• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

by A R
30/03/2026 12:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama thotë se procesi i integrimit të Shqipërisë ka njohur një përshpejtim të fortë falë përmbushjes së detyrave të lëna nga Brukseli, por edhe falë synimit të BE-së për ta çuar para zgjerimin.

“Po. Është e vërtetë. Prej shumë kohësh ne kemi këtë ambicie që është një ëndërr e vjetër shqiptare, por duhet të them që në këtë periudhë ka pasur një përshpejtim të fortë. Falë faktit që jo vetëm ne kemi bërë detyrat tona të shtëpisë, por edhe ata në Bruksel kanë qenë të bashkuar në synimin për të pranuar dhe për të shkuar përpara.“

Në një intervistë për emisionin “EstOvest” në RAI, Rama veçoi mbështetjen që po jep Italia, ndërsa u ndal te Korridori 8, të cilin qeveria e Romës synon ta çojë përpara.

“Italia nuk është një nga mbështetësit kryesorë, por Italia është mbështetësi kryesor i Shqipërisë. Korridori 8 është një projekt strategjik shumë i rëndësishëm që, në të vërtetë, falë kësaj qeverie që është në Itali, përfundimisht ka hyrë në një fazë të re.“

Bashkëpunimin mes dy qeverive për ndërtimin e Korridorit 8 e thekson edhe ambasadori i Italisë në vendin tonë.

“Po. Është një korridor paneuropian i ndërlidhjes, i linjave të transportit, hekurudhave, rrugëve tokësore, digjitalizimit, porteve, aeroporteve, etj. Do të lidhë dy dete, Detin Adriatik dhe Detin e Zi. Është një projekt lindje-perëndim. Ministri Tajani erdhi kohët e fundit në Shqipëri për eventin e Korridorit 8 për t’i mëshuar rëndësisë që ka kjo linjë e re si në terma strategjikë, të sigurisë, stabilitetit dhe lëvizshmërisë ushtarake, por edhe në anën e përfitimeve të ndërmarrjeve tona.“

Rama u pyet edhe për projektin 1 miliard euro të linjës nënujore që do të lidhë Shqipërinë dhe Italinë, duke e konsideruar këtë një projekt të rëndësishëm përtej Italisë.

“Është e vërtetë që kemi firmosur një marrëveshje trilaterale mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve Arabe për këtë projekt, që është sërish një projekt strategjik i Europës që nis nga Shqipëria dhe Italia.”

Ndërtimi i linjës nënujore të interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Italisë synohet të ndërtohet brenda 3 vitesh.

Next Post
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Nga “gjyqtarë të gjyqtarëve” në kandidatë për gjyqtarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Rasti Manjani dhe standartet e Strasburgut

March 30, 2026
Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

March 30, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Negociatat, Berisha: Shqipëria mbeti në klasë, nuk ecën dot përpara

March 30, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Integrimi në BE, Rama: Prokurimet publike me inteligjencë artificiale do ta bëjnë Shqipërinë shembull

March 30, 2026
Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

March 30, 2026
Kush do t’i bashkohet Sali Berishës? SHBA gati listën e re të “non grata”-ve, përfshihet edhe Shqipëria

Zbulohet dokumenti: PD pagoi 800 mijë dollarë në një vit për t’i hequr Berishës non-gratën

March 30, 2026
Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

March 30, 2026
Vota e diasporës, PS: Të shtyhet afati vetëm për emigrantët që janë refuzuar

Sanksione deri në përjashtimin e subjekteve në zgjedhje, zbardhet drafti për financimin e partive

March 30, 2026
E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

March 30, 2026
Negociatat me BE| Dhuka: Mbi 630 nisma për transformimin e vendit, kryesisht këtë vit

Negociatat me BE| Dhuka: Mbi 630 nisma për transformimin e vendit, kryesisht këtë vit

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In