• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në Greqi ra gjëma, në Shqipëri na hapën barkun

by Enkel Demi
31/07/2018 08:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enkel Demi

Tani që zjarret në Greqi lanë pas këtë bilanc të tmerrshëm që po fryhet përditë sikur me qenë kancer, vë re që të paktën ka rënë patetizmi.

Në raste fatkeqësish apo vdekjesh, shqiptarinë e zë një patetizëm i madh. Mendoj se miti i vdekjes është i lidhur pazgjidhshmërisht me qenësinë tonë ilirike mbi këtë tokë.

Na vjen nga lashtësia dhe sido që sot jemi krejt ndryshe të zhvilluar, rrënjët na tërheqin fort pas vetes. Vajtimi i Ajkunës është një klithmë që e vë re në çfarëdo morti. Vajin e burrave në veri na e dëshmoi më së miri Martin Camaj, madje pas vdekjes së vet. Vajtojcat e toskërisë janë kudo, ku ndodh zija. Këngën e Ali Pashait e kemi këngë dasme. Gjëmë në dasëm, ku njerëzit kërcejnë hareshëm vdekjen.

Kjo shpjegon, përse jemi aq të ndjeshëm, (po ngulmoj) patetik, kur ora e keqe ndodh. Jemi ndoshta i vetmi vend në botë që japim drejtpërdrejtë në televizion ceremoni të përcjelljes së fundit, jemi ndoshta të rrallë që filmojmë mortin e njeriut të afërm, që ta shohim si kujtim, ashtu si kemi bërë me lindjen apo martesën.

Në këtë këndvështrim shprehja e dhimbjes për llahtarën e Greqisë është mëse e kuptueshme për shqiptarët, të cilët e përjetojnë vdekjen, po aq fort sa jetën. Kjo shpjegon që në rrjete sociale gjeje me qindra mijëra ngushëllime apo shpallje të këtilla si: “Unë jam Grek!”, “I love Greece”, “Zemra ime është në Greqi” e plot të tjera.

Madje, një shkrim që bëri Ergys Mërtiri u vendos në shtyllën e turpit. Në fakt, Ergysi veç sa u keqkuptua, por kjo vlejti për të nxjerrë në krye që “…nuk thuhen këto gjëra, kur tjetrin e ka prekur një fatkeqësi e madhe.”, apo “…ç’faj kanë njerëzit e pafajshëm se ç’bën politika?”.

Edhe këtu kemi mitin e vdekjes që na udhëheq. Për të vdekurin flitet vetëm mirë. Kjo është një marrëveshje që e kemi të shkruar në gjak, nuk e ka mësuar kush. Nuk ka lidhje me mirësjelljen, por me nevojën për të lëvduar heroin që kësaj here ra në fushën e betejës, pra në vdekje.

Në mes të komenteve të shumta, ato që më bënë më shumë përshtypje, të vetmet që nuk lidhen me mitin, të vetmet që më hapin barkun janë të llojit: “Greqia na ka mbajtur me bukë”, “Fëmijët na i ka rritur Greqia”. “Greqia na bëri njerëz” e kështu me radhë. Që të kuptohemi do më përzihej njësoj, nëse këto fjali do të nisnin me Gjermania, Italia apo Amerika.

Sipas mendimit tim, Greqia nuk ka mbajtur askënd me bukë dhe askujt nuk i ka bërë ndonjë nder të kësaj natyre. Greqia, ashtu si vendet e tjera europiane pritën refugjatët shqiptarë pas viteve ’90 dhe për këtë i duhet thënë “faleminderit” me gjysëm zëri, pasi ato operacionet “fshesa” janë shprehja më e ulët e racizmit që mund të shprehë një shtet më i pasur për fqinjin e tij më të vobektë.

Për të tjerat, këta njerëz punuan orë e pa orë, ditë e natë dhe u shpërblyen më pak se grekët apo italianët. Bënë punët më të vështira dhe e mbajtën vetë veten me bukë. Fëmijët e tyre shkuan në shkollat publike dhe jo në pak raste shkëlqyen. Po në shumë raste grekët nuk i lanë ta mbanin flamurin në parakalimin e shkollës.

Atje, ku i lanë u përballën me mërinë smirëzezë të prindërve të tjerë grekë, të cilëve u ndyhej flamuri po ta mbante në dorë një çupë apo djalë shqiptar. Askënd nuk bëri njeri Greqia a Gjermania. Janë ata prindër, ajo familje, ato rrënjë që na kanë bëjnë këta njerëz që jemi sot, të mirë apo të këqinj qofshim. Perëndimi na mësoi do mënyra më të qytetëruara, por na e mati kokën me pe. Ndaj, ata që thonë këto gjepura e që në festa kërcejnë sirtaki, kanë një problem psikologjik të ngjashëm me Sindromën e Stokholmit, të cilën nuk jam duke e shpjeguar, se ka me u ardh’ hidhët, nëse nuk e njohin.

Next Post
A e dini se pse në Santorini gomerët përdoren për taksi?

A e dini se pse në Santorini gomerët përdoren për taksi?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqiptari i lopës dhe mëzatit në Gjykatën e Hagës…

Processi ndaj ish-krerëve të UÇK / Avokati britanik zbardh strategjinë për rrëzimin e dënimeve në Apel

September 22, 2026
“Ouest France”: Shqipëria, zgjedhja mesdhetare për një javë pushimesh “all inclusive” me çmime të përballueshme

“Ouest France”: Shqipëria, zgjedhja mesdhetare për një javë pushimesh “all inclusive” me çmime të përballueshme

September 22, 2026
Erdogan kërkon OKB pa veto, Presidenti turk kërkon reformë të Këshillit të Sigurimit dhe përfaqësim më të drejtë

Erdogan kërkon OKB pa veto, Presidenti turk kërkon reformë të Këshillit të Sigurimit dhe përfaqësim më të drejtë

September 22, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 23 Shtator 2026

September 22, 2026
Shtëpia e Bardhë prezanton “Trump TV”, vendimi vjen pas largimit të tre mediave amerikane

Shtëpia e Bardhë prezanton “Trump TV”, vendimi vjen pas largimit të tre mediave amerikane

September 22, 2026
“Do të harrohet shpejt”, shpërthen skandali 30 vite pas vdekjes së Princeshë Dianës

“Do të harrohet shpejt”, shpërthen skandali 30 vite pas vdekjes së Princeshë Dianës

September 22, 2026
Masa ndaj drejtueses së SHISH, Berisha: Nivel i ulët tradhtie ndaj ligjit e detyrës

Masa ndaj drejtueses së SHISH, Berisha: Nivel i ulët tradhtie ndaj ligjit e detyrës

September 22, 2026
Ermal Nufi në Ministerialin e Mbrojtjes të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor në Slloveni: Të palëkundur në forcimin rajonal, mbrojtje dhe siguri

Ermal Nufi në Ministerialin e Mbrojtjes të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor në Slloveni: Të palëkundur në forcimin rajonal, mbrojtje dhe siguri

September 22, 2026
Kina apel Gjermanisë, kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur!

Kina apel Gjermanisë, kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur!

September 22, 2026
Zv/kryeministrja Koçiu në Lezhë: Dyfishohen pagesat për fëmijët PAK, nga tetori do paguhen kontributet e kujdestarëve!

Zv/kryeministrja Koçiu në Lezhë: Dyfishohen pagesat për fëmijët PAK, nga tetori do paguhen kontributet e kujdestarëve!

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com