• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në grackën e “Trekëndëshit të Bermudës”, para 25 prillit

by Alfred Peza
18/02/2021 21:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Ky mandate politik 4 vjeçar, që mbyllet ditën e votimit të zgjedhjeve të 25 prillit, është formësuar nga tri zhvillimet më të rëndësishme që kanë ndodhur në Shqipëri në periudhë 2017-2021.

E para, është momenti politik për djegien e mandateve të deputetëve të opozitës parlamentare, e cila u shoqërua nga bojkoti i zgjedhjeve të përgjithëshme lokale të 30 qershorit 2019.

E dyta, është tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019 në trekëndëshin: Tiranë- Durrës- Lezhë që solli më pas projektin e rindërtimit të pasojave të tij.

E treta, pandemia globale si një katastrofat më të mëdha shëndetësore të 100 viteve të fundit për njerëzimin, që ka sjellë pasoja të shumëanshme për të gjitha aspektet e jetës së planetit e të Shqipërisë.

Këto tri momente kanë ndodhur për herë të parë ndër dekdada, e në ndonjë aspekt, edhe në historinë e shtetit tonë. Të shënjuara të gjitha sëbashku, në një periudhe aq të shkurtër kohore sa janë përfshirë brenda një mandat katër vjeçar, i kanë dhënë atij një identitet unikal politik. Duke formësuar një trinitri zhvillimesh të jashtëzakonshme, e cila më shumë sesa të kujton trininë e shenjtë të fesë dhe librave të shenjtë, duket si një “Trekëndësh Bermude”.

Ashtu sikundër ajo hapësirë prej 1.2 kilometrash katrorë në Oqeanin “Atlantik”, njihet nga rrëfimet për dukurite e jashtëzakonshme që ndodhin aty, edhe trekëndëshi i zhvillimeve që kanë shënjuar këtë mandat politik në Shqipëri janë shndërruar në një lloj Trekëndëshi Djalli apo Trekëndëshi të Mallkuar për partitë dhe liderët e tyre.

Fati politik i Edi Ramës në këto zgjedhje, kalon përmes këtij trekëndëshi, përpara se të mari votën e elektoratit shqiptar. Sikundër këtë provë zjarri duhet ta kalojnë gjithashtu, edhe Lulzim Basha, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.

Ashtu si në historitë e Trekëndëshit të Bermudës, edhe në këtë rast, avioni socialist do ia dali që të vijojë fluturimin përgjatë 4 viteve të ardhshme nëse do ia dali që ta kalojë me sukses përmes kësaj prove unikale. Sikundër anija opozitare e PD dhe LSI do ia dali të ankorohet në limanin e pushtetit, vetëm nëse ia arrin të manovrojë me sukses, përmes këtyre tri sprovave të jashtëzakonshme.

Të dyja palët janë rreshtuar në një përballje politiko- elektorale, të padëgjuar më parë në këto 30 vitet e pluralizmit postkomunist. Sepse socialistët si kurrë më parë synojnë mandatin e tretë qeverisës rradhazi. Ndërsa opozita, ruajtjen e normalitetit të 24 viteve të fundit, për rrotacionin normal të pushtetit çdo 8 vjet nga njëri kah, tek tjetri.

Është një përballje e jashtëzakonshme, e cila nuk mund të kalonte asesi si dhe më parë, përmes një rruge të zakonshme. E sigurtë është vetëm se në fund të kësaj loje ose piloti i avionit socialist, ose kapiteni i “Titaniku” opozitar, do ia dali që të triumfojë e të dali fitimtar. Për të vijuar si deri më sot, udhëtimin e tij të pandalshëm politik dhe forcës politike që përfaqëson.

Sot në dy vjetorin e djegies së mandateve të deputetëve të opozitës që e ka nxjerrë atë në rrugë të madhe duke mos patur asnjë përfaqësim në asnjërën prej pushteteve politike në Shqipëri, e sigurtë është se mazhoranca socialiste e ka fituar këtë kryebetejë. Ndërsa liderët opozitarë kanë pësuar një nga dështimet më spektakolare, ndërkohë që besuan se përmes ekstremizimit të situatës, do të riktheheshin në pushtet pa votën e shqiptarëve!

