• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në fshatin buzë liqenit/ Nëse të pëlqen historia, mali, noti dhe peshkimi i gjen të gjitha këto në Lin

by Java News
24/07/2019 15:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse të pëlqen historia, mali, noti, peshkimi; të gjitha këto i gjen në Lin. Lini është një gadishull i vogël në brigjet perëndimorë të liqenit të Ohrit, 22 kilometra larg Pogradecit. Pronarët e bujtinave thonë se LIni tashmë është kthyer në qendër të vëmendjes së turistëve të huaj dhe është braktisur nga vendasit.

“Më shumë frekuentohet nga të huajt sepse ata vijnë për pak ditë. Ndërsa shqiptarët për 10 ditë. Përveç natyrës këtu turisti vjen edhe për gatimet tradicionale si tava e koranit dhe lakrori”, shprehet Naun Bicaj, administrator bujtine.

Nëse vendos të qëndrosh në Lin, dita me nis me këtë pamje. Shtëpitë e fshatit janë ngritur buzë shkëmbit, rrugicat e shtruara me gurë të dehin nga aroma e luleve shumëngjyrëshe. Ky fshat i vogël ndahet në dy lagje, ajo e të krishterëve dhe ajo e myslimanëve.

Fshati i Linit ka 8 kisha, të cilat mbajnë emrin e shenjtorëve të ndryshëm. Një bunker në majë të kodrës, mendohet se është ngritur mbi rrënojat e Kishës së Shën Andonit, për këtë arsye banorët e zonës brenda tij kanë vendosur ikona.

Nëse ecën në rrugicat e Linit, të gjithë të përshëndesin sikur të ishe banor i asaj zone. Falë mikpritjes, turistët e huaj thonë që do të kthehen sërish në Lin.

“Në jemi nga Holanda. Bëmë  një tur të liqenit ku pamë gjëra të reja. Këtu është kaq qetë dhe bukur. Po, ne do të kthehemi përsëri këtu dhe do t’ia sugjeroja kujtdo që të ndalonte dhe të drekonte këtu” , thotë një turist i huaj.

”Është hera ime e parë që vij në Shqipëri. Këtu është shumë këndshëm. Njerëzit janë shumë miqësorë dhe ushqimi është shumë i mirë”, shprehet turistja tjetër e huaja.

”Këtu ka një respekt shumë të madh. Dal në rrugë njerëzit nuk më njohin fare dhe më përshëndesin të gjithë”, thotë turistja shqiptare.

Gazetarja e Top Channel, Rudina Muça,  e pyet se sa do të rrijë dhe qëndrojë në Lin.

“Kjo është zemërmadhësi! Një gjë të tillë nuk e gjen në Zvicër. Si Shqipëria edhe Zvicra afërsisht janë shumë të ngjashme. Kanë alpet, malet, liqenet, borën. Por këtu natyra është e paprekur nga dora e njeriut“, krahason turistja.

Jeta këtu në gadishullin e Linit ka filluar që në epokën e parë të periudhës së hekurit dhe ka vazhduar deri në mesjetën e hershme. Gërmimet arkeologjike kanë zbuluar rrënojat e kishës paleokristiane, që daton të shekullin e IV-V të erës sonë. Dyshemeja e kësaj kishe është e shtruar me mozaikë të mrekullueshëm shumë ngjyrësh. Kjo kishe ndahet në 10 ambiente dhe në dhomën e gjashtë, ose e njohur ndryshe si Postofori, ka shërbyer si dhomë për ruajtjen e teksteve ungjillore, ndërsa sot kjo Kishë ruan historinë e Linit, një histori që duhet ta njohim të gjithë ne./tch

g.kosovari

Next Post
Rikthehet ‘‘ferri’’ në Europë/ 41.2 gradë temperaturat në Francë, alarm i kuq në disa shtete

Rikthehet ‘‘ferri’’ në Europë/ 41.2 gradë temperaturat në Francë, alarm i kuq në disa shtete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërtimet në Theth, Buzhala: Kundërshtarët e Ramës po gabojnë sërish duke e politizuar aksionin

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

September 7, 2026
Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

September 7, 2026
Tensionet me Iranin, Trump paraqet hartën e Hormuzit si "territor të ri të SHBA-së" -

Katari: Nëse kriza e Hormuzit vazhdon bota do përballet me katastrofë industriale

September 7, 2026
Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

September 7, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Lufta në Iran, gazetari i CNN: Trump kërkon rrëzimin e regjimit, por Irani mbetet i fortë

September 7, 2026
Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

“Berisha, jo lider i gjithë opozitës”, Alibeaj: Fitoi vetëm bastin e tij duke shkelur në territorin e SHBA

September 7, 2026
Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

September 7, 2026
1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

September 7, 2026
Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

September 7, 2026
Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com