet të sillesh me njerëzit, me partinë dhe më tej akoma, me shoqërinë.

Next Post
Dita vendimtare për Gjermaninë! Socialdemokratët votojnë për koalicionin

Dita vendimtare për Gjermaninë! Socialdemokratët votojnë për koalicionin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In