Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të drejtësisë italiane, është vënë në prangat e policisë së Dibrës.
Pas informacioneve të marra në rrugë operative, u bë i mundur lokalizimi e vendndodhjes së personit të shumëkërkuar.
Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në qytetin e Peshkopisë, i Besmir Alia (Vranezi), 35 vjeç, banues në Peshkopi, Dibër.
Kapja dhe arrestimi i përkohshëm u bë sepse 35-vjeçari, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali.
Gjykata e Trentos në Itali, më datë 1 shkurt 2020, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për kryerjen e veprave penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë Kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
I arrestuari rrezikon për veprat për të cilat akuzohet deri në 24 vite burg.
Për ndjekje të mëtejshme në ngarkim të tij, materialet iu referuan Prokurorisë së Dibrës.
g.kosovari