• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Në Dropull me Viktor Majerin, 36 vjet më parë

by Ymer Minxhozi
31/10/2018 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ymer Minxhozi

Në vitin 1982 erdhi për një vizitë në Shqipëri gazetari i njohur gjerman Viktor Majer. Korrespondent i gazetës së madhe Frankfurter Algemeine Zeitung, Majeri shihet si një nga njohësit më të mirë të vendeve të Ballkanit në kohën kur shërbeu si i dërguar i shtypit gjerman në disa vende të rajonit tonë.

Pas vizitës së tij në Shqipëri, ku Majer pati mundësinë të udhëtojë në të gjithë vendin, dhe ku unë isha shoqëruesi i tij për palën shqiptare, vendosa të hedh disa kujtime rreth përshtypjeve të tij gjatë atyre javëve. Këto kujtime të hollësishme janë botuar në librin tim “Ditar në tre kontinente”.

Incidenti i ditëve të fundit në Dropull, ku mbeti i vrarë një person i kombësisë greke, më solli në mendje vizitën e gazetarit gjerman në fshatrat e minoritetit. Është me interes të lexohet se cilat kanë qenë përshtypjet e këtij gazetari të njohur nga ajo vizitë, i cili pati shërbyer për disa vite si i dërguar i shtypit gjerman në Athinë.

***

Viktor Majer

Gazetari gjerman kishte dëshirë të veçantë të shkonte në zonën e minoritetit grek. Ai kish qëndruar dy vjet në Greqi, si korrespondent i gazetës së tij dhe fliste greqisht. Prandaj në Dropull ai pati mundësinë të bisedonte me njerëzit, pa praninë tonë. Gjithë paraditen bëri takime të shumta me njerëz në rrugë, në dyqane, në shkolla dhe në administratën lokale, me drejtues kooperativash, hyri në shtëpitë e dropullitëve.

(Për Dropullin edhe unë ruaja kujtimet e mia të tridhjetë vjetëve më parë, kur kisha qenë në vitin 1952 me një ekip të rinjsh nga Tirana, për të ndihmuar në radiofikimin e shtëpive dropullite. Në atë kohë në fshatrat tona në Veri akoma s’kishte hyrë radioja. Madje unë s’kisha radio as në shtëpinë time në Tiranë. Kur ia tregova këtë Pano Çukos, shkrimtar në minoritetin grek, atij ju duk një detaj interesant dhe tha se do ta përdorte diku në shkrimet e tij. Panoja më tregoi pastaj se vetëm në fshatin Derviçan, në vitet tetëdhjetë, kishte shtatëdhjetë kuadro me arsim të lartë).

Në fshatin Vrisera qëndruam për drekë me Majerin. Aty takuam drejtuesit e fshatit: Kryetarin e kooperativës Bujqësore, përgjegjësin e Shtëpisë së Kulturës, sekretarin e Organizatës së Rinisë e shumë kooperativistë. Midis të tjerëve, na u prezantua edhe djali i ish-priftit të fshatit, i cili merrej me veprimtaritë e Shtëpisë së Kulturës. Në shtëpinë e një fshatari kishin shtruar drekën për mysafirin: mish të pjekur, raki, verë, mjaltë me hoje… Biseda qe shumë e përzemërt, meqë komunikimi bëhej drejtpërdrejt, pa ndërmjetësinë e përkthyesit. Ne mësonim se çfarë thuhej, vetëm nga ato çka na përkthente Pano Çuka.

Gjatë shoqërimit të gazetarëve të huaj, apo bisedat me ta, kurrë nuk i kam pyetur mysafirët për përshtypjet e tyre pas takimeve me persona, apo pas vizitave në objekte të ndryshme. Të pyesësh të ftuarin se çfarë mendon ti për mua, është mënyra me e pasjellshme për ta vënë atë në pozitë të vështirë. Aq më tepër një gazetar, i cili përshtypjet e veta do t’i botojë më vonë në gazetë dhe prandaj nuk dëshiron t’ia lidhë duart vetes.

