Pavarësisht se në Iran është në fuqi Sheriati, askush nuk mund të të dënojë nëse je transvestit. Gjërat janë rrënjësisht ndryshe, nëse je homoseksual, por, nëse je transvestit nuk ka një ligj që të dënojë këtë gjë në librat e shenjtë. E pikërisht, në Iran, kryhen dhe operacionet më të shumta për tu kthyer në transvestit, sigurisht pas Tajlandës.
Mediat e huaja publikojnë rastin e një mashkulli të quajtur Amir, i cili më pas vendosi të shndërrohej në një vajzë me emrin Tarane. 10 vite më parë Tarane njohu një grua në një kafene e cila i ishte nënshtruar një operacioni për ndryshimin e xhenderit.
“Kur u largova nga kafeneja, nuk isha më Amir,” thotë ajo, “Kuptova se cila ishte ëndrra ime. Ndjeva sikur më në fund u lirova nga prangat.”









