• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në emër të kujt?

by Drini Kuqo
26/04/2017 11:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Drini Kuqo*

Dhe negociatat dështuan! Pak shqiptarë në fakt kishin menduar se më të vërtetë dy të huajt, pavarësisht kredencialeve të tyre mund të na bënin derman, por tashmë skenari është bërë i qartë: Partia Demokratike nuk do të hyjë në zgjedhje.

Fill pas dështimit të “shumëpritur”, Lulzim Basha doli përpara kamerave për të thënë një fjalë që gjatë të gjithën i druhen: Përshkallëzim protestash!

E gjithë kjo, për Partinë Demokratike bëhet në emër të popullit. Por, cilit popull? Përtej faktit që në ditët e saj më të mira, çadra me zor kalon 100 pjesëmarrës, shqiptarët, pavarësisht bindjeve të tyre politike bëhen të gjithë bashkë kur vjen çështja tek rreziku i destabilitetit apo tek vetingu.

Sondazhet tregojnë në mënyrë të pabesueshme se 99% e shqiptarëve duan që vetingu të bëhet sa më shpejt. Nga ana tjetër, askush nuk dëshiron që vendi të rikthehet në humnerën e vitit 1997, askush, sado i varfër që të jetë nuk dëshiron që të shohë fëmijët e tij duke u vrarë rrugëve të vendit për të mirën e Lulzim Bashës.

E kur vjen fjala tek destabiliteti, shqiptarët kanë një përfytyrim që shumë pak kombe të tjera moderne e kanë. Destabiliteti tek ne nuk është ai që mediat franceze denoncojnë në rast të fitores së Le Pen dhe as ai që përpara francezëve denonconin amerikanët në zgjedhjet e nëntorit. Për shkak të historisë sonë të përgjakshme, destabiliteti këtu është një fjalë që të rrënqeth, të zhvesh nga çdo arsye, e që të bën që çdo qelizë e trupit të rreshtohet kundër.
Secili prej nesh, njeh socialistë e demokratë. Pyesni veten, cili prej tyre do të ishte i gatshëm të sakrifikohej në emër të Bashës apo të Ramës? Për shumë prej nesh, kjo politikë primitive është vetëm një barrë. Mirë që nuk zgjidh asnjë hall, por na vihet edhe kundër, duke na kërcënuar edhe atë pak gjë që secili ka ndërtuar me shumë mund.

Destabilitet, por në emër të kujt? Në emër të gruas së Bashës, që brenda dy vitesh shiti dhe bleu dy apartamente. Në emër të vjehrrit të Bashës, njeriut që i “ra nga qielli” një biznes fitimprurës ndërtimi? Në emër të kunatit, që plotësonte çdo kusht për të fituar tendera të Bashkisë së Tiranës apo në emër të Erlind Bashës, të vëllait, që dha dorëheqjen nga Gjykata e Lartë sapo nisi procesi i vetingut?

Unë, nuk do të vritem për asnjë prej tyre! Të jesh i sigurt Lulzim, askush prej nesh nuk do të vritet për ty. Opozita është titull që fitohet duke dalë “nënkampion”, duke u renditur i dyti. Në 18 qershor, kur ti të mos jesh fare në atë listë, opozitë do të jetë dikush tjetër, ndërsa ti, atëherë s’do të kesh më as të drejtën morale të na zësh bulevardin e të na kërcënosh me luftë. Në 18 qershor, ti zgjodhe të jesh askushi!/Lexo.al

Next Post
Trukimet e Skënderbeut, prokuroria e Tiranës nis hetimet për 30 persona

Latifi pranë largimit nga Skënderbeu, e kërkojnë Dinamo e Zagrebit dhe Gent

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In