• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në FSHF ligjet funksionojnë mbrapsht, Disiplina zbut vendimin e Apelit për Korabin

by Aalison Pearse Stevens
04/10/2016 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse brenda institucionit që drejton futbollin në vendin tonë, FSHF­së, ekzistojnë persona me njohuri të mjaftueshme mbi kompetencat juridike institucionale, ata individë duhet të jetë turpëruar sot nga skandali i radhës që ka prodhuar Komisioni i Disiplinës. Në mënyrë të pashpjegueshme dhe sigurisht të pakuptueshme për çdo person që ka njohuri të mjaftueshme juridike, Disiplina, shkalla e parë e drejtësisë sportive, ka dalë mbi vendimin e Apelit, shkallës së dytë të drejtësisë sportive.

Gjithçka ka të bëjë me dënimin e dhënë ndaj klubit të KF Korabit për të luajtur pa tifozë ndeshjet si pritës, për shkak të ngjarjeve të dhunës në sezonin e kaluar në Kategorinë e Parë. Nga ana njerëzore, një vendim i tillë është mëse i kuptueshëm, pasi skuadra e Korabit e meriton të jetë pranë tifozëve të saj të zjarrtë dhe qyteti i Peshkopisë e meriton gjithashtu t’i gjendet pranë ekipit. Por nga ana juridike, ky është palaçollëku i radhës i një organi të drejtësisë sportive në vendin tonë, i cili duke mos pasur askënd që ta kontrolloje apo ta kthejë në rrugën e drejte, vazhdon e funksionon sipas interesave apo humorit të momentit.

Korabi u dënua më 11 maj të vitit 2016 nga Komisioni i Disiplinës për të mos zhvilluar ndeshje në stadiumin e qytetit të vet. Më datë 1 qershor, Komisioni i Apelit në FSHF, la në fuqi dënimin në 15 ndeshje si pritës pa tifozë të dibranëve.

Pas këtij vendimi, si shkallë juridike e radhës mbetej vetëm Gjykata Administrative Sportive (CAS) ose falja nga një vendim i Komitetit Ekzekutiv, i cili në të kaluarën ka marrë kompetenca të tilla dhe nuk do ta kishte të vështirë të falte dibranët. Por sot, Komisioni i Disiplinës, ka dalë me një vendim absurd që thyen logjikën juridike. KDS vendosi “Pranimin e kërkesës së KF “Korabi”. Pezullimin e pikës 8 të Vendimit Nr.16 date 11.05.2016 të Komisionit të Disiplinës, duke lejuar KF Korabi, që të zhvillojë ndeshjet si pritës me tifozë. Në rast përsëritje të çfarëdo incidenti, pa përjashtuar vendimet e tjera eventuale, fillon ekzekutimi i vendimit të pezulluar”

Sigurisht, nëse një vendim i tillë do të dilte nga KAS apo Ekzekutivi i FSHF¬së, pakkush do të kishte diçka për të thënë. Por meqë kjo është FSHF dhe aty asnjëherë nuk bëhen gjërat siç duhet, festa e tifozerisë dibrane për kthimin pranë skuadrës së zemrës kthehet detyrimisht në një prej skandaleve më të mëdha që ka prodhuar ky institucion i cili gjen gjithmonë një mënyrë të re për të tejkaluar bëmat e mëparshme me absurditete të tilla.

PanoramaSport/d.i.

Next Post
Duerte hedh sërish “zjarr”… “Në djall Obama, armët mund t’i blej nga Kina e Rusia”

Duerte hedh sërish "zjarr"... "Në djall Obama, armët mund t'i blej nga Kina e Rusia"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përfundon dita e parë e negociatave 3-palëshe në Gjenevë/ Në tryezë Rusia, Ukraina dhe SHBA

Përfundon dita e parë e negociatave 3-palëshe në Gjenevë/ Në tryezë Rusia, Ukraina dhe SHBA

February 17, 2026
Protesta e 20 shkurtit, Tritan Shehu: Ditë me domethënie të veçantë historike, dita e rrëzimit të diktaturës

Protesta e 20 shkurtit, Tritan Shehu: Ditë me domethënie të veçantë historike, dita e rrëzimit të diktaturës

February 17, 2026
Mbahet nesër në Tiranë Ministeriali për Korridorin VIII, zbardhet agjenda e aktiviteteve

Mbahet nesër në Tiranë Ministeriali për Korridorin VIII, zbardhet agjenda e aktiviteteve

February 17, 2026
Shqipëria ‘pushton’ Berlinin dhe thyen tabutë e kinematografisë! Dua Lipa dhe Fatlume Bunjaku “vjedhin” vëmendjen e botës

Shqipëria ‘pushton’ Berlinin dhe thyen tabutë e kinematografisë! Dua Lipa dhe Fatlume Bunjaku “vjedhin” vëmendjen e botës

February 17, 2026
Këto janë 3 shenjat e horoskopit që bëhen romantike vetëm pas një zhgënjimi

Këto janë 3 shenjat e horoskopit që bëhen romantike vetëm pas një zhgënjimi

February 17, 2026
Berisha nga Foltorja në Krujë: Ky regjim po u nxin jetën shqiptarëve! Rama ka kapur të gjitha pushtetet

Berisha nga Foltorja në Krujë: Ky regjim po u nxin jetën shqiptarëve! Rama ka kapur të gjitha pushtetet

February 17, 2026
Deti ngrihet mbi 1.5 metra në Orikum, përmbyten banesa dhe biznese

Deti ngrihet mbi 1.5 metra në Orikum, përmbyten banesa dhe biznese

February 17, 2026
Berisha nga Kruja: Në këtë 18 vjetor, Kosova vjen si një shtet shembull demokracie

Berisha nga Kruja: Në këtë 18 vjetor, Kosova vjen si një shtet shembull demokracie

February 17, 2026
Moti i rënduar krijon probleme në Delvinë, rrëshqitjet e dheut arrijnë shtëpitë e banorëve, evakuohen familjet

Moti i rënduar krijon probleme në Delvinë, rrëshqitjet e dheut arrijnë shtëpitë e banorëve, evakuohen familjet

February 17, 2026
Emërohet nëndrejtori i ri i Policisë së Tiranës, padia e Hajnajt mban peng garën për departamentet në polici

Emërohet nëndrejtori i ri i Policisë së Tiranës, padia e Hajnajt mban peng garën për departamentet në polici

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In