• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Në garë për një foto nga Uashingtoni

by Ervis Iljazaj
23/01/2025 12:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Shtetet e Bashkuara janë një aleat i rëndësishëm për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj. Këtë askush nuk mund ta vërë në diskutim, edhe pse me presidencën Trump prezenca e saj ka rrezik të jetë më e vogël, dhe kjo do të ishte vërtetë një lajm jo i mirë për vendin tonë. Jo vetëm kaq, por shqiptarët janë ndoshta populli më pro amerikan në rajon.

Gjithashtu ShBA-të shihen nga ne si një faktor që ndikon drejtëpërdrejtë edhe në politikën e brendshme. Dhe, në fakt, shpeh herë kanë ndikuar. E duke parë këtë valencë politike që Amerika ka te ne, në shumë drejtime inaugurimi i Presidentit Trump u ndoq me një interes të lartë.

Sigurisht, njësoj u ndoq edhe në pjesën më të madhe të botës, për arsye se sipas shumë ekspertëve bota me të në krye të Shtëpisë së Bardhë nuk do të jetë më njësoj. Por ndërkohë që politika europiane dhe ajo rajonale po diskuton dhe koncepton rindërtimin e marrëdhënieve ndërkombëtare me presidencën e Trump, politika jonë u fut në një garë qesharake se kush dërgonte një foto nga Uashingtoni.

Politikanë, sidomos të djathtë, u ngutën të krijonin përceptimin në opinion publik se ata ishin të ftuar në inagurim apo se kanë marrëdhënie të veçanta me presidencën e re. Problemi qëndron se moti bëri një shaka të keqe. Për shkak të temperaturave të ulëta ceremonia u zhvillua në ambjente të mbyllura, dhe shumë nga politikanë tanë mbetën jashtë. Orë të tëra udhëtimi për të bërë një foto ikën dëm për shkak të motit.

Kjo në fakt është një traditë e politikës shqiptare , që sa herë që shkojnë në Amerikë turren me vrap nëpër sallone apo evente të ndryshme për të bërë ndonjë foto dhe për ta postuar, a thua se marrëdhëniet Shtetet e Bashkuara/Shqipëri janë të forta pikërisht nga këto evente. Në këto takime as nuk janë në qendër marrëdhëniet midis dy shteteve, as nuk flitet për ndonjë projekt konkret që ka të bëjë me Shqipërinë apo ndonjë çështje që mund të na interesojë drejtëpërdrejt. Në këtë kuptim e gjithë kjo karakteristikë e politikë sonë duket si një provincializëm qesharak, që nuk ndikon fare në marrëdhëniet Shqipëri-Amerikë.

Nuk kuptohet se përse kjo mani e politikanëve shqiptarë për t’i hedhur hi sy qytetarëve dhe për të krijuar idenë e marrëdhënieve speciale që ato kanë më administrata të ndryshme.
Edhe më qesharakë bëhen kur japin mendime të sigurta për vendimet që priten të merren nga administrata Trump për Shqipërinë apo për ndonjë çështje tjetër.

Kësaj here me presidencën Trump ka një situatë ndryshe. Partia Demokratike duke qenë se prej shumë vitesh është në izolim të plotë nga Shtetet e Bashkuara, ka krijuar idenë se me administratën e re ka marrëdhënie të mira dhe do të rivendosë ura bashkëpunimi. Madje, shumë thonë të sigurtë se kjo adminstratë do të heqë non-gratën e liderit të tyre. Të gjitha këto edhe mund të ndodhin, por ideja se me këtë gjë, pra me garën për të nxjerë një foto nga sallonet e inagurimit të Trump, do t’i mbushin mendjen shqiptarëve është absurde dhe naive. Mbi të gjitha kur këto foto mungojnë dhe pjesëmarrja e opozitës në këtë inagurim ishte pothuajse zero. Në fakt nuk ka ndonjë gjë të keqe të mos jesh pjesë e këtij eventi. Shumë politikanë të rëndësishëm të Europës nuk ishin pjesë e saj me përjashtime të Melonit dhe nuk kishin ftesa, ndërsa politikanët tanë pretendojnë së ishin të ftuar. Një gënjeshtër e madhe. Të gjithë u munduan të gjenin ndonjë sekser eventesh për t’i futur brenda, dhe kaq. Disa ja dolën e disa jo. Pjesëmarrja në këtë inagurim nuk do të thotë aspak nëse ke apo jo marrëdhënie të mira me një administratë. Problemi qëndron se poliitika shqiptare është mësuar të shesë iluzione.

Next Post
Afganët mbesin në Shqipëri, Donald Trump iu anulon “ëndrrën amerikane”

Afganët mbesin në Shqipëri, Donald Trump iu anulon "ëndrrën amerikane"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bejruti: Negociatat ballë për ballë me Izraelin, e vetmja mënyrë për të siguruar fundin e luftës

Bejruti: Negociatat ballë për ballë me Izraelin, e vetmja mënyrë për të siguruar fundin e luftës

June 23, 2026
“Deputetët e ministrat të zgjidhen me short”, detaje nga propozimi me 5 pika i protestuesve

“Deputetët e ministrat të zgjidhen me short”, detaje nga propozimi me 5 pika i protestuesve

June 23, 2026
Berisha: Rama ka vendosur kudo kamera robotike. Survejim i qytetarëve si në komunizëm

Berisha: Rama ka vendosur kudo kamera robotike. Survejim i qytetarëve si në komunizëm

June 23, 2026
Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Elbasan, një i vdekur dhe 4 të plagosur!

Aksident rrugor në Fier–Vlorë, përplasen dy makina, plagosen tre persona

June 23, 2026
Investimi në Zvërnec, Balla: Mjedisi nuk preket. Flamingot do të jenë aty, nuk do të ikin

Investimi në Zvërnec, Balla: Mjedisi nuk preket. Flamingot do të jenë aty, nuk do të ikin

June 23, 2026
E rëndë në Shkodër, hapet zjarr ndaj Policisë gjatë kontrolleve për kanabis, ndërhyn RENEA dhe FNSH

Operacion masiv në Krujë, qindra efektivë në terren, asgjësohen bimë narkotike

June 23, 2026
Strasburgu i jep të drejtë Ferdinand Elezit: Gjykata Europiane rrëzon shkarkimin nga vetingu

Strasburgu i jep të drejtë Ferdinand Elezit: Gjykata Europiane rrëzon shkarkimin nga vetingu

June 23, 2026
Protesta, ultimatumi dhe kufijtë e kërkesave politike

Protesta, ultimatumi dhe kufijtë e kërkesave politike

June 23, 2026
Antikorrupsioni/ Nga zgjidhja e problemit të pronave te digjitalizimi i procesit ligjbërës, Gogu shpjegon analizën e ekspertëve

Gogu: Reforma në drejtësi duhet të sjellë rezultate të prekshme për qytetarët. Ja tre prioritetet

June 23, 2026
Lexoi 5 kërkesat e protestuesve, Rama publikon letrën e vitit 1999 për Goxhajn: Manipulator, gjysma taleban e gjysma mitoman

Lexoi 5 kërkesat e protestuesve, Rama publikon letrën e vitit 1999 për Goxhajn: Manipulator, gjysma taleban e gjysma mitoman

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In