• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ne jemi të dhunshëm sepse Zotëria i zbatimit të ligjit na ka braktisur”

by Java News
21/06/2016 20:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për sociologen e njohur Denada Toçe, situata në Shqipëri vjen nga kultura e madhe e dhunës, që mbartin brenda vetes. Shqiptarët janë të dhunshëm pasi nuk shohin drejtësi, ndaj dhe kur e shprehin urrejtjen në rastin e edukatores/drejtoreshës që ushtronte dhunë ndaj fëmijës, reagojnë ashpër dhe pa sens, shprehet Toçe për Javanews…

DENADA DOCE

Nga Ben Andoni

Dhuna në çdo segment të shoqërisë është akt që shkel të drejtat e njeriut. Të drejtat e njeriut konsiderohen si të drejta themelore për të cilat ka të drejtë çdo qenie njerëzore. Këto janë sloganet klasike, por që asnjë nuk shpjegon dot atë masë dhune që ka dhe shpreh individi shqiptar. Këtë e shikon në rrugë, në mjedise private, shoqërore, publike, në jetimore…dhe e konfirmuan tashmë edhe në kopshte, kur një emision investigativ ka nxjerrë sheshazi sesi rrihej një fëmijë 3 vjeç, i cili kish rënë pre e dhunës fizike dhe psikologjike nga Administratorja e kopshtit. Disa orë më vonë mbi dhunuesen u shpraz i gjithë arsenali i fyerjeve dhe urrejtjeve, duke u barabitur me të, por thjesht nga ana virtuale.

Ministria e Arsimit rendi të lante duart e të thoshte se: kopshti ishte i palicensuar dhe se:“Akte të tilla jo vetëm të marrin dënimin e duhur, por të shërbejnë që institucionet shtetërore të nisin një inspektim për të kaluar në vrimë të gjilpërës standarde dhe sjelljet e dënueshme. Personi në fjalë jo vetëm do marrë dënimin e merituar, por ne do të bëjmë publike në pak çaste të gjithë situatën. Është një institucion i palicensuar, po investigojmë edhe nëse ka rast abuzimi nga Ministria e Arsimit”, tha ministrja Nikolla.

Fjala të vonuara sepse ajo dhe kolegu i saj i Çështjeve Sociale Klosi janë pothuaj jashtë lojës, sa i përket gjendjes dhe trajtimit të fëmijëve, megjithë masat dhe propagandën e pafund të ndryshimeve. “Ne jemi të pambrojtur, “jetim” në trajtimin e drejtë të çështjeve si këto. Ne endemi si dele të humbura për të kërkuar ZOT të problemeve tona, pasi ZOTËRIA i zbatimit të ligjit na ka braktisur”, ka thënë sociologia Denata Toçe për Javanews.

Dy vite më parë, statistikat që jepnin organizatat e që merreshin me fëmijët ishin vërtetë të frikshme. Fëmijët ishin masivisht pjesë e dhunës dhe se 58% e fëmijëve rriheshin nga një anëtar i familjes, kurse një numër i lartë prej 86% e fëmijëve bëheshin shpesh dëshmitarë të dhunës në familje. Përveçse traumave psikologjike që shkaktonin dhuna, ajo reflektonte negativisht në zhvillimin e tyre arsimor, ku 43% e fëmijëve  hasnin vështirësi në shkollë, 31% e fëmijëve jetonin me frikë, për shkak të dhunës në familje, kurse 6% e fëmijëve të largohen nga shtëpia për të jetuar me të afërmit. Por, në rastin tonë, kur dhuna ishte ndaj një fëmije të pambrojtur, arsyetimi mbetet te dhuna në përgjithësi e shoqërisë shqiptare.”… këto janë të vetmet reagime që na kanë mbetur, në thelb primitive, por edhe pse të këtilla, janë të vetmet që i kemi në dorë dhe i përdorim kur mundemi”, thotë Toçe.

