Në kërkim për trafik droge, shqiptari kapet në Itali me 20 mijë euro cash dhe 1 kg kokainë në makinë! I gjendet dhe një pistoletë e Luftës së Dytë Botërore 

 Një 39-vjeçar i kërkuar për drogë është arrestuar nga karabinierët italianë.

Aksioni është kryer nga patrullat e kompanive Incisa dhe Figline Valdarno, që njoftuan se ekzekutuan një urdhër kërkimi të lëshuar nga Prokuroria e Firences.

I dyshuari ishte banues në Incisa dhe i akuzuar për përfshirje në trafik droge, me objektiv shitjen e saj në sheshet kryesore të provincës.

Në pjesën e poshtme të rreme të makinës së tij u gjetën edhe 20 mijë euro cash dhe në shtëpi mbi 640 gramë kokainë dhe 52 gramë hashash. Gjithashtu një pistoletë e vjetër kalibri 9 mm ende në gjendje pune, me municion përkatës, që sipas ekspertëve daton që nga Lufta e Dytë Botërore, informon media italiane.

Shqiptari, me urdhër të prokurorit, u dërgua në burgun Sollicciano në pritje të vendimit për vërtetimin e arrestimit nga gjyqtari hetues.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com