• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ne kemi plan konkret, votoni masivisht më 25 prill”, Basha thirrje shqiptarëve: Ndryshimin e keni në dorë ju!

by
13/04/2021 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të votojnë masivisht numrin 9 më 25 prill, që sipas tij, të vijë ndryshimi në Shqipëri.

Në një video-mesazh nga makina, rrugës për në takimin e radhës elektoral, Basha theksoi se ai ka një plan konkret për nxjerrjen e vendit nga kriza ekonomike, ndërsa tha se do nxjerr të ardhurat nga xhepi i oligarkëve për t’i çuar te xhepat e shqiptarëve.

“Ky është një muaj sprove i dyfishtë, për gjendjen ku ndodhet vendi dhe për sakrificën e agjërimit. Ekonomia është tema kryesore që më ka shoqëruar gjatë gjithë këtyre ditëve e javëve. Ne kemi një plan konkret, i cili do të zbatohet dhe do të bëjë të mundur që ekonomia shqiptare të fillojë të lëvizë përsëri, ta marrë veten. Ju e dini që plani ynë godet gabimet dhe dështimet e keqmenaxhimit të këtyre 8 viteve.

Devijimi i të ardhurave nga xhepat e oligarkëve, te xhepat e njerëzve, duke nisur nga rritja e pagave, pensioneve. Pensionistët shqiptarë sot janë më të mjeruarit në Ballkan. Po kështu edhe hapa të tjerë që do të përmirësojnë ndjeshëm cilësitë e jetës, mirëqenien, sipërmarrjen e vogël, biznesin prodhues, të gjithë që do ta gjejnë veten te paketa jonë fiskale, që është vetëm hapi i parë drejt rritjes ekonomike. Ju e dini që kundërshtari politik nuk përgjigjet nëse i ka mbajtur premtimet, pasi në të vërtetë ai nuk ka bërë asgjë. Ne kemi punuar për të ardhur te ju me një program realist. I njohim, i prekim, i ndjejmë problemet tuaja. Prandaj në këtë fushatë nuk kemi ardhur me premtime, por me zotime.

Ndryshimin që të gjithë kërkoni e keni në dorë ju, vetëm ju mund ta bëni atë realitet. Unë e di që ju jeni të etur për ndryshim, pasi gjendja ekonomike është shumë e keqe, pavarësisht ku jetoni, në qytet, apo në fshat. Ju them se tani është koha të bëhemi të gjithë bashkë për ndryshim, pra secili të marrë përgjegjësinë me votë për të ndryshuar fatin e vet dhe të familjes së vet. 25 prilli nuk bëhet për mua, as për Ramën, por për ju qytetarë. A do të kemi edhe 4 vite të tjera të ngecur, ku fëmijët tuaj të mbeten pa shkollim.

Duhet një qeveri që është në krahun tuaj, një politikë me fytyrë njerëzore. Për këtë, duhet të përgjigjeni ju me votë më 25 prill. Vetëm ju keni mundësinë të ndryshoni Shqipërinë dhe fatin e saj. Ndaj ju kërkoj ta shndërroni në një votë masive 25 prillin, duke votuar numrin 9, në mënyrë pas 26 prillit të përveshim mëngët dhe t’i futemi punës për ta bërë Shqipërinë evropiane”, tha Basha./ b.h

Next Post
“Kapen mat” dy persona në Rinas, do kalonin kufirin me test të falsifikuar të COVID-19

"Kapen mat” dy persona në Rinas, do kalonin kufirin me test të falsifikuar të COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mimoza Ahmeti në zi, shkrimtarja humb babain: Kur ta takosh nënën, përqafoje fort për mua

Mimoza Ahmeti në zi, shkrimtarja humb babain: Kur ta takosh nënën, përqafoje fort për mua

September 4, 2026
Akuza të reja ndaj Andrew Tate, për trafikim të të miturve dhe pastrim parash

Akuza të reja ndaj Andrew Tate, për trafikim të të miturve dhe pastrim parash

September 4, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Kur biznesi përdor armët, çfarë ndodh me ata që shkuan nga armët në biznes

September 4, 2026
Vijon puna për rrugën Elbasan-Rrogozhinë, Rama: Realizimi fizik ka arritur në 87%

Vijon puna për rrugën Elbasan-Rrogozhinë, Rama: Realizimi fizik ka arritur në 87%

September 4, 2026
Bien çmimet e naftës pas njoftimit të marrëveshjes SHBA-Iran

Panik në SHBA, nafta arrin çmimin rekord 1.55 dollarë për litër! (Në Shqipëri kushton dyfish por…)

September 4, 2026
Detaje të reja nga atentati në Mirditë, publikohet foto e viktimës Viktor Bardhi

Detaje të reja nga atentati në Mirditë, publikohet foto e viktimës Viktor Bardhi

September 4, 2026
Tentuan parakalimin pa i hapur rrugë njëri-tjetrit, përplasen tre makina në Lushnjë

Tentuan parakalimin pa i hapur rrugë njëri-tjetrit, përplasen tre makina në Lushnjë

September 4, 2026
Ndodh edhe kjo! Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve që Policia i shoqëroi për shkelje ligji!

Ndodh edhe kjo! Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve që Policia i shoqëroi për shkelje ligji!

September 4, 2026
Rekordi i Melonit: Qeveria e saj bëhet më jetëgjata që prej vitit 1946 në Itali

Rekordi i Melonit: Qeveria e saj bëhet më jetëgjata që prej vitit 1946 në Itali

September 4, 2026
“Nuk dal dot në Pazar, sepse…”, Reshat Arbana merr çmimin dhe emocionon me fjalët

“Nuk dal dot në Pazar, sepse…”, Reshat Arbana merr çmimin dhe emocionon me fjalët

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com