Në lojë janë dy pikat e tjera të “Trekëndëshit të Bermudës” sonë politike. Reagimi i qeverisë, shtetit dhe strukturave të specializuara të tyre pas tërmetit dhe projekti i rindërtimit që ka nisur të marë formë në çdo qytet dhe fshat të dëmtuar, i japin sërisht avantazhe politike dhe elektorale mazhorancës së Kryeministrit Edi Rama. Sikundër edhe strategjia e menaxhimit të situatës së pandemisë nga Covid-19 dhe plani i vaksinimit të të gjithë popullsisë, ia lehtësojnë sëtepërmi PS, kalimin e provës së Djallit!

Në këto kushte, liderëve të opozitës sonë i mbetet vetëm që të kalojnë Ylberin, nëse do të duan që të fitojnë më 25 prill. Ose të luten natë e ditë, siç kanë bërë deri më tani, që mazhoranca të dojë ta humbi vetë këtë lojë pas kësaj.

Kush do të bjeri në këto 65 ditë që kanë mbetur, në grackën e “Trekëndëshit të Bermudës” së politikës shqiptare? Kjo mbetet për tu konfirmuar. Por, e sigurtë është se perdet e skenës janë hapur, ndaj: “The show must go on!”.

Next Post
Mazniku hedh poshtë pretendimet se Liçaj dhe Budina ishin brenda: S’pati asnjë person gjatë shkatërrimit të teatrit

Parashikimi i Maznikut: PS në 25 Prill fiton nga 73 deri në 78 mandate

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjendet i pajetë në një stan 56-vjeçari në Dhëmblan të Tepelenës

Gjendet i pajetë në një stan 56-vjeçari në Dhëmblan të Tepelenës

January 14, 2026
“Pse u përdor njësia speciale për arrestimin?” Cakrani: Kam bindjen se shkuan me qëllim për eliminimin fizik të Ilir Metës! Është në..

“Pse u përdor njësia speciale për arrestimin?” Cakrani: Kam bindjen se shkuan me qëllim për eliminimin fizik të Ilir Metës! Është në..

January 14, 2026
Parandalohet ngjarja kriminale në Velipojë/ Plas sherri mes dy personave, njëri prej tyre me pistoletë

Parandalohet ngjarja kriminale në Velipojë/ Plas sherri mes dy personave, njëri prej tyre me pistoletë

January 14, 2026
Irena Gjoka lë në burg Ilir Metën

“Ju pres te 313-a për sqarime”/ Ilir Meta zbulon pasurinë e tij nga qelia: Të ardhurat e mia nga 1995 deri në 2023 janë…

January 14, 2026
Ndoci ende në arrati! Prangosen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i Policisë dhe Kryeinfermieri

Dyshime se Altin Ndoci ndodhet në Tiranë/ Policia “mësyn” në banesën e tij në Yzberisht

January 14, 2026
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Ngjarje e rëndë në Këlcyrë/ Sherr në familje, 30-vjeçarja dhunohet nga vëllai dhe xhaxhai i saj, merret me forcë në makinë

January 14, 2026
Rama ngre në piedestal “Diellën” dhe kujton nga u frymëzua për ministren e IA: Kemi një doktor Sulltan, por që është grua…

Rama ngre në piedestal “Diellën” dhe kujton nga u frymëzua për ministren e IA: Kemi një doktor Sulltan, por që është grua…

January 14, 2026
“Në 2028 do jemi sovranë, nuk do blejmë më energji!”/ Rama në Abu Dhabi: Varemi nga humori Allahut..

“Në 2028 do jemi sovranë, nuk do blejmë më energji!”/ Rama në Abu Dhabi: Varemi nga humori Allahut..

January 14, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Pothuaj përgjysmim i votuesve të PD-ASHM brenda vendit nga viti 2021 deri sot

January 14, 2026
Akuza për inceneratorin, Rama replikon me gazetaren: Shpifje dhe injorancë! Jeni shtuar si prurjet e plastikës

Akuza për inceneratorin, Rama replikon me gazetaren: Shpifje dhe injorancë! Jeni shtuar si prurjet e plastikës

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In