• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Në fillim të javës nisin problemet për rrëzimin e Qeverisë kosovare

by Java News
09/04/2017 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fillim të javës së ardhshme fillojnë konsultat për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës. Shefja e Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami pritet që të filloj konsultat me dy homologët e saj nga dy subjektet tjera opozitare, AAK dhe Vetëvendosje për fillimin e mbledhjes së nënshkrimeve për futjen e kësaj çështjeje në rend dite për njërën nga seancat e ardhshme të Kuvendit.Deputeti i Nismës, Zafir Berisha ka thënë për Lajmi.net se të hënën ose të martën do të fillojnë konsultat për mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

“Kjo është iniciativë e kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj, e cila rrjedhë edhe si rezultat i pakënaqësive të deputetëve dhe akterëve të mazhorancës dhe unë mendoj se nesër apo pasnesër, kryetarja e Grupit Parlamentar  do të filloj konsultat me grupet tjera parlamentare, fillimisht me ato të opozitës, pra me AAK-në dhe me Vetëvendosjen e më pas edhe me deputetët e mazhorancës për këtë mocion”, ka thënë Berisha.

Ai më tej, është shprehur i bindur se kjo iniciativë do të ketë sukses, pasi sipas tij atë do ta mbështesin edhe një pjesë e deputetëve të koalicionit qeverisës.

“Disa deputetë të mazhorancës janë deklaruar se do ta mbështesin këtë iniciativë, dhe unë besoj se kjo iniciativë do të ketë sukses. Por besoj që nesër apo pasnesër do të fillojnë diskutimet, do të mblidhen 40 nënshkrimet për ta fut në rend dite këtë çështje. Dhe më pas pres rrëzimin e kësaj Qeverie”, ka shtuar Berisha.

Në bazë të Kushtetutës së Kosovës  Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë mund të ngrihet me propozimin e një të tretës (1/3) të të gjithë deputetëve të Kuvendit, pra me mbledhjen e nënshkrimeve të së paku 40 deputetëve.

Ndërsa, mocioni i mosbesimit konsiderohet se është pranuar, nëse për të votojnë shumica e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës (mbi 60 deputetë).

Por, nëse mocioni i mosbesimit dështon, mocioni tjetër i mosbesimit nuk mund të ringrihet gjatë nëntëdhjetë (90) ditëve të ardhshme, përgatiti ” Lajmi.net”. (b.an)

Next Post
“Babai pinte alkool e na dhunonte, pasi u nda me nënën nuk u interesua për ne”, historia prekëse e 3 motrave

"Babai pinte alkool e na dhunonte, pasi u nda me nënën nuk u interesua për ne", historia prekëse e 3 motrave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Në qeli prej 2024-ës, lihet në burg ish-presidenti Meta

September 15, 2026
“KLP nuk është mbledhur kurrë”, avokati i Veliajt: Po anashkalohen procedurat për të legjitimuar Dadon

Vendimi për Veliajn/ Avokati: Do përdorim çdo mjet juridik, nuk mund ta mundin politikisht përmes ‘lawfare’-it

September 15, 2026
Bardhi ‘sfidon’ mazhorancën: 2.2 mln lekë të vjetra çon në shtëpi një gjyqtar

Bardhi ‘sfidon’ mazhorancën: 2.2 mln lekë të vjetra çon në shtëpi një gjyqtar

September 15, 2026
VIDEO/ Momenti kur Veliaj del nga salla e gjyqit dhe përshëndet të pranishmit në seancë

GJL vendosi 3-0 ndaj Erion Veliajt/ Ja çfarë thoshte një vit më parë për këtë masë…

September 15, 2026
Rama në Napoli, vizitë në Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale”

Rama në Napoli, vizitë në Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale”

September 15, 2026
UEFA Nations League/ Biletat për dy ndeshjet e Kombëtares tani shiten edhe fizikisht pranë stadiumit “Air Albania”!

UEFA Nations League/ Biletat për dy ndeshjet e Kombëtares tani shiten edhe fizikisht pranë stadiumit “Air Albania”!

September 15, 2026
Trafikoi sasi të mëdha droge drejt BE, arrestohet i fshehur në Belgjikë Jasin Avdyli! Mbante dy identitete, pritet ekstradimi…

Trafikoi sasi të mëdha droge drejt BE, arrestohet i fshehur në Belgjikë Jasin Avdyli! Mbante dy identitete, pritet ekstradimi…

September 15, 2026
Depistimi i fëmijëve në shkolla, ministrja Spahiu: Prioritet me protokolle të qarta edhe për trajtimin në vijueshmëri

Depistimi i fëmijëve në shkolla, ministrja Spahiu: Prioritet me protokolle të qarta edhe për trajtimin në vijueshmëri

September 15, 2026
NATO në alarm, fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez!

NATO në alarm, fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez!

September 15, 2026
“Nafta mbi 229 lekë për litër”- Denoncimi i PD: Qeveria nuk po ndërhyn për uljen e çmimit, të eliminohet taksa e qarkullimit!

“Nafta mbi 229 lekë për litër”- Denoncimi i PD: Qeveria nuk po ndërhyn për uljen e çmimit, të eliminohet taksa e qarkullimit!

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com