Gripi ka marrë një tjetër jetë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Tepelenë.
Vogëlushi është transportuar në spital nga familjarët pas rëndimit të gjendjes, por ka mbërritur atje pa shenja jete.
Fëmija ishte në gjendje gripale prej disa ditësh ndërkohë gjendja e tij vetëm përkeqësohej.
Sipas raportimeve, 10-vjeçari Sabri Iljazi është dërguar i pajetë sot rreth orës 05:00 nga prindërit në spital.
Pritet kryerja e autopsisë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes tragjike./a.m.