• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në fondet e Muzeut Kombëtar zbulohet taxhi i Ali Pashës, objekti i vetëm personal që zotëron Shqipëria

by Java News
20/09/2019 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trupi i Ali pashë Tepelenës është varrosur në Janinë dhe koka në Stamboll, por së fundi, do të zbulojmë se taxhi që ka prekur ballin e mençur të tij strehohet në fondet e Muzeut Historik Kombëtar.

Gjatë punës hulumtuese të objekteve që janë fondin e Muzeut Kombëtar, drejtori Dorian Koçi ka evidentuar objektin: Taxhi i Ali Pashë Tepelenës me numër inventari 339. Duke folur për vlerat muzeale dhe historike, Koçi zbulon imazhin e objektit.

“Ky taxh është një nga objektet e vetme që mund të gjendet në Shqipëri, që mendohet se i përket Ali Pashë Tepelenës, ndërsa disa relike që kanë ekzistuar së paku deri në vitin 1945 rezultojnë të humbura” -tha drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi.

Sipas kartelës së objektit rezulton se Taxhi i Ali Pashë Tepelenës ka hyrë në fondin e Muzeut Historik Kombëtar në vitin 1981. Po cili ka qenë rrugëtimi i tij drejt muzeut

“Në fillim ky taxh ishte vendosur në fondet Luftës Nacionalçlirimtare, se ç’donte në këto fonde nuk e kuptoj, sepse ai është mbartur nga muzeu i kryegjyshatës.

Për të mësuar më shumë origjinën e objektit, një punonjës i kulturës erdhi në Muzeun Kombëtar dhe dha një deklaratë të plotë të origjinës, që është pikërisht kjo fletë. Bëhet fjalë për zotin Sadik Sinani, pensionist që ka lindur në Tiranë, i cili shprehimisht thotë se:

“Deklaratë

Unë i nënshkruari Sadik Sinani pensionist, me banin në Tiranë, rruga “Ylbere Bylykbashi”, pallati 15/1, njësia nr. 7, deklaroj si më poshtë:

Në prill të vitit 1963 vizitova kryegjyshatën botërore bektashiane në Tiranë, me rekomandim të profesor Peter Elezit për të parë varrin e Naim Frashërit. Duke vizituar mjediset e brendshme të kryegjyshatës, në dhomën që përdorej si muze brenda Bibliotekës, në një kënd të saj ishte një objekt i mbështjellë me një gazetë.

Dervishi që më shoqëronte, më tha se është taxhi i Ali Pashë Tepelenës. Unë u habita, pasi dija diçka për Ali Pashë Tepelenën dhe i thashë pse e mbani të mbështjellë me gazetë? Sepse taxhi ishte i mbështjellë me gazetën “Puna”.

E pyeta për herë të dytë, a është e vërtetë që është taxhi i Ali Pashë Tepelenës. Dervishi m’u përgjigj se është më se e vërtetë.”

Tiranë 13 Shtator 2019
Deklaruesi
Sadik Sinani

Kjo është një dëshmi që na vjen nga Sadik Sinani pra në jap një mundësi dhe ta dimë se deri të paktën në vitin 1963, ky objekt ka qenë në mozeun e krygjëyshatës boëtrore në Tiranë. Atëherë nëpëmjet një grupi pune që ne kemi ngrituar për të verofkuar edhe në arkivat e shetiot dhe të bëjmë të mudur të gjemë mënyrën sesi ka lzizur ky objekt në film në kryegjyhsatë e më tej”, tha Dorian Koçi

Taxhi ka një lartësi 18.5 cm dhe diametër 20 cm dhe paraqitet tepër i dëmtuar

“Ne mbështetemi edhe në shënimet e dëshmitarëve okularë apo të shkrimtarëve, të cilët e kanë përshkruar këtë taxh, por ajo që i afrohet më tepër për të arritur në këtë përfundim është nga gravurat apo pikturat e piktorëve të njohur dhe ka shumë piktura. Të paktën, dy piktorë europianë e kanë parë shumë afër. Njëra nga pikturat që përafron është vepra e famshme e Joseph Cartëright, “Portret i Ali Pashës” që ishte pjesë e delegacionit britanik për dorëzimin e Pargës,

Pra ne e kemi edhe portretin origjinal që e shohim këtu, por kjo formë vihet re. Dhe së dyti është edhe një portret shumë i famshëm “Ali Pasha në Liqenin e Janinës” nga Louis Dupré, 1825. Dorian Koçi shprehet se ky taxh ka rëndësi të veçantë, sepse është i vetmi që mendohet se i përket Ali Pashë Tepelenës në territoret shqiptare. Në muzeun Benaki në Athinë ka objekte personale të tij si orë xhepi apo dhe disa armë të dekoruara me ar. Objekte të shumta ka edhe në Muzeun e Janinës, ndërsa çfarë Ali Pashë Tepelena ka lënë pas në Shqipëri, ka humbur pa asnjë gjurmë…(Shqiptarja.com) /l.m

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Seanca maratonë në Kuvend, miratohet buxheti dhe paketa fiskale. Kalojnë paketa antidhunë, donacionet e sponsorizimet

Seanca maratonë në Kuvend, miratohet buxheti dhe paketa fiskale. Kalojnë paketa antidhunë, donacionet e sponsorizimet

November 27, 2026
U përjashtua apo jo Spiropali? Deputetja e PS: S’ka vendim, kur të ketë një të tillë do bëhet publik

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë! Nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

November 26, 2026
Spiropali thirrje opozitës: Të shohë përtej penxhereve e hekurave, të na bashkohet në Komisionin e Posaçëm

Kallëzimi në SPAK/ Spiropali: E di kush e ka bërë, por nuk më stepin dot!

November 26, 2026
Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!

Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!

November 26, 2026
Nuk e paragjykoj partinë e re, por…

Nuk e paragjykoj partinë e re, por…

November 26, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Pas protestave, Spahiu zbulon emrat e 10 partive të reja: Përçarja e opozitës do të forcojë dyshen Rama-Berisha

November 26, 2026
“Më monitoronin në kafet që dilja”, Spiropali: Ka deputetë të trembur nga vetja…

“Më monitoronin në kafet që dilja”, Spiropali: Ka deputetë të trembur nga vetja…

November 26, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Protesta e 28 Nëntorit, Çupi: As shqiptari më i keq nuk e dëmton vendin në Ditën e Flamurit!

November 26, 2026
Dhunoi barbarisht gruan: Gjykata e la në arrest shtëpie, i dënuari sfidon duke punuar në lokal

Dhunoi barbarisht gruan: Gjykata e la në arrest shtëpie, i dënuari sfidon duke punuar në lokal

November 26, 2026
Donald Trump “ul gjakrat” me senatorin e Michigan: El-Sayed është djalë i zgjuar

Donald Trump “ul gjakrat” me senatorin e Michigan: El-Sayed është djalë i zgjuar

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In