• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në fuqi paketa e re fiskale, ja si ndryshojnë taksat më 2016

by A R
02/01/2016 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

1 janari ka sjellë hyrjen në fuqi të paketës së re fiskale, miratuar nga Kuvendi në dhjetor. Ja cilat janë ndryshimet që pësojnë taksat, krahasuar me vitin 2015.

PULLA E AKCIZËS

Për pijet alkoolike, birrën dhe duhanin, pajisja me pullë akcize bëhet brenda vendit, në magazinën fiskale të stokimit.

TAKSAT VENDORE

BIZNESI I VOGËL

Bizneset me xhiro nga 0 në 2 milionë lekë në vit dhe bizneset me xhiro nga 2 deri në 5 milionë lekë në vit, nuk do të paguajnë më tatimfitimi, ndërsa bizneset me xhiro nga 5 deri në 8 milionë lekë në vit do të paguajnë 5 për qind tatimfitimi.

TAKSA E TRUALLIT

Baza e taksës mbi truallin është sipërfaqja e truallit, në metër katror në pronësi apo përdorim të taksapaguesit.

Kategoria I

Bashkia Tiranë, Durrës, Kavajë, Krujë, Lezhë, Lushnjë, Fier, Vlorë, Sarandë 0.56 Iek/m2 në vit, për shtëpitë 20 Iekë/m2 në vit, për bizneset

Kategoria II

Bashkia Shkodër, Elbasan, Berat, Korçë, Delvinë, Kurbin, Peqin, Kuçovë 0.42 Iek/m2 në vit, për shtëpitë 18 Iekë/m2 në vit, për bizneset

Kategoria III

Bashkia Gjirokastër, Përmet, Pogradec, Librazhd, Dibër, Skrapar, Mallakastër, Devoll, Tepelenë 0.28 Iek/m2 në vit, për shtëpitë 15 Iekë/m2 në vit, për bizneset

Kategoria IV

Bashkia Bulqizë, Kukës, Tropojë, Pukë, Mirditë, Malësi e Madhe, Gramsh, Ersekë, Has 0.14 Iek/m2 në vit, për shtëpitë 12 Iekë/m2 në vit, për bizneset

Të gjitha bashkitë e tjera

0.14 Iek/m2 në vit, për shtëpitë 12 Iekë/m2 në vit, për bizneset

TAKSA E FJETJES NË HOTEL Kategoria I

Bashkia Tiranë, (Kashar, Dajt, Farkë), Durrës Hotelet 4-5 yje, 350 lekë për natë fjetjeje

Bujtinë, fjetinë, motel dhe çdo njësi tjetër akomoduese, 140 lekë për natë fjetjeje

Kategoria II

Bashkia Vlorë, Fier, Sarandë, Pogradec, Korçë, Elbasan, Berat, Lushnjë, Gjirokastër, Shkodër, Kavajë, Lezhë Hotelet 4-5 yje, 175 lekë për natë fjetjeje

Bujtinë, fjetinë, motel dhe çdo njësi tjetër akomoduese, 70 lekë për natë fjetjeje

Kategoria III

Bashkia Ura Vajgurore, Kuçovë, Skrapar, Poliçan, Dibër, Bulqizë, Mat, Klos, Shijak, Krujë, Cërrik, Belsh, Peqin, Gramsh, Librazhd, Përrenjas, Patos, Roskovec, Divjakë, Libohovë, Tepelenë, Memaliaj, Përmet, Këlcyrë, Dropull, Maliq, Pustec, Kolonjë, Devoll, Kukës, Has, Tropojë, Mirditë, Kurbin, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Pukë, Fushë-Arrëz, Kamëz, Vorë, Rrogozhinë, Selenicë, Himarë, Konispol, Finiq, Delvinë, Krujë

Hotelet 4-5 yje, 105 lekë për natë fjetjeje

Bujtinë, fjetinë, motel dhe çdo njësi tjetër akomoduese, 35 lekë për natë fjetjeje

TAKSA E TABELËS

Tabelë për qëllime identifikimi, deri në 2 metra katrorë. Niveli i taksës bëhet zero.

Tabelë për qëllime identifikimi mbi 2 metra katrorë. Niveli i taksës bëhet 45 mijë Iekë/m2/vit.

 

TAKSA E NDIKIMIT NË INFRASTRUKTURË

Baza e taksës është vlera në lekë e investimit të ri që kërkohet të kryhet ose vlera në lekë e çmimit të shitjes për metër katror të investimit të ri.

Në rastin e ndërtimeve për qëllime banimi apo njësi shërbimi nga shoqëritë e ndërtimit, të cilat nuk destinohen për përdorim në sektorin e turizmit, industrisë apo përdorim publik, taksa e ndikimit në infrastrukturë është në masën 4% deri 8% të çmimit të shitjes për metër katror.