Por, shqetësimi më i madh është niveli i lartë i urrejtjes dhe ajo që shkarkojmë, si në rastin e zonjës që rrihte fëmijën. “Shqipëria është e paparashikueshme dhe e paqëndrueshme duke i dhënë humbje identitetit social dhe kështu cenohet ndërgjegjja e individit që përkthehet në justifikimin e pafalshëm “luftë për mbijetesë.” Shpresoj të jem realiste edhe pse sot më duket vetja më shumë pesimiste”, shprehet ajo.

Ndonëse sjellja e edukatores (drejtoreshës apo pronares) së një kopshti privat ka qenë tejet e dhunshme, duket njësoj i egër është reagimi publik. Çfarë simetrie sjellje shikoni në të dy fenomenet e rastit?

“Pyetja juaj e ka dhënë përgjigjen disa herë, në simetri qëndron një reagim i dhunshëm, por kam për të shtuar pse-në e këtij realiteti agresiv: Ne jemi të dhunuar nga pandëshkueshmëria, nga modelet e dhunës që na qasen pa të drejtë duke mos u zbatuar drejtësia. Ne jemi të pambrojtur, “jetim” në trajtimin e drejtë të çështjeve si këto. Ne endemi si dele të humbura për të kërkuar ZOT të problemeve tona, pasi ZOTËRIA i zbatimit të ligjit na ka braktisur. Kështu, këto janë të vetmet reagime që na kanë mbetur, në thelb primitive, por edhe pse të këtilla, janë të vetmet që i kemi në dorë dhe i përdorim kur mundemi. Është një mënyrë për të “urryer” veten përballë ekspozimit të pashmangshëm që ne kemi me këto veprime. Pra, këto janë sjellje që ne i kemi mësuar nga e kaluara”.

Rastet e përsëritura (më mirë të themi të raportuara nga media) tregon se sistemi i shtëpive sociale në vend i llojeve të ndryshme lë shumë për të dëshiruar. Mendoni se kjo lidhet me edukimin e mangët profesional të stafeve apo shoqëria shqiptare ende nuk ka djegur etapat e duhura për t’u përshtatur me jetesën dhe trajtimin e këtyre shtëpive?

“Unë mendoj se shoqëria shqiptare do të duhet të adaptojë modele të reja, të tjera të cilat kanë dhënë prova se janë funksionalë. Modele profesionale që vijnë si projekt strategjik për të profesionalizuar institucionet, politikat e tyre ku bën pjesë edhe stafi. Mendoj se ne kemi trashëguar autoritarizëm, komunikim imponues, të dhunshëm, marrëdhënie interesi dhe qartazi nënshtruese. Lëvizjet tranzitore kanë sjellje frustrim dhe depresion social, futur këtu dhe paqëndrueshmërinë politike. E gjithë kjo krijon stres dhe stresi pa diskutim që do e vendos individin në plan mbrojtës, duke përdorur mekanizma zhvendosës të probleme tek “TJETRI” dhe viktima është familja, grupet vulnerabël, dhe në fund e përkthyer në dhunë. Shqipëria është e paparashikueshme dhe e paqendrueshme duke i dhënë humbje indentitetit social dhe kështu cenohet ndërgjegjja e individit që përkthehet në justifikimin e pafalshëm “luftë për mbijetesë.” Shpresoj të jem realiste edhe pse sot më duket vetja më shumë pesimiste”./javanews

Next Post

Serbi-Kroaci nënshkruajnë deklaratën për përmirësimin e marrëdhënieve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

November 10, 2026
Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

November 10, 2026
Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

November 10, 2026
Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

November 10, 2026
Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

November 10, 2026
“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

November 10, 2026
Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

November 10, 2026
Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh

Makinat me targa të huaja, ja si do të paguhen rrugët në Shqipëri dhe çfarë parashikohet për targat shqiptare

November 10, 2026
Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

November 10, 2026

PS mbledh Asamblenë të shtunën te Gjiri i Lalzit. Zbulohen çështjet që do të diskutohen

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In