Këtë të martë Suel Çela i është drejtuar Gjykatës së Posaçme me kërkesë për të ndryshuar masën e sigurisë. Nga arratia, i kërkuari nga drejtësia shqiptare për disa ngjarje kriminale ka kërkuar lehtësim të masës së caktuar. Aktualisht atij i është caktuar masa “arrest me burg”.
Shpallja në kërkim e Suel Çelës erdhi pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Ky i fundit deklaroi para hetuesve se Çela kishte porositur vrasjen e biznesmenit Lulzim Masha pranë liqenit artificial.
Suel Çela rezulton i shpallur në kërkim që nga maji i vitit të kaluar, ndërsa dyshohet dhe si porositës i vrasjes së Elton Kilës.
/a.r