• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në fakt prokurorët kanë rënë në kurthin e Veliaj

by Mero Baze
13/03/2025 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Erion Veliaj e konsideroi si një kurth ndaj tij, përndjekjen që Prokuroria i ka bërë bisedave të tij me familjarë dhe komunikimet e tij në shtyp, duke tentuar t’i përdorin si prova të betejës së tij kundër drejtësisë.

Në fakt, në kuptimin afatshkurtër ose efektin mbi vendimin e sotëm, ato janë një provë që tregon qartësisht dy probleme për mënyrën se si SPAK po funksionon në rastin Veliaj.

E para, është mungesa e kujdesit për t’u shfaqur si hakmarrës dhe jo si prokurorë profesionistë, dhe e dyta, fuqia që SPAK ka mbi GJKKO, pra duke noterizuar çdo epsh të tyre. Në këtë kuptim, ata mund t’i quash të plotfuqishëm kur marrin vendim të ndëshkojnë dikë, apo më tepër ta linçojnë atë.

Rasti i Veliajt është i qartë, si një rast ku përzihet shërbimi politik me mllefet personale të tyre ndaj tij, për shkak të betejës që ka bërë për t’i diskredituar ata në konflikt interesi.

Por në një vështrim më afatgjatë, mendoj që prokurorët kanë rënë në kurthin e Veliaj. E drejta e një të ndaluari, pa arsye bindëse juridike, për të protestuar ndaj prokurorëve dhe për të treguar arsye të tjera jo ligjore përse ai është në burg, është një e drejtë e pamohueshme. Madje kjo është një provë për prokurorët nëse ata janë aty për të bërë detyrën apo për të linçuar një person.

Në rastin konkret, të dy prokurorët duket se kanë të njëjtën humbje qetësie dhe lëshim nervish, duke e kthyer betejën me Veliajn në betejë personale. Ata nuk kanë bërë asnjë kujdes të sillen si prokurorë, por si dy njerëz që kanë në dorë jetën e tij dhe nuk lënë rast pa treguar se janë gati ta shkatërrojnë atë fizikisht, familjarisht, madje dhe më thellë, rrethin e tij shoqëror. Dhe kjo jo vetëm në seancat e ballafaqimit me Veliajn ku sillen si dy njerëz të xhindosur, por edhe në sjelljet në zyrat e SPAK gjatë hetimeve me dëshmitarë të tjerë.

Gjithë të thirrurit për hetime, pas përballjeve të Veliaj me ta, janë ndeshur në zyrat e SPAK me prokurorë të bërë bishë, që i kërcënojnë se po nuk thanë ato që duan ata, do t’i kalbin në burg, nuk do t’i ndahen gjithë jetën e broçkulla të tjera, sikur të jenë djemtë e Aranit Çelës dhe jo prokurorët e vitit 2025.

Dhe ata do të vazhdojnë ta ruajnë këtë epërsi mbi përdhunimin e lirive të një të burgosuri politik si Veliaj derisa të fillojnë proceset gjyqësore dhe beteja e tij të jetë edhe ligjërisht një betejë publike.

Pastaj ata do të kuptojnë se me shkeljet e rënda që kanë bërë dhe po vazhdojnë të bëjnë, me përpjekjen për të dhunuar dëshmitarët dhe për të përfolur shtypin që mbështet Veliajn, dhe akoma më shumë me zbythjen që kanë nga përdhunimi që u ka bërë Sali Berisha, duke mos respektuar asnjë standard izolimi si i burgosuri shtëpiak prej tyre, ata do të kthehen pas ca kohësh në një karikaturë të drejtësisë shqiptare.

Detyra e Prokurorisë, por sidomos e kryeprokurorit, është të unifikojë praktika hetimi dhe standarde hetimi që të jenë njësoj për të gjithë. Sjellja me dy standarde e tyre në rastin Veliaj përballë gjithë rasteve të tjera, i njollos ata si dy prokurorë hakmarrës, jo profesionalë, që nuk udhëhiqen nga ligji, por nga urrejtja personale dhe përfshirja në një përndjekje personale ndaj tij.

