• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Më në fund PD ndal flirtet dhe kujtohet se LSI është parti e koalicionit qeverisës: Bashkëautore e vjedhjeve!

by A R
17/12/2016 14:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike është përpjekur prej kohësh të afrohet me Lëvizjen Socilaiste për Integrim, me të cilën qeverisi për 4 vite. Shpesh herë është folur për një mundësi koalicioni mdis këtyre dy forcave, mundësi e cila nuk u mohua kurrë nga demokratët të cilët duke bërë llogaritë kuptuan se nuk mund të vinin në pushtet të vetëm. Në sulmet publike ndaj qeverisë, nuk kemi parë të akuzohen ministrat e LSI dhe kjo forcë. Por tashmë që me sa duket shanset për një koalicion PD-LSI janë venitur, selia blu ka nisur sulmet edhe ndaj kësaj force. Në një deklaratë për mediat, PD e quan LSI si bashkëautore të të gjitha vjedhjeve.

Deklarata e PD:

“Partia Demokratike është kundër konçesionit të laboratorëve. Ka qenë dhe është kundër konçesionit të dializës. Ka qenë dhe është kundër konçesionit të sterilizmit. Ka qenë dhe është kundër konçesionit të kontrollit mjekësor. I ka denoncuar të gjitha këto konçesione dhe ka luftuar kundër tyre. Gjasme amendamenti buxhetor i LSI-së, për konçesionin e laboratorëve në shëndetësi, nuk e ndalonte konçesionin e laboratorëve, dhe nuk kishte asnjë vlerë ligjore. Vendimin për konçesionin e laboratorëve e merr qeveria dhe jo Kuvendi.

Nëse Ilir Meta është kundër konçesionit e ka të thjeshtë: ta rrëzojë atë në qeveri. Le të bllokojë qeverinë ose të dalë nga qeveria. Por këtë LSI nuk e bën dot, sepse qeverisja është oksigjeni që mban në jetë LSI-në. Gjasme amendamenti kundër konçesionit, ishte një manovër propagandistike e Ilir Metës për të bërë gjasme sikur mendon për popullin, pra ishte një gënjeshtër. Po afrohen zgjedhjet dhe është koha kur Ilir Meta bën sikur nuk ka qenë në qeveri katër vjet. LSI është bashkëautore e të gjitha vjedhjeve, konçesioneve dhe abuzimeve të qeverisë Rama-Meta, nga një pjesë e të cilave LSI ka përfituar direkt. Nëse Ilir Meta është për interesin publik, nuk do kishte bërë pazar me taksën e gazit. Nëse Ilir Meta është për interesin publik, le të ngrejë zërin kundër koncesionit të dializës që u shit për dy lekë tek klientët e LSI-së. Sot ka vetëm një zë në interes të publikut në Shqipëri: kjo është opozita. LSI dhe PS janë dy faqe të një monedhe, nuk kanë dallim nga njëra-tjetra, ndajnë bashkë atë që grabisin nga populli”, thuhet ne deklaraten e PD.

/a.m.

Next Post
Berisha edhe një gol afër rekordit historik në ligën australiane

Berisha edhe një gol afër rekordit historik në ligën australiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOLAJM / Dhëndri i Donald Trump mbërrin në Vlorë, takim me një studio arkitekturore për Sazanin

FOTOLAJM / Dhëndri i Donald Trump mbërrin në Vlorë, takim me një studio arkitekturore për Sazanin

January 21, 2026
Rama: Ndjehem i dobët në pozitë kur shoh që kaloi edhe një vit që mban peng 21 Janarin

Rama: Ndjehem i dobët në pozitë kur shoh që kaloi edhe një vit që mban peng 21 Janarin

January 21, 2026
15 vite nga 21 Janari, Rama sulmon Berishën: Deshi t’u tregonte shqiptarëve se të vret me të vërtetë

15 vite nga 21 Janari, Rama sulmon Berishën: Deshi t’u tregonte shqiptarëve se të vret me të vërtetë

January 21, 2026
Homazhet për 21 Janarin, Rama: As drejtësia e re nuk ka mjaftuar për ta zhdukur hijen e padrejtësisë

Homazhet për 21 Janarin, Rama: As drejtësia e re nuk ka mjaftuar për ta zhdukur hijen e padrejtësisë

January 21, 2026
Presidenti Begaj shpall procedurën e aplikimit për vendin vakant në gjykatën Kushtetuese

106 vjet nga Kongresi i Lushnjës, Begaj: Dëshmoi pjekurinë politike të shqiptarëve për t’u ngritur mbi ndasitë

January 21, 2026
Danezët dërgojnë një anije lufte në Groenlandë dhe mbajnë tensionin të lartë

Danezët dërgojnë një anije lufte në Groenlandë dhe mbajnë tensionin të lartë

January 21, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Reshjet e borës sjellin kaos në rrugë! Ndalohen kamionët në Qafë Thanë, policia apel qytetarëve

January 21, 2026
Trump fton Kosovën për të qenë pjesë e Bordit të Paqes, Osmani: Qëndrojmë krah për krah me SHBA-të për një botë më të sigurt

Trump fton Kosovën për të qenë pjesë e Bordit të Paqes, Osmani: Qëndrojmë krah për krah me SHBA-të për një botë më të sigurt

January 21, 2026
Vendosmëri dhe “syri i tigrit”, si po i kundërpërgjigjet Macron-i presidentit amerikan

Vendosmëri dhe “syri i tigrit”, si po i kundërpërgjigjet Macron-i presidentit amerikan

January 21, 2026
Probleme teknike në Air Force One, Trump udhëton drejt Davos me avion rezervë

Probleme teknike në Air Force One, Trump udhëton drejt Davos me avion rezervë

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In