• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në janar-shtator mbi 6.5 milionë dalje të shqiptarëve për pushime jashtë vendit

by A R
24/10/2025 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga fillimi i vitit e deri në fund të shtatorit pati mbi 6.5 milionë dalje të shqiptarëve që preferuan t’i kalonin jashtë pushimet. Sigurisht që pjesa më e madhe e tyre më shumë se një herë. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në krahasim me janar-shtatorin 2024, daljet nga vendi për pushime janë zgjeruar me 9.4 për qind.

“Ka një tendencë gjithnjë e më të dukshme të shqiptarëve për të kaluar pushimet jashtë vendit. Shkak janë paketat më të lira dhe shërbimet ‘all inclusive’”, tha për A2 CNN, operatori turistik Elvis Kukeli.

“Në ndryshim nga një pjesë e turistëve që hyjnë në  vend, ne që jetojmë këtu e ndiejmë rritjen e çmimeve ndaj edhe shpesh largohemi jashtë pasi na leverdis”, tha për A2 CNN, operatori turistik Ferjold Ozuni.

Po ku i kaluan pushimet shqiptarët këtë verë?

Në janar-shtator mbi 6.5 milionë dalje të shqiptarëve

“Destinacionet më të preferuara këtë verë kanë qenë Turqia dhe Greqia, sidomos zonat bregdetare ku shqiptarët gjejnë oferta të paketuara me fluturim, hotel dhe ushqim të përfshirë. Ka pasur interes të shtuar edhe për Malin e Zi dhe Italinë, ndërsa për udhëtime më të gjata janë zgjedhur Dubai dhe Egjipti. Në thelb, shqiptarët kërkojnë komoditet dhe çmime të leverdishme, gjë që shpesh e gjejnë më shumë jashtë se brenda vendit”, zbuloi Kukeli.

Çdo shqiptar që i kaloi pushimet jashtë vendit në fillim të vitit shpenzoi mesatarisht 297 euro. Në krahasim me një vit më parë, shpenzimet rezultojnë të jenë rritur me 15 euro. Kjo edhe si pasojë e rritjes së çmimeve të paketave.

Në janar-shtator mbi 6.5 milionë dalje të shqiptarëve

“Rritja e çmimeve është reflektuar edhe në paketat turistike. Nëse vitin e kaluar një pushim jashtë vendit mund të gjendej me më pak kosto, këtë vit mesatarisht shqiptarët kanë shpenzuar më shumë – rreth 15 euro më tepër për person. Megjithatë, krahasuar me çmimet brenda vendit, shumë prej tyre e shohin ende më të leverdishme të udhëtojnë jashtë, ku shërbimi është më i plotë dhe i garantuar”, tha për A2 CNN, operatorja turistike Jetmira Hoxha.

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se në harkun e  muajve janar-shtator në vend hynë mbi 10.2 milionë të huaj, rreth 3.7 milionë më tepër se shqiptarët që dolën jashtë.

Next Post
Ish-kryebashkiaku i Stambollit përballet me akuza të reja për spiunazh

Ish-kryebashkiaku i Stambollit përballet me akuza të reja për spiunazh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rritet siguria dhe shmangen përmbytjet”, Rama: Drejt përfundimit ura e re mbi lumin Drino

“Rritet siguria dhe shmangen përmbytjet”, Rama: Drejt përfundimit ura e re mbi lumin Drino

March 28, 2026
Hong Kongu renditet i treti në indeksin e qendrave financiare globale

Hong Kongu renditet i treti në indeksin e qendrave financiare globale

March 28, 2026
Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E papranueshme dhe fyese për viktimat

March 28, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 29 mars 2026

March 28, 2026
Interes për historinë dhe kulinarinë/ Turistët gjermanë dynden në Durrës, vizitojnë sitet arkeologjike

Interes për historinë dhe kulinarinë/ Turistët gjermanë dynden në Durrës, vizitojnë sitet arkeologjike

March 28, 2026
Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

March 28, 2026
E kishim kuptuar gabim, Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

E kishim kuptuar gabim, Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

March 28, 2026
Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

March 28, 2026
Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

March 28, 2026
Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In