• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në fillim qëlloi për vdekje dy fëmijët e mitur të fqinjit, si ndodhi masakra e Malit të Zi që zgjati për 45 minuta

by
13/08/2022 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e djeshme, 34 vjeçari malazez, Vuk Boriloviç qëlloi për vdekje me pushkë gjuetie 10 persona dhe plagosi gjashtë të tjerë, përpara se të vritej nga një bashkëqytetar i tij.

Ende janë të paqarta motivet që çuan 34-vjeçarin të ndërmarrë aktin ekstrem, ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje për solidaritet me familjet e viktimave. Trupi i pajetë i autorit të masakrës është dërguar për autopsi, ndërsa nga informacionet paraprake bëhet e ditur se është vrarë nga bashkëqytetari N. K., ndërsa ishte i rrethuar nga policia.

Boriloviç refuzoi të dorëzohej tek autoritetet e zbatimit të ligjit, edhe pse ishte i rrethuar.

Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Policisë dhe Prokuroria e Lartë e Shtetit bënë thirrje për vetëpërmbajtje, duke thënë se detajet se si ndodhi tragjedia e madhe dhe si u vra Boriloviç do t’i shpallin sapo t’i vërtetojnë faktet.

Kronologjia

Sipas të dhënave zyrtare, Boriloviç hyri në banesën e qiramarrësve të tij rreth orës 15:30 dhe vrau njëmbëdhjetë vjeçarin M. në derë, pastaj vëllanë e tij tre vjet më të vogël. Më pas qëlloi nënën e tyre, Natasha Pajović Martinovic përmes dritares.

Pasi i ekzekutoi gruan dhe dy fëmijët e mitur, autori telefonoi kryefamiljarin Miloš Martinović dhe i tha: “Kam vrarë familjen tënde dhe time”, sipas Vijesti.

Në minutat e ardhshme, në një distancë prej 80 metrash nga shtëpia e tij, ai vrau edhe shtatë persona si edhe plagosi 6 të tjerë.

Sulmi zgjati 45 minuta

Autoritetet shpjeguan se pas krimit ne familjen e Martinović, ai hyri në banesën e një fqini tjetër ku vrau dy të moshuar, Danijela dhe Dimitrije Drecun dhe plagosi rëndë nipin e tyre Aleksandar Drecun (32-vjeç).

Në prag të asaj shtëpie ka vrarë edhe djalin e tyre Rajko Drecun (56-vjeç), i cili kishte vrapuar drejt shtëpisë kur ka dëgjuar të shtënat.

Më pas sulmoi të tjerët. Boriloviç vrau edhe fqinjin e tij Milan Mitroviq (37-vjeç), e më pas dajën e tij Goran Gjurishiq (54-vjeç), dhe teksa po zbriste në rrugë qëlloi për vdekje fqinjët Aleksandra (52-vjeçe) dhe Danijela Radunoviq (51-vjeçe).

I armatosur me dy fishekë dhe një pushkë në dorë, ai u kthye në drejtim të shtëpisë së fqinjit të tij IJ dhe i kërkoi të dilte jashtë.

Ai plagosi edhe katër fqinjë të tjerë, Slavica Zviter, Filip Gjurkoviq, Mileva Ramadanoviq dhe Darinka Çelebiq, si dhe polici Ljubisha Maksimoviq, i cili po përpiqej ta neutralizonte. Qendra Klinike e Malit të Zi bëri të ditur mbrëmë se tre nga të plagosurit janë operuar dhe janë vendosur në Repartin e Mjekimit Intensiv.

Autoritetet nuk i zbuluan detajet dhe motivet që e shtynë Boriloviç të kryente aktin brutal. Viktimat e para janë vrarë në orën 15:30.

Shkëmbimi i zjarrit

Policët që shkuan në vendin e ngjarjes pas të shtënave të raportuara nuk kanë mundur t’i afrohen Boriloviç sepse ai ka hapur zjarr ndaj tyre. Ai ka qëlluar edhe në drejtim të ekipit të Ndihmës Mjekësore të Urgjencës, duke i penguar ata të ndihmojnë bashkëqytetarët e plagosur.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, ai ka vrarë xhaxhain e tij teksa po mundohej të arsyetonte me të, duke i thënë “tani do të të shpjegoj se çfarë po bëj”.

Gjatë kohës që policia po shkëmbente zjarr me Boriloviç dhe pasi ai e plagosi njërin prej tyre, Maksimoviç, 34-vjeçari dyshohet se është qëlluar me pistoletë nga një bashkëqytetar i N. K., i cili po ashtu ka tentuar ta bindë që të dorëzohet.

Mbrëmë, pas hetimeve, prokurorja Andrijana Nastiq ka bërë të ditur se Boriloviçin e ka vrarë një bashkëqytetar, por nuk e ka treguar identitetin e tij.

/e.d

Next Post
“Erjoni ka bërë punë të jashtëzakonshme në Tiranë”/ ‘Përplasja’ mes Metës dhe Veliajt, ja si shprehej ish-presidenti kohë më parë

"Erjoni ka bërë punë të jashtëzakonshme në Tiranë"/ 'Përplasja' mes Metës dhe Veliajt, ja si shprehej ish-presidenti kohë më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com