• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ne duam vetëm të na presin, jo të presim

by Artur Ajazi
19/08/2021 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Gati 30 vjet më parë, në Shqipëri, u kryen dy ekzode të padëgjuara më parë. Ai me ambasadat, dhe ai nga portet detare, kryesisht nga ai i Durrësit. Vala e zemërimit dhe kriza ekonomike, i shtynë shqiptarët, që me mijëra ti dynden brigjeve italiane, greke, dhe më gjerë. Ambasadat e huaja strehuan dhe nisën drejt vendeve të tyre, mijëra të rinj, të reja, madje dhe moshën e tretë, që nuk ngurruan të largohen. Në fakt në Shqipëri, asokohe nuk kishte luftë, por rrënim, varfëri, humbje të shpresës. Italianët, grekët, gjermanët, francezët, turqit dhe gjithë Europa, na hapi dyert. Sipas nesh “ata ishin bujarë, zemërmirë, njerëz të qytetëruar, dhe meritonin respekt”. Dhe natyrisht ashtu është. Por ja që historia përsëritet në çdo vend. Sot është rradha jonë të presim, ashtu siç na kanë pritur dikur. Eshtë rradha jonë të tregohemi qoftë edhe përkohosisht, “bujarë, zemërmirë, të qytetëruar”, për ti treguar jo vetëm afganëve, por gjithë botës, se jemi humanë, besnikë, njerëzorë.

Të parët që u turrën kundër idesë dhe vendimit të kryeministrit Rama për ardhjen e përkohshme të afganëve, ishin habitshëm politikanë djathtistë, analistë, deputetë të opozitës, dhe deri ndonjë “kodosh” pushteti. E nisën me “nevojën e konsultimit të kryeministrit me faktorin politik e shoqëror”, dhe e vazhdojnë edhe sot me idenë “e njerzve me dolloma dhe çallma”. Dhe të mendosh se, ndonjëri prej “ankuesve”, dikur ka qenë edhe vetë emigrant (refugjat), ka qenë edhe vetë apo dhe familjarët e tij, në rolin e hallexhiut, njeriut që ka mbetur mes katër rrugëve, dhe priste me ankth ti hapej ndonjë derë diku larg, në vendin europian ku kishte përfunduar. Sot i kollarisur, i parfumuar, dhe dora i ka zënë ca para, ai ose ata, shfaqen “politikanë dhe analistë”, madje kompetentë edhe për politikën e jashtme. Prej 30 vitesh, shqiptarët nuk rreshtin së lëvizuri, së larguari dhe së ardhuri nga çdo vend i botës. Ikin, vijnë, punojnë, investojnë, dhe askush nuk u thotë “jeni mesjetarë, jeni me çallma, jeni muslimanë”, apo dhe idiotësi të tjera. Ne jemi mësuar vetëm “të na presin, vetëm të na japin, vetëm të na bëjnë ndere, vetëm të na mbushin barkun dhe xhepat”, por kur vjen rradha të presim dhe hapim dyert, ndryshojmë çehren, komunikimin, qëndrimin, sjelljen.

Ne jemi mësuar (një pjesë e jona) të fitojmë, dhe “qajmë” kur humbim, jemi mësuar të shohim deri te gardhi ynë, dhe jo përtej tij. Afganët janë njerëz, (nuk dua të flas fare për talebanët) kanë gjuhën dhe kulturën e tyre të lashtë, kanë doket dhe zakonet e tyre, kanë formimin e tyre, dhe treguan në këto dy dekada mbështetje të fuqishme për SHBA, si përfaqësuese e denjë e demokracisë në botë. Fajtore ndoshta atje, mbetet klasa politike afgane, por jo populli afgan, që po reagon ashpër ndaj një sundimi mesjetar që po i kanoset vendit dhe kombit të tyre. Ndaj është e nevojshme ti themi “bujrum” atyre fatzinjve, ti presim me “bukë, kripë dhe zemër” për sa kohë do të qëndrojnë në tokën tonë, dhe të ndalim përçmimet me fjalor krahinor, që nuk i shkojnë as kohës dhe as vendit ku jetojmë.

Next Post
Pala greke punon me 1 sportel, trafik mjetesh për të kaluar në Greqi/ Qytetarët: Çdo herë i njëjti muhabet

Pala greke punon me 1 sportel, trafik mjetesh për të kaluar në Greqi/ Qytetarët: Çdo herë i njëjti muhabet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Maratona e Tiranës me 5.800 garues/ Luiza Gega dhe Fatjon Konomi triumfojnë në garën e plotë

Maratona e Tiranës me 5.800 garues/ Luiza Gega dhe Fatjon Konomi triumfojnë në garën e plotë

November 15, 2026
Ishin kthyer në “tmerr” për banorët, dënohen me burg “skifterët” shqiptarë në Francë

Ishin kthyer në “tmerr” për banorët, dënohen me burg “skifterët” shqiptarë në Francë

November 15, 2026

A ndërton dhuna një shumicë demokratike?

November 15, 2026
Fakte pse “protesta” do të krijojë dhjetë parti të reja dhe rivale kundër njëra-tjetrës?

Fakte pse “protesta” do të krijojë dhjetë parti të reja dhe rivale kundër njëra-tjetrës?

November 15, 2026
“Gogoli” që mund t’ia hapë Kosovës dyert e Evropës

“Gogoli” që mund t’ia hapë Kosovës dyert e Evropës

November 15, 2026
Trump nxiton të emërojë gjyqtarë para humbjes së Senatit, por përballet me republikanët

Trump nxiton të emërojë gjyqtarë para humbjes së Senatit, por përballet me republikanët

November 15, 2026
Studimi/ Kafeja e rregullt ndikon në sistemin tretës dhe rrit diversitetin e baktereve të zorrëve

Studimi/ Kafeja e rregullt ndikon në sistemin tretës dhe rrit diversitetin e baktereve të zorrëve

November 15, 2026
12 liderë të APEC-ut do të marrin pjesë në Samitin e Drejtuesve Ekzekutivë në Shenzhen

12 liderë të APEC-ut do të marrin pjesë në Samitin e Drejtuesve Ekzekutivë në Shenzhen

November 15, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“Koçiu e Demo imponojnë respekt”/ Leka: Spiropali ngriti “shkelmat” ndaj Ramës kur iu prishën interesat

November 15, 2026
Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Çështja e Luiz Ejllit përfundon në GJL, Prokuroria nuk pranon pafajësinë

Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Çështja e Luiz Ejllit përfundon në GJL, Prokuroria nuk pranon pafajësinë

November 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In