• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Në kërkim të 30-vjeçares, braktisi dy fëmijët e mitur dhe u largua me të dashurin

by A R
02/05/2016 16:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një histori e ngjashme me ato të skenareve hollivudian, me protagoniste një grua të re 30-vjeçare është tashmë një çështje penale e Policisë së Shtetit. Bëhet fjalë për një nënë që ka braktisur dy fëmijët e saj të mitur dhe është larguar jashtë Shqipërisë. Prej disa ditësh, 30-vjeçarja me inicialet K.M. është larguar nga banesa e saj në qytetin e Gramshit, ku ka lënë të vetëm dy fëmijët e mitur.

Gruaja nuk ka kontaktuar me asnjë prej të afërmve prej momentit kur humbi kontaktet, dhe për momentin përjashtohet mundësia se mund të ketë qenë vitkimë e ndonjë krimi. Kjo për faktin se është vërtetuar se gruaja ka lënë Shqipërinë me vullnet të lirë. Në datën 27 Prill, ajo është larguar drejt Italisë nga aeroporti i Rinasit. Ndërkohë, të afërmit e saj nuk kishin asnjë informacion për veprimin e saj, deri në momentin kur panë se gruaja nuk po kthehej në shtëpi ku kishte braktisur dy fëmijët e mitur.

Zhdukja e saj u denoncua në komisariatin e Gramshit nga të afërmit. Ndëkrohë verifikimet zbuluan se 30-vjeçarja kishte lënë Shqipërinë. Ndërkohë, dosja i ka kaluar për veprime të mëtejshme prokurorisë nga ku pritet të ketë kokunikime me agjensitë partnere ligjzbatuese për evidentimin e gruas së re.

HETIMET

Janë disa pista hetimi që po ndiqen nga autoritetet për motivet që çuan në largimin e gruas së re e cila braktisi fëmijët e saj, për t’u larguar jashtë vendit. Dyshimet më të forta janë se 30-vjeçarja ja mbathi për të nisur një jetë të re me të dashurin e saj jashtë Shqipërisë. Sipas dyshimeve, mendohet se gruaja ka braktisur fëmijët pasi mund të jetë refuzuar nga personi që e priste. Këto janë vetëm dyshimet paraprake, pasi prokuroria pritet të kryejë verifikimin e tabulateve telefonike.

Ato pritet të hedhin më shumë dritë mbi komunikimiet që ka pasur gruaja para se të largohej. Po ashtu, pritet të verifikohen edhe kamerat e sigurisë në momentet e largimit nga Rinasi të gruas, nëse ka qenë në shoqërinë e dikujt tjetër apo e vetme. “Nuk përjashtohet edhe mundësia që ajo të ketë rënë pre e ndonjë grupi trafiku”, tha një burim nga policia. Dyshohet se ajo mund të ketë rënë pre e mashtrimeve për një jetë më të mirë nga ndonjë grup kriminal, por mund të ketë përfunduar e trafikuar./Javanews/a.m.

Next Post

“Shullazi”/ “Gruaja që kishte burrëri më shumë se 20 burra dhe dy rektorë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën një 80-vjeçare pasi u përplas nga një automjet

Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën një 80-vjeçare pasi u përplas nga një automjet

July 14, 2026
Spanja gjunjëzon Francën e Mbappes në Dallas dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

Spanja gjunjëzon Francën e Mbappes në Dallas dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

July 14, 2026
Mbi 4 700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë, pasojat e tërmeteve shkatërruese në Venezuelë

Mbi 4 700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë, pasojat e tërmeteve shkatërruese në Venezuelë

July 14, 2026
Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

July 14, 2026
Deklarata skandaloze për spastrimin etnik , Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe

Deklarata skandaloze për spastrimin etnik , Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe

July 14, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

July 14, 2026
Integrimi në BE/ Klodiana Spahiu: Mbyllja e 10 kapitujve të negociatave me BE, objektivi ambicioz i qeverisë për 2026-n

Integrimi në BE/ Klodiana Spahiu: Mbyllja e 10 kapitujve të negociatave me BE, objektivi ambicioz i qeverisë për 2026-n

July 14, 2026
Gjysmëfinalja e Botërorit 2026/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të ndeshjes

Gjysmëfinalja e Botërorit 2026/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të ndeshjes

July 14, 2026
“Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës”, degjeneron gjuha e protestuesve para Kryeministrisë: Do ta tërheqim zvarrë

“Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës”, degjeneron gjuha e protestuesve para Kryeministrisë: Do ta tërheqim zvarrë

July 14, 2026
“Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027

“Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In