• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Në emër të kujt flet Lulzim Basha?

by Artur Ajazi
26/01/2020 17:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Nuk e kam kuptuar kurrë, se në emër të kujt flet Lulzim Basha ? Në emër të kujt flet ai, kur ka të paktën 6 vjet që flet por nuk vendos, në emër të kujt flet ai, kur ka të paktën 6 vjet, që nuk bën kryetarin e partisë, pasi vendin e “Nderit” e ka patur dhe vazhdon ta ketë vetëm Doktori.

Eshtë ai që reagon, vendos “kushte” për shumicën qeverisëse, është ai që ndikon dhe monitoron gjithë aksionet e ish-opozitës, është ai që jep intervista të gjata në emër të Partisë Demokratike, është ai që kërkon largimin dhe rrëzimin e Ramës, është ai që teston “uraganin popullor”, dhe bën thirrje për “ndezjen e motorrëve”, madje është ai që përcakton edhe kur do të bjerë tërmeti. Eshtë ai, që kërkon të takohet i pari me ambasadorët e huaj (pastaj Lulzimi) dhe të dërguarit europianë në Tiranë, është ai që përcakton sa ka qenë, dhe sa është “minimumi jetik” i shqiptarëve, sa është “rritur krimi dhe korrupsioni” është ai që përcakton “afatin” e hapjes së negociatave dhe parashikon fatin e shqiptarëve.

“Doktori di gjithçka, Doktori ka informacion, Doktori është themeluesi partisë”, kështu shprehet kryetari de jure i saj. Atëhere, në emër të kujt flet zoti Lulzim Basha, cili është realisht vendi dhe pozicioni i tij në PD ? Dhe kjo nuk është hamendësi, por realitet. Dihet tanimë se Doktori ka përcaktuar, dhe do të përcaktojë edhe për shumë vite, rradhën emërore të atyre që do të jenë kryetarë partie, anëtarë kryesie, apo dhe deputetët e ardhshëm në atë parti. Atëhere, në emër të kujt flet Lulzim Basha, kur dihet se “tapinë dhe tepsinë” e asaj partie e ka Doktori.

Ajo çfarë i ka mbetur kryetarit de jure të ish-opozitës Lulzim Basha, është të bëjë gjoja “reagim” ndaj “vonesave në strehimin e banorëve”, apo ndaj raporteve , mbi “të dhënave e Indeksit te Demokracisë”, që e klasifikonte vendin tonë si “regjim hybrid dhe një hap larg autoritarizmit”. Po si nuk i ke lënë gjë Doktorit, o kryetari PD, si nuk i ke hequr asnjë pikë dhe asnjë presje veseve të tij. Pra, sipas zëdhënësit të Doktorit “Shqipëria shënoi përkeqësim duke rënë nga vendi i 76 në vendin e 79, sipas raportit “The Economist Intelligence Unit”.

Madje Lulzim Basha (gjithmonë pas Doktorit) jep edhe arsyet se përse raporti e “klasifikon” Shqipërinë nga vendi 76 në vendin e 79. Sipas tij “shkak për gjendjen është mungesa e një qeverie funksionale, parregullsia në zgjedhje, korrupsioni të lartë, sundimi të dobët i ligjit dhe mungesa e drejtësisë së pavarur”.‬ Në fakt Lulzim Basha ngatërron kohët, sepse jeton akoma me vitet e pushtetit absolut të Doktorit, madje vetja i duket sikur ka fituar zgjedhjet, sikur ka marrë mandatin e kryeministrit, dhe jo sikur ka 6 vjet në opozitë, madje prej 1 viti me asnjë përfaqësues në institucionet ligjore.

