• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në Gjirokastër kam përballë vetëm popullin”/ Kumbaro tregon pse PS-së i duhet mandati i 3-të: Kemi punuar

by Java News
01/03/2021 16:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka shprehur besimin se PS do të marrë mandatin e tretë pas bilancit të punëve të mira që janë bërë.

E ftuar në studion e ABC me Juli Xhokaxhi, Kumbaro foli për betejën e saj në Gjirokastër, ndërsa tha se ka një lidhje të veçantë me këtë zonë përtej mandatit që kërkon, pasi është vendlindja e saj.

“Kam një lidhje përtej detyrës dhe mandatit me Gjirokastrën, është vendlindja ime. Sot kemi hapur kantierin në qendrën historike të Përmetit. Janë punë që bëhen zinxhirë. Probleme të tjera vazhdojnë sidomos në zonat rurale. Përmeti dhe Këlcyra janë në buzë të Vjosës dhe nuk kishin ujësjellës për 29 vite. Këto kantiere janë të përditshme dhe vazhdojnë. Nuk kanë mbaruar të gjitha.

Arsyeja pse janë larguar ka qenë mungesa e infrastrukturës, rruga e Zagorisë mbetet ende e pa asfaltuar. Janë disa fshatra dhe jo të gjithë kanë pasur ujësjellës. Kjo ka sjellë largime. Rrugën e Zagorisë e kemi në projekt, por e shoh të vështirë për tu buxhetuar brenda 2021 sepse pandemia ka ndryshuar orientimin e buxhetit”, tha ajo.

Më tej, Kumbaro shtoi se ata kanë treguar modele të mira dhe për rrjedhojë kërkojnë një tjetër mandat pas tetë vitesh në qeveri.

“Ju bëtë një histori duke thënë se asnjë forcë nuk ka marrë më shumë se dy mandate. Por kjo i takon të shkuarës dhe nuk është ligj. Unë mendoj se një forcë politike e merr mandatin e radhës jo si aritmetikë. Nëse ka një bilanc të punëve të bëra pozitive, por nëse ka mbi tryezë mjaftueshëm projekte, punë dhe argumenta për të thënë çfarë ka bërë dhe çfarë do bëjë. Modelet ne i kemi treguar që kanë qenë të suksesshme. Kemi ndërtuar një Gjirokastër që është sot destinacioni kryesor i turizmit.  Pse të mos na e japin ne mandatin e tretë ku treguam se kemi interes, vizion ndaj krahinës”, tha Kumbaro.

E pyetur për përballjen me Tritan Shehun e Partisë Demokratike, ish-ministrja tha se përballë ka vetëm popullin.

“Unë nuk kam përballë atë njeri që nuk ka ndërtuar një gurë ai dhe forca e tij. Unë përballë kam zgjedhësit. Kam katër vjet që mund të numërohen me gishtat e njërës dorë javët që nuk kam qenë. Nuk ka fshat që unë mos të kem takuar. Përballë kam vetëm popullin, ata ma kanë dhënë votën. Nuk kam asnjë tjetër përballë”, tha Kumbaro, ndërsa shtoi se së shpejti do të bëhet publik edhe programi i PS.

“Ju e keni dërguar kryetarin e PS, ne jemi një skuadër. Ne bashkë me skuadrën do të bëjmë të ditur edhe programin që nuk është i panjohur. Nuk kemi asgjë të paditur se kemi tetë vjet në terren”, tha ish-ministrja.

g.kosovari

Next Post
Ku dështoi Kosova në sigurimin e vaksinës kundër COVID-19?

Rritet numri i infektimeve dhe viktimave nga COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

“Maduro ka rënë shumë në peshë, studion Biblën dhe Kuranin në qelinë e burgut në Nju Jork”

November 9, 2026
“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

November 9, 2026
Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

November 9, 2026
Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In