• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Ne, hedhurinat si Daut Gumeni

by Enkel Demi
17/06/2016 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enkel Demi

Daut Gumeni bën me faj me qeverinë që Kuvendi e la pas dore çështjen e hapjes së dosjeve. Natyrisht, ka të drejtë. Një njeri si ai që kaloi një pjesë të jetës në burg dhe në persekutim duhet të ndjehet si hedhurinë, kur sheh se sigurimsat që kanë në dorë vendimarrjen politike e shtynë për kalendat greke jetësimin e këtij ligji. Pa dyshim që qeveria është përgjegjësja kryesore, sepse ishte ajo që u turr ta kalonte, madje me arrogancë këtë ligj, në mënyrë që ta mbyste qysh foshnje. Si kurrë më parë kryeministri Edi Rama e përdori këtë projekt-ligj si shpatën e Demokleut, të cilën ia tundte në sy ish-kryeministrit Berisha. Ai në atë kohë thërriste se ne, “çunat e Bllokut”, “ish-komunistët”, po e bëjmë këtë ligj për të nxjerrë në bash të meidanit spiunët e vërtetë që janë në të djathtë. Edi Rama është një njeri që kredon antikomuniste nuk dëshiron t’ia prek kush. Njeriu i “Refleksioneve” kësaj here si kreu i qeverisë, pati një rikthim në pafajësi, sak në atë kohë, kur zëri i tij gjëmonte për atëvrasjen si një akt që do sillte katharsisin e kombit. Si i tillë ngulmoi për këtë ligj, por kur në derë i trokitën dy drejtues të lartë të PS-së u kthye sërish në lëkurën e kryetarit të një force trashëgimtare të Partisë së Punës. Propozoi një ligj të gjymtuar, sepse ata që e mbajtën babën gjallë janë ende të fortë, kur të vinë në zyrë për të të kujtuar kush ta ka dhënë atë zyrë. Megjithatë, u bë një ligj, i cili dhe ashtu topall diçka mund të prodhojë. Këtu vjen zhgënjimi i Daut Gumenit, njërit prej njerëzve që duhet të ishte anëtar i Autoritetit të Hapjes së Dosjeve. Kuvendi nga sherri në sherr, nga e enjtja në zullum bëri sikur harroi, e la fare. Ndaj, nuk ke si të mos jesh i një mendje me shkrimtarin e persekutuar, madje duke parë rrotull. Në këtë këngë morti qeveria është duet me opozitën. Nuk bien dakord palët për reformën në drejtësi, por për dosjet flasin të njëjtën gjuhë që ç’ke me të. Sepse, në zyrën e Lulzim Bashës trokasin përditë spiunë të Sigurimit të Shtetit që jo vetëm japin mend, por e kanë në thes opozitën.

Daut Gumeni duhet ta dijë se e njëjta trysni është ushtruar nga king maker-i i sotëm i Partisë Demokratike, njeriut që shkruan ato fjalime pocaqi që këndon Lulzim Basha. Është spiun i Sigurimit të Shtetit me aq shumë fashikuj sa duhet një bibliotekë e tërë për ta rehatuar. Një nga drejtuesit e sotëm më të lartë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike është spiun par excellence. Plot të tjerë në kupolën e sotme të Partisë Demokratike dhe të opozitës janë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. E njëjta situatë mund të përshkruhet edhe në rryma të tjera që gjallojnë në Kuvendin e Shqipërisë, ku ish-komunistë, njerëz të aparatit të dhunës, bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit kanë ngritur një mur, ku e majta vë tullën, e djathta shtron llaçin dhe anasjelltas.

Ndaj, janë të gjithë përgjegjës, të gjithë tallen, askush nuk dëshiron. Kanë bërë një ligj për dekriminalizimin, por nuk e përfshinë këtë gjëmë të dikaturës. Krimet e ushtruara nga komunistët përcaktohen me fjalën genocid. Këshilli i Europës i klasifikon në krime kundër njerëzimit, por vetëm në Shqipëri mbijetojnë ende kësi kriminelësh, të cilët kanë të drejtë të zgjidhen, madje të zgjedhin majën e institucioneve që do të japin drejtësi.

Keq duhet të ndjehet Daut Gumeni që e kaloi një pjesë të jetës burgjeve dhe persekutimeve, por si hedhurina duhet të ndjehen edhe ata që kanë lindur pas viteve ’90, sepse atëvrasja nuk ndodhi, katharsisi nuk erdhi dhe ndërgjegjia e këtij vendi është ende e kapur nga metastazat, ndaj e liga këtu ka vendosur fronin e mbretërimit. / 27.al

Next Post

Tronditet PD, baza rrëzon zgjedhjet e Bashës në 35 degë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In