Gjithmonë 24 orë pas Doktorit, në ekrane del Lulzim Basha, dhe përpunon në detaje, çfarë ka deklaruar dhe “sqaruar” shefi i partisë. Atë që sulmon Doktori, e bën “copash” edhe Lulzimi, atë që mbron Doktori, e ka “xhan” edhe Lulzimi, në rast se lëshon kushtrimin për të përmbysur me çdo “mjet demokratik qeverinë” Doktori, atë bën edhe Lulzimi, edhe pse brënda tij ndjehet trishtimi. Në fakt Doktori, kishte kohë që nuk dilte në ekrane, dhe kjo ndodhi fill sapo gjykata mbylli dosjen e CEZ. Ndoshta u ndje i çliruar, madje jo vetëm ai, por më shumë edhe Lulzimi, duke thënë se “më në fund foli drejtësia e pavarur nga Rama”.

Duke ricituar e kundërshtuar vetveten kryetari PD zoti Basha, gjithmonë është një hap mbrapa Doktorit, dhe kjo ka ndodhur në kohë “paqe” apo në kohë “krize”. Në atë parti, duket se “tërmeti” krijoi dhe thelloi më shumë ndasitë mes fraksioneve, ku Grida kundërshton Gazin, apo Paloka nga Lushnja shpall fitoren dhe “ngjitjen edhe me 10 pikë të PD ndaj PS”, por kurrë nuk flasin për hallet dhe problemet e shqiptarëve. E përballë kësaj situate zhurmuese brënda asaj partie, nuk dihet ende se në emër të kujt flet Lulzim Basha …

Next Post
Tirana feston shekullin e parë si kryeqytet i shqiptarëve, Veliaj zbulon yjet e muzikës për festimet e 11 shkurtit

Tirana feston shekullin e parë si kryeqytet i shqiptarëve, Veliaj zbulon yjet e muzikës për festimet e 11 shkurtit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zhvillohet sot provimi i parë i Maturës Shtetërore, risia e këtij viti

Ndryshime në Maturën Shtetërore, zv.ministrja: Nxënësit që ngelin në 3 lëndë, përsërisin vitin shkollor

January 16, 2026
Keni aplikuar për vizë jo-emigruese në SHBA? Ambasada ka një njoftim me rëndësi

“Nga bashkimet familjare te…”, ekspertja sqaron cilat viza preken nga pezullimi i DASH-it për shqiptarët dhe cilat jo

January 16, 2026
VIDEO / Masakra e Reçakut, prezantuesja në Kosovë shpërthen në lot teksa jep lajmet

VIDEO / Masakra e Reçakut, prezantuesja në Kosovë shpërthen në lot teksa jep lajmet

January 16, 2026
BE në krah të Kopenhagenit për mbrojtjen e Groenlandës. Von der Leyen: Strategji e re sigurie evropiane

BE në krah të Kopenhagenit për mbrojtjen e Groenlandës. Von der Leyen: Strategji e re sigurie evropiane

January 16, 2026
Begaj nderon Ismail Qemalin: Aspirata e etërve themelues, e vetmja strategji kombëtare

Begaj nderon Ismail Qemalin: Aspirata e etërve themelues, e vetmja strategji kombëtare

January 16, 2026
Analiza/ Çfarë do ta rrëzonte regjimin në Iran?

Analiza/ Çfarë do ta rrëzonte regjimin në Iran?

January 16, 2026
Kthesë në marrëdhëniet Kinë-Kanada, kryeministri Carney takohet sot me Xi Jinping

Kthesë në marrëdhëniet Kinë-Kanada, kryeministri Carney takohet sot me Xi Jinping

January 16, 2026
SHBA-të mund ta blejnë Groenlandën? S’është çudi. Tradita amerikane në blerjen e territoreve

SHBA-të mund ta blejnë Groenlandën? S’është çudi. Tradita amerikane në blerjen e territoreve

January 16, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Vendimi i Trump për vizat, Zogaj: Duket sikur hanë qyl, por shqiptarët drobiten me 3 punë në Amerikë

January 16, 2026
U zgjodh drejtuesi i SPAK, Dumani “i dorëzon çelësat”, Klodjan Braho merr detyrën në krye të Prokurorisë së Posaçme

Vendimi i GJK, gazetari: SPAK u merrte njerëzve telefonin në rrugë dhe nxirrte të dhënat në pazar, tani kufizohen

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In