Superkupa e 29 e Italisë ndërmjet Juventusit dhe Milanit do të luhet në Katarit
Vendimi është marrë dje për ta transferuar këtë finale mes Juventusit dhe Milanit në Katar, e cila do të zhvillohet të premten e 23 dhjetorit në stadiumin “Al Sadd – Jassim Bin Hamad”.
Sezonin e kaluar në Itali ishte Juventusi që arriti të fitojë si kampionatin ashtu edhe Kupën e Italisë, por në bazë të rregullores, në rast se një skuadër arrin të fitojë të dy kompeticionet, atëherë Superkupa luhet me finalisten e Kupës.
Ndërkohë, për shkak të zhvillimit të kësaj ndeshje, dy takimet e kampionatit të javës së 18 të Serie A, Crotone-Juventus dhe Bologna-Milano, do të shtyhen për një tjetër datë, e cila ende nuk është përcaktuar, citon “Express”. (b.an)