• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në garë për Bashkinë e Vlorës/ “Shpërthen” demokrati Gjergji Nika: PD ka shitur zgjedhjet, po mbështesin kandidatin e majtë

by Os De
20/10/2025 14:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Vlorës, Gjergji Nika, i cili aktualisht mban postin e këshilltarit bashkiak nga radhët e Partisë Demokratike, nuk e ka mbështetjen e partisë në këto zgjedhje të pjesshme. PD mbështet për kryebashkiak të Vlorës, kandidaturën e Dionis Sotën, të cilin Nika e ka cilësuar si të ardhur nga strukturat e majta, pra nga Partia Socialiste. 

Në në lidhje live me Nertil Agalliun në studion e ‘Sot Live në Shqipëri’, Gjergji Nika sqaron se vendimi për të mos mbështetur atë në zgjedhjet e pjesshme, është marrë nga kryesia e Partisë Demokratike. Nika është shprehur se ajo që e shtyu për të shpallur kandidaturën e pavarur, ishte presioni i madh që i ushtruan strukturat e PD-së së Vlorës për të marrë pjesë në zgjedhje. 

“Duke pasur parasysh vendimin e PD për të mbështetur kandidatët e pavarur, pas daljes së zotit Zota dhe veprimet që bëri kryesia për të mbështetur Sotajn, unë kam pasur shumë presion shumë të madh nga strukturat e degës së PD në Vlorë dhe të gjitha strukturat e tjera opozitare. Këto më kanë shtyrë që të dal si kandidat. Strukturat  e PD nuk janë në dakordësi për mbështetjen e këtij kandidati, janë vetëm 15 apo 20 persona që kanë dalë në mbështetje të këtij kandidati”, tha Nika. 

Ndër të tjera, Nika tha se këto zgjedhje janë të shitura dhe nga PD në bashkëpunim me PS teksa shton se e njëjta marrëveshje është bërë dhe në zgjedhjet e 11 majit. Ndër të tjera Nika tregon për  një raport të KLGJ që ka mbërritur në Bashkinë e Vlorës ku fliet për mijëra euro shpërdorim nga institucioni, por që po mbahet sekret. 

“Vazhdon marrëveshja e 11 majit dhe këto zgjedhje si ato të 11 majit janë të shitura. Kurrën e kurrës PD nuk mund të mbështesë një kandidat të majtë. Një kandidat që në vitin 2123-2023 i aderuar si anëtar të PSD, ka qenë te LSI te PS, e në fund ka qenë dhe këshilltar i Prefektit të Vlorës. Unë kuptoj qartë që këto zgjedhje të shitura me qëllim për t’i vënë një kandidat të dobët, që diferenca të dalë e madhe. 

Dua të theksoj që në bashki më datë 2 tetor ka ardhur raporti i KLSH që është 610. Po mbahet sekret sepse ka abuzime miliona euro. Akoma nuk i është shpërndarë raporti përkatës departamenteve dhe po e vonojnë me qëllim për ta nxjerrë pas zgjedhjeve lokale. Ky raport çon në prokurori gjysmën e bashkisë”, tha Gjergji Nika. 

Ndër të tjera, ai tha se Partia Socialiste në Vlorë, ku për postin e kryebashkiakes garon Brunilda Mersini, nuk janë duke bërë aspak një fushatë të mirë, përkundrazi po përsërisin veten që prej fushatës së prillit. 

“Jam duke ndjekur fushatën e PS, nuk po bëjnë asnjë gjë më shumë e më pak ,por është duke përsëritur vetveten që nga muaji prill. Pas 8 muajsh përsëri të njëjtat fjalë e premtime që akoma nuk janë zgjidhur. Nuk bëjnë dot më shumë e më mirë, ka e kanë kapacitetin. Atëherë lë t’ia lejnë bashkinë kandidatit që është më i aftë për atë punë. 

Për mua është një mision për demokratët e qytetarët. Nuk mund të ikim akoma e me gënjeshtra e premtime boshe. I vetmi premtim është do shtrojmë rrugë e do sjellim ujë. Kjo është vetëvrasje politike. PS i ka humbur qytetarëve shpresat, ndërsa PD po e varros”, tha Nika. 

Pyetjes nëse ka pasur kontakte me kryedemokratin Berisha pas shpalljes së kandidaturës së pavarur, Gjergji Nika është përgjigjur jo. Nika shton se ka komunikuar vetëm me kolegun e tij nga këshilli bashkiak, Atird Hoxha, ndërsa shton se ka qenë vullneti politik i Bujar Leskaj, drejtues politik i PD në Vlorë, për të mos mbështetur në garë Gjergji Nikën. 

“Nuk kam pasur asnjë kontakt. Kam pasur kontakt vetëm me kolegun Hoxha. I kam thënë atij që në këtë garë duhet të jem ose unë ose ti. Hoxha më ka thënë që nuk do të marrë pjesë në garë sepse sa doli nga gara për deputet, edhe ai propozoi emrin tim. Ka qenë vullneti dhe vetoja e drejtuesit politik Bujar Leskaj që nuk ka dashur që të jem unë në garë por ka shkruar drejt kandidatit të majtë. 

Unë besoj që PD po luan për interesat e vetë personalë. Kur demokratët e vërtetë duan të futen në garë, gjithmonë i pengojnë. PD e Vlorës janë gjithmonë gati për tu futur në garë”, tha Nika. 

Gjergji Nika ka sqaruar se fakti që dikur ka mbështetur Lulzim Bashën në kohën kur PD u përça, nuk mund të jetë një arsye që Berisha refuzon t’i japë mbështetje sot. Ai sqaron se në atë kohë ashtu si dhe tani, ka parë shumë padrejtësi të iniciuara nga kryesia e PD-së. 

“Nuk ka arsye. Unë nuk kam punuar asnjëherë në shtet dhe pozicionet e mija në PD kanë qenë pozicione vullnetare. Unë kam kaluar në vijën e mendimeve të Bashës sepse kam parë shumë padrejtësi që janë bërë nga dega qendrore. Këto padrejtësi po i shohim dhe sot. Nëse kam qenë me Bashën ai është demokrat, unë jam i PD”, tha Nika. 

Ndërkohë sot, Berisha në një konferencë për shtyp, u shpreh se Gjergji Nika është i propozuar nga Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibej dhe se nuk ka lidhje me Partinë Demokratike. 

 

Next Post
“Nuk e bën dot liderin”, Bejko tregon arsyet pse nuk e mbështet më Lulzim Bashën

Bardhi u përjashtua 15 ditë nga Kuvendi, Bejko: Sjellja e opozitës anormale, të heqë dorë nga skemat e vjetra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

“Konflikti më serioz që pas Luftës së Dytë”, Paskal Milo: Nuk do përdoren armët bërthamore…

March 19, 2026
Shkurtimet në Departamentin e Shtetit paralizojnë strategjinë kundër Iranit

Shkurtimet në Departamentin e Shtetit paralizojnë strategjinë kundër Iranit

March 19, 2026
Ndërron jetë Umberto Bossi, themeluesi i ekstremit “Lega Nord”

Ndërron jetë Umberto Bossi, themeluesi i ekstremit “Lega Nord”

March 19, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

March 19, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Salianji sfidon Berishën: Do kandidoj për kryetar! Seriozisht e merrni Flamur Nokën ju?

March 19, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 19, 2026
Për ca jugosllavë të mbetur në Prishtinë

Namiri, i miri që nuk bënte zhurmë, por linte gjurmë

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In