Është kapur në Kakavijë një shtetase polake e cila ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Gjermania për trafikim të paligjshëm të emigrantëve.
Monika Bernadeta Weiss, 41 vjeçe, banuese në Poloni është paraqitur në Pikën Kufitare të Kakavisë një ditë më parë raporton Shqiptarja. Pas verifikimit të bërë nga punonjësit e policisë në sistemin TIMS kjo shtetase ka rezultuar e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga “INTERPOL GJERMANIA”, pasi Gjykata Gjermane i ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Organizim të migrimit të paligjshëm”. /a.m.