Kështu veprova edhe me Viktor Majerin, pas vizitës në Dropull. As gjatë rrugës, as gjatë drekës nuk e pyeta se cilat ishin përshtypjet e tij. Në qoftë se ai e shihte të arsyeshme të na i thoshte mbresat e tij, le të na i thoshte vetë. Dhe ashtu ndodhi. Gjatë drejës në hotel, në Gjirokastër, ndërsa po na sillnin kafenë, Majeri, me atë qetësinë dhe avashllëkun e tij karakteristik, m’u drejtua e më tha:

– Vizita e sotme në minoritet qe e rëndësishme për mua. Sot pata mundësinë të verifikoj disa mendime të miat, që nga koha kur kam punuar në Greqi si gazetar. Unë jam simpatizant i Greqisë: si vend ka histori interesante dhe ka bërë përparime të mëdha në vitet e pasluftës… Por kur isha atje, gazetat greke e paraqisnin minoritetin grek në Shqipëri me shumë peshë, por edhe me shqetësime, ndërsa sot pashë se ky minoritet qenka fare i vogël, në krahasim me atë çka shkruhet atje dhe mua më duket se ai nuk luan ndonjë rol në kulturën dhe historinë greke. Nga vetë minoritarët nuk m’u shpreh asnjë mendim dhe asnjë shenjë pakënaqësie, qoftë dhe indirekt, ata më thanë se janë të kënaqur. Mesa duket në Athinë ka shumë dizinformues në këtë drejtim. Gjatë dy vjetëve si gazetar në Greqi, më ka qëlluar të vizitoj disa fshatra me shqiptarë, madje edhe në afërsi të Athinës dhe shpesh kam ngrënë drekë atje. Atje shkonim për të ngrënë më shumë pula fushe. Pse nuk kërkoni që qeveria greke të njohë edhe minoritetin shqiptar në Greqi?

Ymer Minxhozi

Në vazhdim të bisedës unë i thashë Majerit se grekët vuajnë nga një sëmundje e vjetër: ata ngatërrojnë fenë me kombësinë. Shpeshherë ata i quajnë grekë të gjithë ortodoksët. Në qoftë se do t’i ndanim shqiptarët sipas përkatësisë fetare, atëhere pjesën më të madhe të Shqipërisë do ta merrnin turqit, një pjesë grekët dhe atë që mbetet italianët!

– Në qoftë se do të veprohet sipas kësaj logjike, kjo nuk do të ndodhte vetëm me shqiptarët, tha Majeri.

– Sidoqoftë italianët nuk vuajnë nga kjo sëmundje, të paktën nuk e thonë një gjë të tillë, vazhdova unë, ndërsa grekët nuk janë shëruar ende nga kjo sëmundje.

– Ju doni të thoni se ata janë më shumë ballkanas? – vërejti Majeri.

– Mua më duket se kjo është diçka më shumë se ballkanase. Atyre ju duket se kudo ka ortodoksë, ka Greqi. Mirëpo ortodoksë nuk ka vetëm në Shqipëri. Me këtë logjikë Greqia do të bëhej Perandori Lindore!

– Kjo është absurde ta mendosh, – tha ai. Ju me siguri keni vënë re se gjatë rrugës unë shpesh kam pyetur se cilës fe i kanë takuar banorët e këtij apo atij fshati, por këtë e kam bërë vetëm për të parë se sa ka influencuar besimi fetar në mënyrën e jetesës tek njerëzit, në urbanistikë, në arkitekturë, por jo se unë jam vetë fetar. Ju keni arsye të shqetësoheni për sigurimin e Shqipërisë, aq më tepër sepse bëhet shumë propagandë tensionuese.

DITA

Next Post
VIDEO/ Ironia e Ramës: Më dëbuan nga Kukësi? Prisni deri në qershor

VIDEO/ Ironia e Ramës: Më dëbuan nga Kukësi? Prisni deri në qershor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In