• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në kërkim të milionave të shpejtë, rrëfimi i fortë i Arbrit: Shokët më futën tri herë në burg!

by A R
11/11/2024 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasurimi i shpejtë është një nga modelet që ia del shpesh për të futur në kurth të rinjtë duke i çuar edhe në rrugë që shkelin ligjin. Arbër Jaupllari është një ish i burgosur që ka vuajtur tri herë dënimin me burg nga dëshira për t’u pasuruar.

Ai nis të ndajë me të rinjtë e “Gjeneratës Alfa” nga “E Diela Shqiptare”në Tv Klan eksperiencën e tij jetësore. Arbri nuk kishte nevojë për para pasi prindërit e tij ishin të vetëpunësuar dhe kishin të ardhura të mjaftueshme. Por në moshën 19-vjeçare, ai nisi të kishte dëshirën që të binte në sy te moshatarët duke shpenzuar sa më shumë para, diçka që familja nuk arrinte ta përmbushte.

Në një moment, Arbri merr një ftesë nga një shok për të shkuar jashtë. Aty u duk se gjeti sekretin edhe për të bërë para shpejt.

Arbër Jaupllari: Dikur,në  një  vend t ëEuropës më ftoi një shok  për pushime dhe ai merrej me vepra si vjedhje, grabitje.

Ardit Gjebrea: Grabiste ku?

Arbër Jaupllari: Banesa, njerëz. Ne po dilnim nëpër diskoteka dhe po harxhonim shumë lekë dhe unë mendova për një moment, kjo qenka jeta, unë e gjeta sekretin, e gjeta si të pasurohem shpejt, ai që thoshte është shumë e thjeshtë, e bënte shumë të thjeshtë dhe rezultoi që më mbrapa kur unë u ktheva në Shqipëri, ai u arrestua edhe vuajti një dënim nja dy vite burg. Kur erdha në Shqipëri, mbarova gjimnazin, nuk e vazhdova universitetin se mendja më rrinte atje, te lekët e shpejta.

Kur u kthye në Shqipëri, Arbri tentoi të hapte një biznes, por pa sukses. Më pas, shoku doli nga burgu dhe pasi u endën nga njëri vend në tjetrën, përfunduan në Suedi.

Ardit Gjebrea: Nuk të vriste ndërgjegjja po t’ua kishin bërë prindërve të tu  këtë gjë?

Arbër Jaupllari: Tani shumë, atëherë jo. Madje-madje, një police suedeze kur na arrestoi na tha “po ti, nuk mendon për pasojat që shkakton te kjo?” Unë gjithë arrogancë i thashë “jo”, unë jam një arsye që të jap ty punë, po rri mirë, pra shumë arrogant.

Ardit Gjebrea: Çfarë mendoje  për veten në ato momente?

Arbër Jaupllari: Në fakt edhe kjo është shumë e çuditshme e parë tani sepse mendoja që isha i mirë,  mendoja që isha djalë i mirë, i drejtë, nuk  e mendoja veten si dikush që thyente ligjin por si dikush që kisha gjetur një mundësi dhe po shfrytëzoj mundësinë.

Ardit Gjebrea: Po ku i çoje paratë?

Arbër Jaupllari: Paratë i shpenzonim duke dalë, duke pirë, duke festuar, festa çdo ditë.

Në moshën 20-vjeçare,  Arbri u arrestua dhe fillimisht u dënua me dy muaj burg. Me përsëritjen e veprës penale, dënimi shkoi një vit. Në burg s’ishte aspak e lehtë prej problemeve, sherreve dhe mallit për çfarë kishte lënë pas. Megjithatë, kjo nuk e bëri të reflektonte pasi kur u kthye, lindi një tjetër situatë.

Arbër Jaupllari: Nuk planifikova të filloja prapë, u regjistrova në universitet dhe mendova që tani përderisa unë jam i arrestuar në Suedi, në Shqipëri nuk jam i arrestuar dhe mund t’ia nis nga e para dhe vazhdova universitetin për Shkenca Politike këtu në Tiranë. Aty plotësova dëshirën e familjes se  gjithmonë kishte dashur që një nga, ne jemi dy vëllezër, një nga djemtë të mbaronte universitetin dhe vëllai im nuk mundi dot, kështu që unë isha ai që vura në vend dëshirën e babait.

