• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në Dibër garojnë për kryetar bashkie apo për kryeministër?

by A R
26/08/2016 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta

Fushata në Dibër, për kryetar Bashkie, ka zbardhur edhe disa elementëtë, të cilët edhe i japin seriozitet, por edhe e bëjnë pak qesharake investimin e forcave politike në këtë fushatë. Kjo dukuri vihet re si sa i përket aspektit të premtimeve elektorale, por nga ana tjetër edhe të shpërfaqjes së dy kryetarëve të partive më të mëdha për të vënë theksin se do të jenë kryeministrat e sotëm apo të ardhshëm të vendit.

Vetëm pak ditë më parë kryeministri Rama nuk ngurroi ta nënvizonte këtë fakt duke theksuar se ai do të jetë kryeministër deri sa të mbarojë Rruga e Arbrit. Për hirë të së vërtetës ajo rrugë ka 10 vite që është nisur dhe s’ka përfunduar dhe duke marrë parasysh ritmin e punimeve të këtij projekti ka pak gjasa që ajo të mbarojë edhe pas 20 vitesh. Thënë thjeshtë Rama e sheh veten kryeministër edhe për 5 mandate të tjera.

Ndërkaq as Basha s’ka ngelur pas në vetëdeklarimet e tij se do të jetë ai kryeministër duke e kujdesur më shumë që të shpërfaqë këtë dëshirë të tij sesa të nënvizopjë rëndësinë e fitores së kandidatit të PD-së për bashkinë e Dibrës, Shehu. Në fakt zgjedhjet në Dibër, në pikëpamjen e hartës elektorale në vend, nuk kanë asnjë lloj rëndësie. Ato janë thjeshtë në interes të qytetarëve dibranë që të kenë një qytet më të mirë, rrugë më të mira, kopshte e shkolla më të mira, ujë dhe shërbime të tjera. Në shkallë kombëtare ato s’kanë pikë vlere. Një banori në Tiranë, Shkodër, Vlorë apo Korçë, as që ju intereson fare rezultati i atyre zgjedhjeve, pasi ato nuk ndikojnë aspak në jetët e tyre. Ne duhet të mësohemi me këtë logjikë që zgjedhjet vendore, janë thjeshtë në interes të atij komuniteti ku bëhen zgjedhjet. Kaq.

Natyrshëm në sfondin e zhvillimeve politike në vend, dy forcat e mëdha po përpiqen t’u japin këtyre zgjedhjeve një theks sa më politik, a thua se pas 11 shtatorit pritet që bashkë me fituesin e zgjedhjeve në Dibër të bie dhe qeveria apo të forcojë pozitat qeveria. Ky stil fushate është thjeshtë qesharak. Të shfrytëzosh një palë zgjedhje për një bashki të një qyteti thjeshtë si platformë se cili do të jetë kryeministri i ardhshëm, vetëm me dibranët nuk ka lidhje. Kjo i ka vënë në pozitë pak të sikletshme edhe vetë kandidatët për kryetar bashkie, të cilët nuk ngurrojnë të deklarojnë dhe nëpër lagje apo shkallë pallati për kryeministrin e sotëm apo të ardhshëm që do të mbështes Dibrën.

E dimë shumë mirë që Basha do që të bëhet kryeministër dhe se Rama do edhe mandate të tjera si kryeministër. Por si Rama ashtu edhe Basha nuk kanë kuptuar se kjo propogandë jo vetëm po sekëlldis dibranët, por po na bezdis dhe ne të tjerëve, të cilët nuk jemi banorë të Dibrës. Të dy partitë kanë çuar një taborr me njerëz për këtë fushatë sa duket si një betejë për jetë a vdekje. Në fakt thjeshtë po na e shpifin. Duke parë mënyrën sesi po zhvillohet fushata në Dibër po na duket se aty po garojnë për kryeministra Basha përball Ramës dhe jo Shehu përballë dr. Ramës për kryetar Bashkie. Dibranët janë njerëz serioz e plot me humor. Ata nuk e meritojnë të bëhen qesharak.

Next Post
Gjermania pëson rritjen më të madhe të popullsisë, ndikuan refugjatët

Gjermania pëson rritjen më të madhe të popullsisë, ndikuan refugjatët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com