Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, ka folur i pari në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha.
Paloka tha në stadiumin ‘Air Albania’ se shiu që kësaj të shtune dëshmon se ata janë demokratët e rrebeshit. Ai nuk harroi të sulmojë edhe Lulzim Bashën për pabesi.
“Teksa ne prisnim të niste Parlamenti dhe të luftonim kundër Edi Ramës, Lulzim Basha largoi Sali Berishën nga Grupi me një vendim krejtësisht në shkelje të statutit” – tha Paloka.
Ndërkohë, ai lexoi edhe emrat e komisionit që do të drejtojë Kuvendin e PD në ‘Air Albania’.
Ata janë Belind Këlliçi, Edmond Spaho, Albana Vokshi, Ivi Kaso dhe Ervin Minarolli.
/javanews/a.r












Corbe qensh! VK!