• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“NË EMËR TË POPULLIT”, jeni të ftuar …”/Helidon Haliti hap ekspozitën me 4 cikle në Shkodër

by A M
07/04/2024 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Takimin e tij të parë me artdashësin shkodran, qytetin e shumë piktorëve të famshëm, ”Mjeshtri i Madh” i pikturës, Helidon Haliti, e vlerësoi më ndryshe, duke çelur një nga ekspozitat më të mëdha të karrierës së tij.

Një ekspozitë mjaft intriguese dhe e veçantë prezantohet këto ditë në Galerinë e Artit Shkodër nga datat 4-27 Prill nga artisti i mirënjohur Helidon Haliti .

Duke filluar që nga ftesa “NE EMËR TË POPULLIT”, jeni të ftuar … , dhe Kurator “POPULLI”, Helidoni befason, sfidon dhe teston audiencën . Artist në kuptimin e plotë të fjalës, kërkues i palodhur , ekstravagand kokëfortë , ai tërheq , përmes vëmëndjes që i jep subjektit dhe personazheve të tij , ai krijon vlera të rralla artiske , të cilat të fusin në një univers që të befason .

Ekspozita vjen me 4 cikle që prezantohen në salla të veçanta:

Udhëtarët e kotësisë

Faksimile

Çapaculët

Shqipëria në akuarel

Udhëtarët e kotësisë , do të befasojë me kompozimet dhe me një tematikë provokuese , ku publikut i jepet mundësia interpretuese . E gjitha në një gamë të rozës dhe së kuqes , ku personazhet preznatohen çuditshëm në botën e tyre , ato deri diku kanë një qëndrim stoik , si pjesë e karakterit të secilit, janë nisur drejt një rrugëtimi që nuk dihet si përfundon apo kur përfundon , diku me nota ironie apo me nota humori , artsiti luan, ironizon , provokon , duke lënë të hapur një dialog apo një diskutim artistik . Eshtë një udhëtim ku dy kohë të ndryshme ndërthuren me njëra tjetrën , një udhëtim në krijmtari, udhetim në filozofi e mendim, udhëtim në karaktere, me simbolikat e veta , ku artsiti bëhet pjesë e tij ,

Unik në kompozim dhe subjekt duke luajtur me çdo formë, ngjyrë, figurë, personazhe dhe ky rrugëtim vazhdon ….

Faksimile,

Përshkruhet fund e krye nga lirizmi , duke u bazuar në poezitë e të atit Faslli Halitit , Helidoni i jep ngjyrë këtyre rrëfimeve , ai krijon një kontekst të ri të guximshëm për motivet që ai përzgjedh. Ngjyrat e gjalla përshkruajnë skena lirike por dhe të tensionuara, ai fut erotiken si herë të parë në kompozimet e tij , figura e femrës nudo është kudo e pranishme , ajo jepet sensuale , joshëse , shpesh e fsheh shikim dhe shpesh qëndron e pashqetësur nga vështrimet dhe bëhet pjesë e lojës artistike duke krijuar një energji të furishme që të tërheq rreth pikturës.

Helidoni është shume i ndjeshëm dhe nga luftërat në botë .

Tabllotë përshkruhen me nota mjaft dramatike , te ftohta , të pikturara, mjeshtërisht , kudo është një pesonazh interesant , ai luan me simbolika , me një majmun shpërthen me një klithmë .,një dhimbje që mbin nga brënda dhe përhapet në hapësirë, një ulërimë shurdhuese , si për të thënë stop indiferencës përpara një realiteti të tillë., një dash apo një dhi që merr formën e një anijeje lufte, një qiell i vrenjtur , si para një stuhie , dhe në plan të parë një figurë femërore , e cila e ka humbur joshjen , tashmë ajo mban tragjizmin e situatës , e strukur në lakuriqësinë e saj ajo vajton , e kërrusur , e trishtuar duke qënë pjesë e asaj cfarë po ndodh.

Helidonit i ka interesuar shumë fuqia imagjinare e detajeve., që lidhet aq ngushtë me faksimet, vargjet e të atit që shoqërojnë gjithë tabllotë .

Çapaculët

Veprat e Helidonit është shumë bashkëkohore, ai i referohet tematikës në lirikë, por pa lënë pa prekur dhe probleme dhe shqetësimet e shumta sociale.

