• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në fakt, fushatë të stilit trampist po bën Edi Rama

by Ervis Iljazaj
23/04/2025 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Edhe pse Partia Demokratike ka një strategjist të fushatës që ka punuar me Donald Trump, fushata e saj nuk ngjan aspak me atë të presidentit amerikan. Në fakt, për nga mënyra e komunikimit politik, fushatë të stilit trumpist po bën Edi Rama. Ka disa elementë të fushatës së tij që ngjasojnë shumë me atë të Doanld Trump. Sigurisht të dy personazhet nuk ngjajnë aspak, njëri në pushtet në Shqipëri dhe tjetri në opozitë në Amerikë. Por duket qartë që fushata e Ramës ka disa elementë të ngjashëm me atë të Donald Trump.

E para, është padyshim elementi i bullizimit. Edi Rama që kur ka filluar fushata nuk bënë gjë tjetër veçse bullizon kundërshtarin e tij politik Sali Berishën, njësoj siç bënte Trump me Biden dhe Kamala Harris. Rama e quan Berishën buf, apo përdor epitete të tilla që kanë të bëjnë me moshën e madhe të tij. Po të vësh re me kujdes stafi i Ramës dhe media pranë tij duket sikur kanë një porosi të veçantë për të shpërndarë dhe për t’i dhënë jehonë gafave të tij. A nuk ngjason kjo strategji njësoj me atë që përdorte Donald Trump me kundërshtarët e tij?!

E dyta, ka të bëjë me fushatën karakteriale që po zhvillon Edi Rama. Ai po u thotë shqiptarëve se vetëm ai mund ta integrojë Shqipërinë në BE. Madje dhe slogani është me Edin në BE. Të vetmen gjë që po luan Rama në këtë fushatë është besueshmëria, sipas tij, që shqiptarët duhet të kenë te ai dhe jo te Sali Berisha, të cilin, gjithnjë sipas tij, nuk e pranon njeri në Europë. Në fakt, edhe Donald Trump gjatë fushatës së tij besimin te ai dhe karakteri i tij i fortë ishte një elementë i rëndësishëm. Shumë herë e përdorte si kartë që do t’i jepte zgjidhje problemeve kombëtare dhe ndërkombëtare, gjë të cilën, sipas tij, kundërshtari nuk e kishte dhe ishte tërësisht i pabesueshëm.

E treta, ka të bëjë me premtimin. Edi Rama nuk po u premton shqiptarëve as shëndetësi më të mirë, as arsim apo reforma të tjera të rëndësishme. Por vetëm një ëndërr, atë të pasaportës europiane. Dhe këtë gjë po e bën duke vënë theksin të dinjiteti që do të kenë shqiptarët si të barabartë me qytetarët e tjerë europianë. Po ta shikosh me kujdes në çdo takim që zhvillon ai përdor pasaportën europiane jo si një mjet për të përmirësuar jetën e çdokujt, por si mjet që do vendosë dinjitetin e shqiptarëve në vend dhe do t’i bëjë ata krenarë. Pra, si të thuash, luan me emocionet dhe sedrën e kombit shqiptar. Të njëjtën gjë bëri dhe Donald Trump me amerikanët kur i thoshte se do të kthejmë dinjitetin e Amerikës dhe me ardhjen e tij në pushtet e gjithë bota do t’i respektonte sepse gjatë presidencës Biden, Amerika e kishte humbur dinjitetin dhe seriozitetin e saj.

Nga ana tjetër fushata e Partisë Demokratike ngjan më shumë me atë të demokratëve në Amerikë se sa me atë të Republikanëve. Berisha po u flet shqiptarëve me një gjuhë të matur, me propozime programore, për të drejtat e njeriut apo për demokracinë në përgjithësi. Asgjë nga retorika e Sali Berishës nuk është e ngjashme me atë të Donald Trump.

Sigurisht që krahasimi është ndoshta i tepruar dhe ka elementë që nuk mund të krahasohen, por fakt është se Rama në komunikimin e tij gjatë kësaj fushate ka shumë elementë komunikimit të Donald Trump ku hyn arroganca, bullizimi i kundërshtarit, emocionet popullore dhe karakteri i personazhit politik. Berisha ngjan më shumë me një politikan klasik, ndërsa Rama, edhe pse ka 12 vite në pushtet duket si një ‘outsider’. Se cila nga këto fushata do të jetë fituese mbetet për t’u parë, por nga forma, ajo e Ramës është shumë afër fushatës së Donald Trump.

Next Post
Lufta Ukrainë- Rusi, Putin pranon armëpushimin: Falënderoj Trumpin!

HARTA / Ky është propozimi përfundimtar i Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë!

Comments 1

  1. Baca says:
    11 months ago

    Kur i do b*tha ketij Ervisit e thote edhe ndonje gje te sakte!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E reja nga Kosova u gjet e pajetë në një hotel, procedohen dy administratorët e biznesit në Durrës

E reja nga Kosova u gjet e pajetë në një hotel, procedohen dy administratorët e biznesit në Durrës

March 22, 2026
Nga urimi për Sulltan Novruzin te thirrja për protestë, Berisha: Sot dita për të rrëzuar regjimin!

Nga urimi për Sulltan Novruzin te thirrja për protestë, Berisha: Sot dita për të rrëzuar regjimin!

March 22, 2026
Izraeli bën bilancin: Irani na ka sulmuar me mbi 400 raketa balistike që nga nisja e luftës

Izraeli bën bilancin: Irani na ka sulmuar me mbi 400 raketa balistike që nga nisja e luftës

March 22, 2026
Ministri Hoxha: Zgjerimi i BE-së jo thjesht një politikë, por domosdoshmëri strategjike për një Evropë më të fortë

Ministri Hoxha: Zgjerimi i BE-së jo thjesht një politikë, por domosdoshmëri strategjike për një Evropë më të fortë

March 22, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 23 mars 2026

March 22, 2026
Analiza e REL: Lëvizjet e Serbisë dërgojnë paralajmërime serioze! Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin

Analiza e REL: Lëvizjet e Serbisë dërgojnë paralajmërime serioze! Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin

March 22, 2026
KE: Shqipëria, progres me drejtësinë, por të ruhet pavarësia e gjyqësorit! Korrupsioni mbetet problem

KE: Shqipëria, progres me drejtësinë, por të ruhet pavarësia e gjyqësorit! Korrupsioni mbetet problem

March 22, 2026
Shpërthim i fuqishëm në Romë, shembet pallati dhe tre banesa. Dy persona të plagosur dhe dhjetëra të evakuuar

Shpërthim i fuqishëm në Romë, shembet pallati dhe tre banesa. Dy persona të plagosur dhe dhjetëra të evakuuar

March 22, 2026
Aksident me vdekje në Tiranë/ Motori përplaset me barrierat e rrugës, humb jetën drejtuesi 28-vjeçar i mjetit

Aksident me vdekje në Tiranë/ Motori përplaset me barrierat e rrugës, humb jetën drejtuesi 28-vjeçar i mjetit

March 22, 2026
Kush do e fitonte një Big Brother mes Selin dhe Gjestit? Ja si përgjigjet Gimbo

Kush do e fitonte një Big Brother mes Selin dhe Gjestit? Ja si përgjigjet Gimbo

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In