Në rastin e ndërtimeve të tjera, niveli i taksës shprehet si përqindje e vlerës së investimit dhe është 1 deri në 3 për qind të kësaj vlere, ndërsa për Bashkinë e Tiranës është 2 deri 4 për qind e saj.

TAKSAT KOMBETARE TAKSA E MAKINAVE LUKSOZE

“Automjet luksoz” konsiderohet autovetura deri në 4+1, e cila plotëson të paktën njërin nga kushtet: ciiindratën të barabartë ose më të madhe se 3000 cm3 ose me vierë/çmim të barabartë ose më shumë se 50.000 euro.

Pavarësisht nga pagesa e taksës vjetore e mjeteve të përdorura, mbi makinat luksoze zbatohet taksë regjistrimi në masën 70.000 (shtatëdhjetë mijë) lekë për regjistrim të çdo makine luksoze dhe taksë vjetore në masën 21.000 (njëzet e një mijë) lekë çdo vit.

SIGURACIONI I MAKINAVE

Taksa mbi primet e shkruara të bëhet 10 për qind e shumës së primit. Sot taksa mbi primin është 3 për qind, nga 1 janari rritet në 10 për qind, ose 3.3 herë.

SIGURIMET SHOQËRORE PROFESIONET E LIRA

Rreth 5 mijë të vetëpunësuar si doktorë, stomatologë, farmacistë, veterinerë, laborantë, arkitektë, inxhinierë, projektues, vlerësues pronash, kontabilistë, zyra financiare, avokatë, noterë, aktualisht paguajnë kontribute në masën 6556 lekë në muaj. Nga 1 janari paga mbi të cilën do të mbahen kontributet e tyre do të caktohet nga qeveria, mes pagës minimale dhe asaj maksimale.

Kriteret e përcaktimit të pagës për efekt të pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore mbajnë parasysh llojin e profesionit, numrin e të punësuarve, zonën ku zhvillohet aktiviteti ekonomik, niveli i të ardhurave në sektorin publik për profesione të njëjta ose të ngjashme, eksperienca në profesion dhe statusi i profesionistit.

DITA

Next Post

Legalizimet, Lame: Mbarojnë brenda mandatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Giorgos u vra”, familja shpërthen pas vdekjes së këngëtarit grek Mazonakis, nëna: Kërkoj drejtësi!

“Giorgos u vra”, familja shpërthen pas vdekjes së këngëtarit grek Mazonakis, nëna: Kërkoj drejtësi!

September 24, 2026
Ambasador Mazi: BE-ja dhe Integrimi i Ballkanit gjatë presidencës hungareze

“Rendi i vjetër botëror ka mbaruar, po hyjmë në një epokë shkatërrimi konstruktiv”

September 24, 2026
Djali i ambasadorit izraelit në SHBA plagoset rëndë në Bregun Perëndimor, në gjendje kritike

Djali i ambasadorit izraelit në SHBA plagoset rëndë në Bregun Perëndimor, në gjendje kritike

September 24, 2026
Burrat dominojnë depozitat bankare, hendeku gjinor mbetet mbi 343 mijë depozitues

Burrat dominojnë depozitat bankare, hendeku gjinor mbetet mbi 343 mijë depozitues

September 24, 2026
Trump pret Xi Jinping në Shtëpinë e Bardhë: Kemi bërë përparime të jashtëzakonshme

Trump pret Xi Jinping në Shtëpinë e Bardhë: Kemi bërë përparime të jashtëzakonshme

September 24, 2026
Deputetet e PD kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

Ish-shefja e SHISH në hetim, Presidenti pritet të mbledhë Këshillin Sigurisë Kombëtare

September 24, 2026
Vidhen të dhënat e FBI-së, i japin një javë kohë agjencisë që të shuajë cilësimin e tyre si kërcënim

Vidhen të dhënat e FBI-së, i japin një javë kohë agjencisë që të shuajë cilësimin e tyre si kërcënim

September 24, 2026
GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë arrest shtëpiak dhe pezullim për Vlora Hysenin! Ish-kreu i SHISH nuk prononcohet për mediat pas seancës (VIDEO)

Dosja e Vlora Hysenit, Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media!

September 24, 2026
Presidenti palestinez Abbas akuzon Izraelin nga OKB dhe apelon: Parandaloni një Nakba tjetër, të zbatohet plani amerikan i paqes për Gazën!

Presidenti palestinez Abbas akuzon Izraelin nga OKB dhe apelon: Parandaloni një Nakba tjetër, të zbatohet plani amerikan i paqes për Gazën!

September 24, 2026
Raporti/ Gratë fitojnë terren ndaj burrave! Ngushtohet hendeku i pagave, dominojnë arsimin e lartë, 35% në politikë, por mbeten pas në tregun e punës

Raporti/ Gratë fitojnë terren ndaj burrave! Ngushtohet hendeku i pagave, dominojnë arsimin e lartë, 35% në politikë, por mbeten pas në tregun e punës

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com