• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Në Gusht derdhet kësti i fundit i marrëveshjes 95 mln euro me CEZ

by A R
22/05/2018 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria pritet që të mbyllë këtë vit pagesat ndaj çekëve të CEZ  sipas një marrëveshje të arritur pas negociatave në vitin 2014 çka u shoqërua me tërheqjen përfundimtare të palëve nga Arbitrazhi. Kësti i fundit i shumës prej 95 milionë euro pritet që të paguhet në gusht ndërkohe që referuar dokumenteve zyrtare në vitin 2017 kompania e shpërndarjes OSHEE pagoi për llogari të çekëve 21 milionë euro.

Marrëveshja mes qeverisë dhe kompanisë çeke u arrit në kulmin e debatit për statusin e Shqipërisë në Bashkimin Europian por edhe nevojën e ndërhyrjeve në sektorin energjetik i zhytur në borxhe dhe që nuk mund të kreditohej nga institucionet ndërkombëtare financiare pa mbyllur “llogaritë e vjetra”.

Marrëveshja që u arrit mes qeverisë dhe CEZ në vitin 2014 kishte në bazë të saj tre pika. Së pari transferimin e menjëhershëm të aksioneve në favor të shtetit shqiptar 76 % që zotëroheshin nga CEZ duke i dhënë shtetit shqiptar pronësi të plotë të shoqërisë.

Së dyti, pala çeke hiqte dorë nga kërkimi i vlerës prej 103 milionë euro të paguar për blerjen e aksioneve në vitin 2009 si dhe nga çdo pretendim tjetër financiar që lidhet me vlerën e blerjes dhe investimeve fillestare.

Së treti shoqëria e re e shpërndarjes e energjisë, pra shoqëria e re që merr aksionet nga pala çeke e kontrolluar nga shteti merrte përsipër t’i paguajë palës çeke një vlerë prej 87.1 milionë euro. Kjo vlerë u dakortësua të paguhej me këste deri në vitin 2018 me një vlerë të përgjithshme interesi 7.9 milionë euro mbi principalin e dakortësuar. Ky principal përfaqëson kreditë e mara dhe shumat e faturuara dhe të kërkueshme në çdo kohë nga CEZ s.a.

Privatizimi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes u bë në vitin 2008 nga qeveria Berisha kur çekëve të CEZ iu dha kontrolli i 76 për qind të aksioneve kundrejt shumës 103 milionë euro. Kompania pas privatizimit u përfshi në një cikël problemesh që më pas do të kulmonte me heqjen e licencës nga ana e ERE çka detyroi çekët të braktisnin Shqipërinë dhe t’i drejtoheshin arbitrazhit./Monitor/a.m.

Next Post
Brokaj: Skenari i montuar keq dhe “Babalja” i Vlorës…

Brokaj: Skenari i montuar keq dhe "Babalja" i Vlorës...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In