Ardit Gjebrea: Dhe pastaj?

Arbër Jaupllari: Pastaj, 6 muaj më mbrapa babai im, fatkeqësisht pati një aksident në punë dhe humbi jetën. Në Tiranë, unë njoha disa shokë që ishin shumë djem të mirë në dukje, shumë kavalierë, shumë të respektuar, por në fakt, kur u njoha thellë me ta bënin gjëra nga konsumi i drogës te…

Ardit Gjebrea: Shpërndarja.

Arbër Jaupllari: Një nga këta, një vit më vonë më kërkoi ndihmë, ishte shumë keq, dikush po i kërkonte lekët që i kishte marrë dhe më kërkoi ndihmë mua. Unë nuk kisha lekë, isha në punë, isha në shkollë por kisha një makinë shumë të mirë që ma kishte blerë babi kur ishte gjallë dhe makinën më kërkoi që ta vendos peng, ta vendos barrë diku të merrte para në këmbim dhe unë e bëra këtë dhe ne morëm lekët dhe nuk është që ndihmuam shokun por thjesht i prishëm të dy bashkë duke luajtur bixhoz, kumar dhe pirë drogë, duke festuar, duke… u katandisëm shumë keq. Këtu u hap një derë e re, unë nuk mund të shkoja dot në shtëpi sepse kisha gënjyer familjen, kisha thënë që më është prishur makina. Përveç kësaj, bëmë edhe disa makina të tjera, gjetëm rrugën për të bërë… por nuk mendonim fare, nuk mendonim që po bëjmë diçka, çfarë do të bëjmë dhe do të dalim… nuk  është që ne e planifikonim, thjesht ne ishim ‘hangover’ gjithë kohës ishim nën efektin e… ditën të marijuanës e natën kokainës dhe nuk mendonim ndryshe. Deri 50 ditë më vonë, derisa një ditë unë nuk konsumova dhe atë ditë mendova, pashë rreth e qark, bobo, sa thellë qenkam zhytur! Në këtë moment, shkova i tregova nënës sime, ajo e shkreta u ndie shumë keq. I tregova edhe xhaxhait, kërkova ndihmë te familja ime dhe ata ishin të gatshëm të ndihmonin por dikush u tregua pak më i shpejtë dhe na denoncoi në polici. Unë shkova në polici bashkë me shokun dhe deklarova që i kam marrë unë këto përsipër, jo se isha altruist por që ai shoku të dilte dhe të më ndihmonte mua për të dalë, kjo ishte ideja por ai shoku nuk më ndihmoi dhe unë përfundova në burg duke u dënuar me dy vjet burgim.

Gjatë kohës që Arbri vuante dënimin, vëllai i tij kërcënohej vazhdimisht ndërsa ai vetë kishte sherre e probleme në burg. Për Arbrin lindi një shpresë kur një tjetër i dënuar, Genti nga Vlora që ishte përgjegjës i bibliotekës, i jepte vazhdimisht libra. Në një prej tyre, Arbri që nuk ishte besimtar në Zot, provoi që njëherë të hapte zemrën dhe të zbatonte vullnetin e tij.  situata e vëllait u zgjidh si me magji, teksa Arbri nisi të reflektonte për veten.

Arbër Jaupllari: Fillova të mendoja kush jam unë? Çfarë kam bërë unë në jetë? Çfarë dobie kam sjellë unë për njerëzimin, për shoqërinë? Çfarë vlere kam unë si njeri? Nëse unë sot vdes dhe isha 23 vjeç, lindi këtë vit, vdiq në këtë vit, çfarë bëri ky njeri? Komplet i padobishëm.

/a.r

Next Post
Kolonjë, masivi pyjor përfshihet nga flakët në afërsi të kufirit me Greqinë

Kolonjë, masivi pyjor përfshihet nga flakët në afërsi të kufirit me Greqinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si “Agjenti 007” personal i tij

Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si Agjenti 007 personal i tij

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

September 19, 2026
Hysni Zela rrëfen në “S’e Luan Topi”: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

Hysni Zela rrëfen në Se Luan Topi: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com