• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në Kakavijë ka, të paktën, një budalla

by Frrok Çupi
15/08/2020 16:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Frrok Çupi

Miku budalla nuk mbahet për mik. Shteti ka brenda vetes disa ‘dashuri budallaqe’ që ia bëjnë të zezën në ditën më të zezë. Veç punë budallenjsh, asgjë tjetër nuk ka ndodhur në Kakavijë dje dhe sot,  ku radha e shqiptarëve për të kaluar në Greqi ka mbërritur në 10 kilometra. Një fëmijë u vra, për fat të keq; mortje që na bën të harrojmë gjithë tmerrin tjetër të jetës…

… Po ku janë ata që e bënë? Në Mirditë, krahina jonë ‘cinike’ në veri të vendit, prej shekujsh thonë se ‘miku budalla ta vret mizën në lule të ballit’.

Jam i sigurt se sot nuk ka shtet që do të masakrojë qytetarët e vet, as që t’i shikojë rrugëve duke vuajtur. Aq sa jam i sigurt se nuk ka shtet që nuk mban afër disa tipa që e gërryejnë dhe e hanë nga brenda…, derisa në Kakavijë të plasë kriza humanitare- siç duan ta quajnë të tjerët që presin pushtetin.

‘Kakavija’ nuk ka punë me pikën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë. Tragjedia e Kakavijës ka nisur në selinë e ish- ambasadës së Republikës Popullore Socialiste të Kinës, ku tani ndodhet Ministria e Jashtme e Shqipërisë. Nisi ngadalë, pak nga pak, muaj pas muaj e vit pas viti…, si një lum nën shira të pafund që do të shpërthente diku, dhe kjo ndodhi në ‘Kakavijë’.

Fillimisht u sajua si aferë e ëmbël shërbese politike e njerëzve të Partisë. Në ambasadën shqiptare të Athinës u emëruan njerëz ‘për t’iu larë borxhin’ politik, dhe ata e bënë të keqen kapul. Në muajin korrik ministri i Jashtëm shkarkoi gjithë personelin e ambasadës së Shqipërisë në Greqi, përfshi edhe ambasadoren. Kjo ka ndodhur shumë rrallë në mbarë botën. ‘Shkrirja’ e ambasadës nënkupton një akt që vjen pas degradimin total të një trupe diplomatike, dhe ka si efekt ndotje kombëtare në sy të botës. Çfarë kishte ndodhur, a kishte të drejtë ministri të shkrinte ambasadën? Çështja qëndron pikërisht këtu: Se ministri ka të drejtën e plotë të kryejë një dëm tjetër për të larë dëmet e shtetit. Para një viti, në ambasadën shqiptare të Greqisë ishte dhënë alarmi se ‘kanë humbur 100 pasaporta shqiptare’. Veç ‘humbjes’ në ambasadën e Athinës ishin shitur qindra pasaporta- një lloj mafie e vogël ‘kap atë që ke në dorë’. Konsullata shqiptare e Janinës humbi pako të tëra me pasaporta shqiptare që po i transportonte me një makinë ‘të rastit’. Bota nuk mund ta kuptonte, sepse bota ka nënëshkruar konventa e ka lëshuar praktika strikte si transportohen dokumentet diplomatike. Skandali vuri përballë shtetin ‘budalla’ që angazhon ‘miq budallenj’ në punët e veta delikate… Ja tani, mijëra njerëz po vuajnë në Kakavijë; e gjitha veç për një pasaportë.

Dikush nga miqtë budallenj të shtetit e ka nisur veç me një pasaportë, deri në katastrofë.

As ‘Kapshtica’ nuk ka punë me pikën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Kapshtica ka një ‘komedi’ tjetër, edhe kjo lojë budallenjsh. Selaniku që mban rreth 500 mijë emigrantë shqiptarë, ka edhe një konsullatë shqiptare. Ndoshta nuk e dini ku ndodhet konsullata? Brenda selisë së saj të vendosur në një qendër tregtare, punojnë tre konsuj. Por tre konsujt janë të rrethuar nga dhjetëra sekserë. Shteti në Ministri mban më shumë anën e sekserëve se anën e konsullatës. Është një avokate që vërtitet rreth konsullatës, quhet Elona Hysi (sa për fakt) e cila u vë notën konsujve, dhe notën e dërgon në ministri në Tiranë. Zëvendës- ministri Tare bëhet ‘xhind’ nga fjalët e avokates dhe iu sulet konsujve. Ky është tipik nga ata që ‘vret mizën në ballë’, sepse do që të shtypë ata poshtë dhe ta ketë mirë me shefin lart. Atëherë e merr dreqi punën. Avokatja zë derën e konsullatës dhe pret njerëz: ‘ju ndihmoj unë me dokumetet’, se e ka në dorë konsullatën, pastaj vjen shoferi, pastaj vjen kunati, pastaj ka plasur edhe grushti në konsullatë… Është qesharake çfarë ndodh në konsullatën e Selanikut. Qesharake, aq sa kthehet në tragjike kur vjen deri në Kapshticë.

Krizat më të mëdha në kufijtë shtetërorë kanë formë e budallallëkut.

Edhe në vitin 1994 në kufirin Shqipëri- Greqi plasi një krizë, më e madhja e gjithë këtyre dekadave. Disa njerëz të armatosur nga Greqia kishin sulmuar postën kufitare të Peshkëpisë. Konflikti i quajtur ‘’i Peshkëpisë’ mori peshën e rrezikut të një lufte Ballkanike- sipas dokumenteve të CIA. Sot nuk ka studiues që të mund të gjejë ‘arsyet’ e shpërthimit të krizës që mbajti deri në vitin 1997, kur Greqia hapi kufijtë për dhjetëra e dhjetëra të plagosur në ‘luftën e Vlorës’. Arsyeja e vetme është ‘budallallëku’ brenda radhëve të shtetit. Shteti kishte hyrë në konflikt me një organizatë të grekëve të Epirit, që quhej OMONIA… Kaq ishte, sot nuk ka nam as nishan

Miku budalla në radhët e shtetit, ngaqë të do, ‘ta vret mizën në ballë’.

Next Post
Horoskopi për ditën e sotme, 16 maj 2020/ Mësoni se çfarë thonë shenjat për ju

Horoskopi për ditën e nesërme, e diel 16 gusht 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

March 24, 2026
Detaje nga krimi në Roskovec/ I moshuari vrau bashkëshorten dhe më pas veten, policia kishte ndërhyrë pak ditë më parë për të “shuar” sherrin

Detaje nga krimi në Roskovec/ I moshuari vrau bashkëshorten dhe më pas veten, policia kishte ndërhyrë pak ditë më parë për të “shuar” sherrin

March 24, 2026
Tirana mirëpret për herë të parë takimin e Grupeve të Punës të EBRA-s, Ministrja Ibrahimaj: Modernizojmë regjistrat e biznesit

Tirana mirëpret për herë të parë takimin e Grupeve të Punës të EBRA-s, Ministrja Ibrahimaj: Modernizojmë regjistrat e biznesit

March 24, 2026
GJKKO rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Veliajt për aktet, caktohet seanca e radhës

GJKKO rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Veliajt për aktet, caktohet seanca e radhës

March 24, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

March 24, 2026
Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

March 24, 2026
SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

March 24, 2026
“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

March 24, 2026
Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

March 24, 2026
Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In