Çapaculët janë punime të mrekullueshme , që vijnë në dimensione më të vogla , të cilat marrin shkas nga e përditshmja, nga ajo që ndeshim çdo ditë , njërzit që enden në hapësira shpesh të paorjentuar , me duar në xhepa , të lodhur , në kërkim të diçkaje ose të asgjëje, mbase dhe njerëz që vrasin kohën në bare , në dikutime të pavlera, pjesë e të përditshmes sonë. Artisti luan me ironinë , sarkazmën ,duke futur shpesh herë dhe vehten si pjesë e personazheve të tij, por pa harruar të fusë dhe miq , shokët , apo pjesë nga historitë që ai ka përjetuar , të cilat shpesh herë vijnë me nota humori.

Si një mjeshtër i ngjyrës dhe teknikës ai luan bukur me mjetet shprehëse, fshirjet , lëvizje mjeshtërore , me një ekspresivitet të theksuar ,ku shpesh fokusi kryesor është marrëdhënia midis formës, ngjyrës, personazheve dhe linjës., Helidoni luan shumë ne tabllonë e tij, ai dëfrehet kur punon , shpesh gjen brenda sipërfaqes së telajos sugjerime të figurave – kafshë ,nudove dhe personazheve te tij. Ky cikël i cili është i ndërtuar mbi karton apo fibër të përgatitur nga tavalozi , vijnë si një pjesë e çmuar që i jep ajër gjithë ekspzitës.

Shqipëria në akuarel

Dhe nuk kishte si të mungonte akaureli , dhe prekja magjike e Helidonit, I njohur si mjeshtri I Akuarelit .

Ai vjen si një rrugëtim i artistit nëpër Shqipëri , si një Edwart Lear por i kohëve moderne , që ka udhëtuar në çdo cep të Shqipërisë dhe do vijojë ta bëjë duke e pikturuar atë.

Pejsazhet e Helidonit vijnë plot ajër, freski , delikatesë, të mbushin me oksigjen e bukuri . Mjeshtri i madh Haliti prezantohet i plotë , si mjeshtër i vërtetë , vjen me magjinë e tij në një qytet magjik , vjen me një art të madh, në një qytet që është djepi i artit , prezantohet me kulturë e modestinë që e karakterizon në një qytet që është vatra e kulturës , dhe Shkodra do e mirëpresë ashtu siç ajo di , se Shkodra e do të bukurën dhe vlerën. Një rrugëtim i bukur në Shkodrën loce.

Next Post
Jemi të gjithë “politikanë”…

Në PD, merren vetëm me “tjetrin”

Comments 1

  1. Plaku says:
    2 years ago

    Urime Mjeshter! Haliti eshte nje artist e njeri i madh!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Uji i pishinave rrit shanset për infeksione të ndryshme, ja si të mbroheni

Kontrolle nëpër pishina, ISHSH: Në gatishmëri për çdo ankesë nga qytetarët apo referimi nga mjekët

June 27, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Hoxha në forumin e Dubrovnikut: Anëtarësimi në BE, i vetmi drejtim për të ardhmen e Shqipërisë

June 27, 2026
Berisha reagon pas deklaratave të Ramës për integrimin: Fshehu raportin që ‘nxin’ Shqipërinë

Thirrjet “Berisha në burg” në protesta, kreu i PD: Slogane mjerane të kundërshtarëve të opozitës. Mos u impresiononi!

June 27, 2026
E rëndë në Itali, shoku i futet në shtëpi dhe vret me thikë prindërit dhe motrën e mitur të 20-vjeçarit

E rëndë në Itali, shoku i futet në shtëpi dhe vret me thikë prindërit dhe motrën e mitur të 20-vjeçarit

June 27, 2026
Helmimi i kadetëve, Krimi Ekonomik zbarkon në AKU, sekuestrohet dosja e “Sori-Al”

Helmimi i kadetëve, Krimi Ekonomik zbarkon në AKU, sekuestrohet dosja e “Sori-Al”

June 27, 2026
Tregimet e Biblës si lexim i detyrueshëm në shkolla, shpërthejnë debatet

Tregimet e Biblës si lexim i detyrueshëm në shkolla, shpërthejnë debatet

June 27, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 28 Qershor 2026

June 27, 2026
Politika shqiptare dhe teoria e “lojës”

Ligji për financimin e partive, projektohen kufizime për afatet dhe masën e dhurimit

June 27, 2026
Berisha takime në CDU dhe Bundestag: Denoncova diktaturën autokratike të Ramës

Berisha takime në CDU dhe Bundestag: Denoncova diktaturën autokratike të Ramës

June 27, 2026
Ikballe Huduti “non grata”! Ministri: Kishte kohë që kishim mbledhur informacion për të. Ndihmuan edhe partnerët!

Ikballe Huduti “non grata”! Ministri: Kishte kohë që kishim mbledhur informacion për të. Ndihmuan edhe partnerët!

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In