• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në dhjetor mbahet Java e Filmit të Bekim Fehmiut

by Java News
16/11/2016 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si edhe vitin e kaluar, këtë vit në Kosovë do të mbahet Java e Filmit të Bekim Fehmiut. Edhe pse ende ka pak detaje rreth kësaj Jave, merret vesh se ajo do të mbahet nga 6 e deri me 10 dhjetor.

Filmi “Mbledhësit e Puplave” do të shëtisë nëpër qytete të ndryshme të Kosovës. Gjithçka do të nisë në Kamenicë, me 6 dhjetor, në orën 19:00, në Shtëpinë e Kulturës ‘Isa Kastrati’.

Me 7 dhjetor filmi shkon në Pejë, në Kinemanë “Jusuf Gërvalla”, me 8 dhjetor në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, me 9 dhjetor në Ferizaj dhe më 10 dhjetor në Gjakovë, shkruan KultPlus.

Filmi “Mbledhësit e Puplave” i dha famën e madhe Bekim Fehmiut. Filmi me regji të Aleksandër Sasha Petroviçit, fitoi në Festivalin e Kanës në vitin 1967, çmimin special dhe çmimin FIPRESCI.

Fehmiu ka lindur në Sarajevë në vitin 1936 dhe ka diplomuar në Akademinë e Arteve Dramatike në Beograd, në klasën e profesorit Mato Milosheviç.

Ai ka qenë shqiptari i parë nga Kosova që është bërë aktor profesional. Fehmiu e ka filluar karrierën e tij si student në vitin 1953, kur luajti një rol episodik në komedinë “Djaloshi i komunës”, me regji të Soja Jovanoviçit e bazuar në një shfaqje të dramaturgut Branislav Nushiç.

Roli tjetër i tij ishte më i rëndësishëm, në “Saša”, që ishte një film artistik për luftën, në të cilin ai luajti përkrah yjeve më të njohura të filmit në Jugosllavi, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Dwayne Johnson aktori më seksi sipas People

Dwayne Johnson aktori më seksi sipas People

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
Kremlini rrit taksat, Rusia kërkon të mbledhë më shumë para për luftën në Ukrainë

Kremlini rrit taksat, Rusia kërkon të mbledhë më shumë para për luftën në Ukrainë

September 27, 2026
Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

September 27, 2026
Orteku godet ekspeditën në Himalaje, 10 alpinistë nepalezë rezultojnë të zhdukur

Orteku godet ekspeditën në Himalaje, 10 alpinistë nepalezë rezultojnë të zhdukur

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com