Në qytetin e Kavajës deri tani kanë votuar 3000 qytetarë në 84 qendra votimi. Kujtojmë se Kavaja ka qene një nga qytetet ku militant të opozitës kanë bërë protesta para KZAZ-ve.
KQZ njofton se deri tani në rang vendi kanë votuar 12%.
Ndërkohë në kryeqytet numri i votuesve deri tani ka shkuar në 41100 qytetarë që kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar.
Qendrat e Votimit janë hapur në të gjithë Shqipërinë, përveç 7 qendra votimi në Shkodër të cilat janë bllokuar nga kryetarja e bashkisë Voltana Ademi, ndaj së cilës ka nisur procedim penal në gjendje të lirë. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj bëri thirrje ndaj qytetarëve për të shprehur vullnetin e tyre me votë./l.m