E kuptoj që Veliaj ka bërë boll që t’i fusë në këtë spirale. Sulmet e Veliajt nga qelia, tallja me Olsi Dadon si “Olsi Violina”, përpjekja hipokrite e Veliajt për të ndarë Olsin nga Dumani, apo sulmet në shtyp për jetën private të Olsit, janë një tepërim.

Veliaj nuk është në burg se Olsi ka dëftesën me pesa, se ka bërë një kurs të shërbimit sekret grek në Athinë, apo se ka të dashura. Së paku, Veliaj nuk është arrestuar për këto vese të Olsi Dados, nëse mund t’i quajmë të tilla. Dhe ai e di këtë. Për këtë shkak besoj se ai ka qenë i vetëdijshëm kur i ka bërë ato, që ata të hakërrehen dhe të mos sillen më si prokurorë, por si dy burra të zemëruar me një të arrestuar në qeli.

Dhe deri më sot ja ka arritur me një çmim të lartë, natyrisht me ndjenjen në burg. Por edhe po të mos t’i bënte ato, përsëri në burg do mbetej, si viktimë e një vendimi politik.

Tani së paku ka marrë me vete në këtë histori edhe dy prokurorët, të cilët i ka futur në spiralen e hakmarrjes personale, duke i çmitizuar si prokurorë profesionistë dhe duke e shtyrë gjyqin publik të tyre në kohë bashkë me gjyqin e tij.

Next Post
VIDEO / “As selinë e PS nuk e morëm dot”, si reagoi Berisha pas protestës, plas gallata në rrjet

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2

Comments 3

  1. L.Xh says:
    10 months ago

    E gjithë trupa e gjykatesve të Posaçëm, (shkalla e parë dhe apeli) dhjesin gjak nga SPAK-u me Altin Dumanin në krye, një fshatar i rritur në varferi dhe i mbrujtur me urrejtie dhe mllef ndaj çdo qytetari të qytetëruar.
    Është e njejta urrejtie e Dumanit njesoj si edhe e Sali Berishes, ndaj çdo qytetarie, arti e kulture që ka origjinë urrejtien fshatare ndaj qytetarisë.
    Kjo është e vlefëshme pothuaj për të gjithë trupën e spakisteve, me ndonjë përjashtim të rrallë.
    Fatkeqësi për këtë popull e këtë vënd, për besimin që i dhanë krijimit të drejtësisë së re, që qënka një deshtim i rëndë, me pasoja fatale, duke thyer shpresën se një ditë do të ketë drejtësi, sepse po shohim që krimineli Sali Berisha, nuk denohet për 21 Janarin ku me urdher të tijë u vranë kater të pafajshem në bulevard, nuk po denohet krimi i Gerdecit me 26 të vdekur, duke lënë Fatmir Mediun dhe Shkelzen Berishen, të tallin bythën me drejtësinë, me Popullin dhe me gjithë këtë vënd.
    Turp për SPAK dhe Dumanin.

    Reply
  2. PRoShi says:
    10 months ago

    Një hakmarrje e sëmurë e të pafuqishmëve Dum Dum dumanë . Të vjen keq Mero por do kalojë edhe kjo dalllgë. Duhet korrigjuar drejtësia . Nëse gabojnë prokurorët duhet të paguajnë këta në vlerë parash, e pse jo me ndëshkime maksimale ashtu siç po ndëshkojnë këta me burg. Nuk kanë për të livadhisur gjatë. Nuk duron gjykata e Strasburgut turpe të tilla në se Shqipëria hyn në Europë. Biles drejtësia e Strasburgut duhet të zbresë në Tiranë , në SPAK sa më parë.

    Reply
    • L.Xh says:
      10 months ago

      Faleminderit PRoShi për këto fjalë me shumë domethënie dhe kuptim të thellë drejtuar atyre që dijnë të lexojnë dhe kuptojnë edhe ato që shkruhen “në mes të rreshtave”.
      Mirënjohje.

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

December 28, 2025
Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com