• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në garë i vetëm përballë Berishës, flet Elezi: S’kandidoj për të fituar, por për të sjellë një frymë të re brenda PD! Do bllokoj manipulimin

by Java News
08/05/2022 19:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ibsen Elezi, ish-kryetar i Partisë Demokratike në Kukës, ka depozituar dokumentet për të kandiduar për kryetar i PD-së, zgjedhje të cilat do të mbahen më 22 maj. Megjithëse nuk duket i favorizuar përballë Sali Berishës, Ibsen Elezi tha për Report Tv, se ai nuk futet në garë për të fituar, por që të paraqesë pikëpamjet e tij për PD-së si dhe të sjellë një frymë të re në PD. Duke u ndalur tek transparenca e procesit, Elezi tha do të bëjë të gjitha përpjekjet, duke kërkuar largimin e manipulatorëve ne krye të procesit.

‘Do ishte më mirë të mos isha në garë dhe mos të bëja minimumin e rezistencës?! Jo. Unë jam për të reaguar. Përballja me Berishën është shumë e vështirë. Por nuk bëhet vetëm për faktin për të fituar, por të paraqesësh pikëpamjet e tua dhe të paraqesësh një frymë në PD. Jam për ato që kërkojnë një alternativë jashtë Bashës dhe Berishës. Unë nuk bindem, unë reagoj si rregull.

Kam reaguar shkova brenda PD-së dhe thash Basha boll. Është vrarë aksioni politik dhe demokracia e brendshme. Do bëj të gjitha përpjekjet që ky proces të mos manipulohet. Nesër do të kërkoj largimin e Albana Vokshit se nuk mund të jetë një manipulatore në krye të procesit. Do kërkoj të ketë transparencë dhe të respektohet e drejta për të pasur transparencës.’- tha Elezi.

Nga ana tjetër, Elezi e cilësoi si skandaloz zgjedhjen e Palokës në krye të Këshillit Kombëtar t PD-së, pasi sipas tij nuk mund të zgjidhet një manipulator në krye të këtij institucioni të rëndësishëm.

‘Veprim i fundit më skandaloz është zgjedhja e Palokës në krye të Këshillit Kombëtar. Paloka ka deklaruar atë që ne e kemi faktuar me dokumente ku janë manipuluar procesi i garës së votimit në favor të Lulzim Bashës. Përveç vrasjes së demokracisë së brendshme ke vrarë dhe aksionin politik. Nëse ti vendos një manipulator në krye të këtij institucioni të rëndësishëm si do e drejtosh aksionin politik kundra Edi Ramës. Të vjen keq sepse nuk ka asnjë reagim nga anëtarët e zgjedhur të Këshillit Kombëtar.’- u shpreh ai.

7 maji ishte afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve për garën për kryetar të PD, ndërsa në garë është edhe Sali Berisha, i cili i depozitoi dokumentet ditën e premte. Sakaq nesër pritet që të mblidhet Komisioni Operacional Zgjedhor, për të verfikuar dokumentacionin e kandidatëve të cilët kanë depozituar dokumentat, për kreun e PD-së./m.j

Next Post
“S’kemi kufinj”/ Një platformë digjitale e përbashkët për turizmin Shqipëri-Kosovë nisur nga Gjirokastra

"S'kemi kufinj"/ Një platformë digjitale e përbashkët për turizmin Shqipëri-Kosovë nisur nga Gjirokastra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com