• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në ditëlindjen tënde Azem, dy të vërteta po ti them

by Kreshnik Spahiu
11/03/2019 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kreshnik Spahiu/

I dashur Azem,

Atë natë mbërita i pari në shtëpinë tënde. Ishte terr dhe qielli gjëmonte më fort se krismat e kallashnikovit.

Ishte nata ku mijëra demokrat shpërthyen në vaj. Rreth orës 16.00 më telefonove dhe më the të takoheshim në mbrëmje, pasi do ktheheshe nga mitingu në Muzeqen e Myslym Murrizit.

Ti u ktheve por si gjithmonë të kishin zënë prit në oborrin e PD, këtë radhë për të të larguar pērgjithmonë nga ëndrrat e tua.

Krismat e kallashnikovit më bënw të vrapoja drejt familjes tënde. Nuk doja që ata të ishin vetëm.

Atje gjeta Kirin dhe Rudinēn të përlotur rreth Fatmirës e cila mbante Azemin e ri ende 6 muajsh brenda saj.

Nuk do t’i harroj kurrë sytë e Rudinës. Janë identik të pandryshuar edhe sot.

Në sytë e saj lexoja trishtim, panik, melankoni, vuajtje, dhimbje dhe hakmarrje!

Shumë gjëra rrodhën dhe kohēt ndryshuan.

8 vite pas vrasjes tënde, në parti u shfaq një djalosh, mik i familjes Berisha. Kishte punuar përkthyes 1 vit në Mitrovicë.

Erdhi dhe mori plot dhurata. Ditën e parë të punës mori dy rroga. Një si minister, dhe rroga tjetër si deputet.

I dashur Azem ti e krijove dhe u flijove për atë parti, por Berisha s’të lejoj kurrë të bëheshe ministër.

Tashmë erdhi koha e maskarenjve, e atyre që ti si njohe kurrë dhe fatmirësisht as dorën nuk u ke dhënë në jetë.

Në Shqipëri u kthye edhe një tjetër emigrant, që prej shumë vitesh drejton Shqipërinë.

Ai quhet Edi Rama, i cili me kursimet si emigrant ka blerë një fshat dhe është jo vetëm lider i shqiptarëve, por e qujnë lider global.

Të dy emigrantët që ti nuk i njohe kurrë, Luli dhe Edi janë dyshja më e dashur, por dhe më të urryer për popullin.

Pas disa vitesh vajza jote e shkëlqyer, Rudina braktisi Washingtonin dhe profesionin, për t’u ngujuar në çadrën e tradhtisë.

U ngujua 90 ditë sepse besoi që kauza e një “Republike të Re” po frynte në Shqipëri. Në fund ajo çadër u mbyll me gjith kauzat, për të hapur një epokë të re: Koalicionin historik teknik PD-PS.

I dashur Azem, Shqipëria s’ka ndryshuar aspak, madje ka shkarë poshtë e mē poshtë, por PD-ja ka ndryshuar 100%.

Aty nuk ndodhet askush nga ata që le pas. Disa u vranë, disa vdiqën në aksidente, disa ikën emigrantë, dhe gjithë themeluesit e tjerë janë papunë rrugëve. 100% e themeluesve të vitit 1990 i largoi.

I ka fshirë nga faqja e dheut Doktori, që vazhdon të jetë kryetar por vetëm ka ndryshuar zyrën dhe i jep rrogën Lulzim Bashës që t’i hapë dhe mbyllë derën.

E kam të vështirë ta pērshkruaj protretin e Lulzimit se ai s’ka as ngjyrë dhe as pigment.

Nuk është as prej mishi dhe as prej gjaku. Thjesht një produkt hybrid, si përzierje e kauçukut me plastelinën.

Dje Berisha kërcënoi Rudinën. Tentoj ta fyente rëndë, ashtu siç di ai. Dje ai tha: “Rudina është e bija e të jatit”. Nuk e fshehu urrejtjen që ka pasur dhe ka ende për ty. Më pas deklaroi se: “Rudinën do e ndjek fati i Myslym Murizit”

Ata janë sërish rrugve dhe protestojnë, se nga 1.2 milion votues janë katandis në 300 mijë.

Nuk janë më as të thjeshtë dhe as të varfër. U pasuruan shumë.

Kanë aq shumë para sa s’ka bankë zvicerane që t’iu depozitojë.

Pretentojnë se kanë nisur Revolucion, por studentët në dhjetorin e dytë e përzun, Lulin, Edin, edhe Saliun.

PD nga partia e rinisë është shndëruar partia e pleqve,

Nga partia e qytetare, është bërë totalisht provinciale,

Nga parti pro amerikane, sot ka gjithë perëndimin kundër saj.

Gëzuar ditëlindjen Azem, ishe me fat që nuk e njohe kurrë as Lulin, dhe as Edi Ramën.

Shqipëria pret që Rudina të vazhdojë kauzën për një Shqipëri ndryshe, që nuk mundëm ta bënim unë dhe ti.

Por nëse sot do ishim bashkë, ata s’do ishin aty!

Të lutem Azem, mos e lejo Rudinën ta nxjerrin në pritë si ty.

Next Post
Mjekësia/ Kriteret e reja për maturantët, ja formula e llogaritjes së pikëve

Mjekësia/ Kriteret e reja për maturantët, ja formula e llogaritjes së pikëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In