• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Në disa qytete turke kandidatë të Partisë Republikane (CHP) arritën fitore. Po çfarë partie është kjo?

by Java News
03/04/2019 08:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Cumhuriyet Halk Partisi (CHP) – në përkthim: Partia Popullore Republikane – u themelua në vitin 1923 nga themeluesi i shtetit turk, Mustafa Kemal Atatürk. Ajo është partia e parë, më e vjetra dhe më e suksesshmja parti e vendit. Asnjë parti tjetër nuk ka marrë më shpesh pjesë në qeveri. Deri në vitin 1945 ajo madje ishte e vetmja parti në Turqi. Profili i partisë bazohet në të ashtuquajturat “gjashtë shigjeta”, që përfaqësojnë edhe logon e partisë.

-Republikanizmi

-Laicizmi

-Reformizmi (Modernizimi)

-Etatizmi

-Populizmi (Sovranitet i popullit/Demokraci)

-Nacionalizmi

Këto janë deri sot aspektet qendrore të “ideologjisë kemaliste”, të cilat do t’i ruajë dhe mbrojë CHP-ja.

Zhvillim ideologjik

Në vitet gjashtëdhjetë, CHP u hap edhe për vlerat socialdemokrate. Që atëherë, këtë parti mund ta shohësh si parti simotër të partisë socialdemokrate gjermane, SPD. Ajo ka qëndrim miqësor ndaj Evropës dhe e sheh një anëtarësim të Turqisë në Bashkimin Evropian si një hap të nevojshëm për modernizim. Në tërësi, CHP ka një qëndrim pozitiv ndaj Evropës dhe Perëndimit. Themeluesi i partisë Atatürk e vazhdoi përshtatjen osmane të vonë ndaj Perëndimit dhe reformoi drejtësinë, ekonominë, ushtrinë dhe politikën sipas modelit të shteteve evropiane.

Mbështetës të CHP festojnë në AnkaraMbështetës të CHP festojnë në Ankara

CHP ka një klientelë shumë më të shkolluar dhe me të ardhura më të larta se partia islamiste-konservatore AKP, e cila si tendencë i drejtohet popullatës më të paarsimuar të fshatrave. Mbështetës ose simpatizantë të CHP kishin për dekada pozicione të rëndësishme në drejtësi, ushtri, arsim dhe kulturë.

Në këtë mënyrë u ndienë të denigruar turqit fetarë dhe fshatarë. Kemalizmi perceptohej nga kjo shtresë e popullatës si antifetar dhe që donte të prishte traditat ekzistuese. Për shembull, Kemal Atatürku i ndaloi që të mbahen në godina publike qeleshen dhe shaminë tradicionale të kokës, që në Turqi quhen Fes. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe partia e tij, AKP mundën të nxjerrin kapital nga kjo atmosferë.

Rënie pikiatë e CHP – ngjitje e AKP

Ndikimi i CHP-së ra shumë pas fitores së parë në zgjedhje të AKP-së në vitin 2002. Që atëherë, kjo parti pas AKP-së është gjithnjë në pozitë më të disfavorshme. Rivalja konservatore ka arritur madje që në shumicën e zgjedhjeve parlamentare të sigurojë shumicën.

Kjo bëri që në njëzet vitet e shkuara të niste një ndryshim pushteti dhe ndryshim kulturor që përfshiu gjithë shoqërinë. Erdogani e konsolidoi pushtetin, duke e zëvendësuar elitën e vjetër kemaliste, veçanërisht në medie, drejtësi dhe në ushtri, me një elitë të re konservatore. Rivaliteti midis CHP dhe AKP-së pra është më tepër se i natyrës politike. Partitë veprojnë si të thuash si kundërpole në një luftë kulturore. /DW

/a.meta

Next Post
Cakaj me dorë të fortë, ‘zhvesh’ biznesmenët konsuj në Tiranë, ju heq targat diplomatike

VIDEO/ Ministri Cakaj në Uashington, nis takimet dypalëshe me zyrtarë të lartë amerikanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tregtia me BE-në zë 46.2% të totalit, Italia dhe Kina kryesojnë partnerët tregtarë gjatë gushtit 2026

Inflacioni në muajin gusht 2026 arrin në 3,0% sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit

September 18, 2026
Ngjarje e rëndë në Skrapar: Foshnja 1-vjeçare dëmton dorën me grirëse mishi, transportohet me helikopter te Trauma

Ngjarje e rëndë në Skrapar: Foshnja 1-vjeçare dëmton dorën me grirëse mishi, transportohet me helikopter te Trauma

September 18, 2026
Media: Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim

Media: Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim

September 18, 2026
Tirana kërkon ndihmën e tifozëve, për momentin vendimi i Disiplines nuk ndryshon

Tirana kërkon ndihmën e tifozëve, për momentin vendimi i Disiplines nuk ndryshon

September 18, 2026
Dyfishohen çmimet e gazit në Evropë, rezervat bien në nivelin më të ulët historik -

Gazi rus drejt Europës? Putin fillon negociatat me ekstremin e djathtë gjerman

September 18, 2026
Volkswagen tërheq mbi 208 mije automjete për shkak të një defekti në sistemin e drejtimit

Volkswagen tërheq mbi 208 mije automjete për shkak të një defekti në sistemin e drejtimit

September 18, 2026
Triumf pa partnerë, retorika e ashpër e AfD-së që po bllokon rrugën drejt qeverisjes

Triumf pa partnerë, retorika e ashpër e AfD-së që po bllokon rrugën drejt qeverisjes

September 18, 2026
Anëtarësimet e reja në BE, Von der Leyen: Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e jona

“Shuplakë” Serbisë dhe Bosnjes, presidentja e KE vizitë në Shqipëri, Kosovë, Mal i zi dhe RMV

September 18, 2026
Lehtësohen procedurat për pronat dhe oborret, trajtim “në bllok” dhe zero kosto për legalizimin e ndërtimeve

Lehtësohen procedurat për pronat dhe oborret, trajtim “në bllok” dhe zero kosto për legalizimin e ndërtimeve

September 18, 2026
84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove

84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com