• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në Facebook nuk jeni klienti, por produkti, dhe ky është thelbi

by Edward Morrissey
22/03/2018 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Edward Morrissey*

Ditët e fundit, ligjvënës dhe ekspertë të ndryshëm janë shprehur të tronditur dhe të zemëruar pasi “Cambridge Analytica”, një kompani e kontraktuar për fushatën zgjedhore të Donald Trump, kishte përdorur të dhëna personale nga Facebook. Shumë prej kritikëve silleshin sikur problemi është unik dhe jo-normal. Por në të vërtetë, përdorimi i të dhënave personale për reklama mund të jetë gjithë thelbi i ekzistencës së rrjeteve shoqërore.

Facebook ka shumë llogari për të dhënë. Mark Zuckerberg dhe drejtues të tjerë të Facebook do të kërkohen të dëshmojnë përpara Kongresit amerikan për atë që ndodhi. Ndërkohë, ata i kanë hequr kompanisë “Cambridge Analytica” të drejtën për të përdorur platformën, si dhe kanë ashpërsuar rregullat për marrjen e të dhënave.

Presidenti Trump dhe fushata e tij, sigurisht, duan të distancohen sa më shumë nga ish-këshilltarët. Por skandali me Facebook nuk është arsyeja e vetme që ekipi i Trump-it duhet të distancohet nga “Cambridge Analytica”. Një përgjim i bërë nga gazetarë investigativë tregoi se si Alexander Nix, drejtori i përgjithshëm i “Cambridge Analytica”, dhe drejtues të tjerë, mburreshin për dredhitë e shumta që mund të ofronin për klientët. Një nga “shërbimet” që ofronin, siç thanë gjatë përgjimit, ishte futja e politikanëve në kurth duke përdorur prostituta ukrainase, ose që i tërhiqnin kundërshtarët për t’u shkaktuar shkelje financiare gjatë fushatës, si dhe të prodhonin lajme të rreme. Edhe sikur ekipi i Trump-it të mos i ketë përdorur kurrë këto shërbime, edhe sikur drejtuesit e “Cambridge Analytica” ta kenë thënë kot, sa për t’u dukur para klientëve (ose, siç thanë ata, për të gjetur aktorë dashakeqë në politikë), këta këshilltarë janë kthyer në një pengesë të qartë politike.

Por a duhet të habitet njeri që Facebook ka lejuar kompani të jashtme të shfrytëzojnë të dhënave e 50 milionë përdoruesve? Facebook ka vite që u ofron të dhëna të tilla reklamuesve, dhe përdoruesit nuk i ka detyruar njeri që t’i shkruajnë të dhënat. “Cambridge Analytica” mund të ketë shumë faje, por marrja e të dhënave mund të jetë mëkati më i vogël mes tyre.

Facebook mbetet një nga kompanitë më të vlefshme në botë. Dikush mund të pyesë se nga vijnë këto para? Vërtet ka 1.4 miliardë përdorues, por ata nuk paguajnë asgjë për të hyrë në platformë, dhe mund ta përdorin sa të duan. Është 100% falas.

Paratë vijnë nga reklamat. Dhe përparësia e Facebook për të shitur më shumë reklama se të tjerët vjen ngaqë ka një bazë aq të madhe përdoruesish, aq sa mund t’u premtojë kompanive se do t’u dërgojnë reklama grupeve demografike që dëshirojnë. Doni t’u reklamoni diçka vetëm banorëve të Kansasit që kanë lindur pas viteve ’90 e që zotërojnë një shtëpi? Facebook e mundëson këtë. Doni t’u reklamoni diçka vetëm pensionistëve në Japoni? Facebook e mundëson edhe këtë.

Facebook shet reklamat në bazë të njohurisë që ka për ju. Është gjithë thelbi i këtij biznesi. Është budallallëk të mendosh se mund të ndodhë ndryshe.

Kompani që vijnë si palë të treta mund t’i përdorin të dhënat gjithashtu. Në vitin 2007, Zuckerberg e hapi platformën e Facebook për programues të jashtëm, të cilët mund të ndërtonin aplikacionet e tyre jashtë Facebook-ut, dhe nëpërmjet tyre mund të lidheshin me përdorues, duke u marrë të dhëna personale. Falë mundësive që jep rrjeti shoqëror për të pasur shumë miq, këto aplikacione të treta mund të marrin të dhëna jo vetëm për ata që e kanë instaluar, por edhe për miqtë e tyre. Ky është një element bazë i strukturës së Facebook, që e shumëzon fuqinë e reklamimit me disa herë. Kështu arriti “Cambridge Analytica” të marrë të dhëna për 50 milionë përdorues, duke përdorur miqtë e vetëm 272,000 përdoruesve që kishin instaluar aplikacionin e tyre dhe që e kishin lejuar t’u lexohej lista e miqve.

“Cambridge Analytica” s’ka qenë kompania e parë me lidhje politike që e zbuloi këtë mundësi që ofronin rrjetet shoqërore, dhe as e para që e shfrytëzoi. Siç raporton “Washington Post”, ekipi i Barack Obama-s për fushatën zgjedhore kishte përdorur mekanizma të njëjta për të ndërtuar një organizatë të stërmadhe në rrjetet shoqërore. “New York Times” raportoi në vitin 2013 se lëvizjet e ekipit të Obama-s për t’i grumbulluar këto të dhëna kishin ngritur alarme në sistemin e Facebook, por ata thjesht e kishin shpërfillur. “Thoshin që mund ta bënim sa të donim, mjaftonte që të mos e bënim më pas zgjedhjeve të  7 Nëntorit”, kishte raportuar një punonjës fushate. Kjo mënyrë nuk ka qenë më pak ndërhyrëse. “Kërkonim të shikonim fotot, por në fakt synimi ynë ishte të shihnim se kë tjetër kishit etiketuar në foto”, tha i njëjti punonjës për “The Times”. “Fotot janë mënyrë e mirë për të zbuluar shokë të vjetër shkolle apo ish të dashura”.

Thelbi është që kur shërbimi ofrohet falas, ju nuk jeni klient. Jeni produkti. Nëse s’doni të bëheni produkt, mos u regjistroni fare. Ose më thjesht, mos fusni të dhëna personale pa fund e të prisni pastaj që të mbahen private.

Facebook mund të meritojë të qortohet për mënyrën se si funksionon modeli i tyre financiar dhe se sa varet puna e tyre nga të dhënat e klientëve. “Cambridge Analytica” mund të ketë shumë llogari për të dhënë. Por ashtu si me Kapitenin Louis Renault në “Casablanka”, kjo habia e madhe pasi keni luajtur bixhoz në kazinonë e rrjeteve shoqërore, duket më shumë si injorancë e qëllimshme.

*The Week-Top Channel

Next Post
Vlorë, grabiti benzin, policia identifikon autorin

Vlorë, grabiti benzin, policia identifikon autorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In