• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në demokraci, pushteti nuk “kalon” nga dhuna

by S T
17/10/2024 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

Skenat e dhunës dhe tmerrit që ndodhën paraditen e të enjtes në sallën dhe oborrin e Parlamentit, treguan përfundimisht se, Partia Demokratike e ka ndarë mëndjen. Kërkon që pushtetin i saj të vijë nga dhuna. “Mosbindja civile” kuptohet si sulm ndaj Parlamentit, Policisë Shtetit, Gardës së Republikës, Bashkisë Tiranës, Kryeministrisë, pra gjithë institucioneve legjitime të vendit. Në një vend demokratik, akte të tilla dhune nga deputetët, mbeten të shëmtuara dhe të dënueshme. Partia Demokratike e konsideron Parlamentin, si “kazermë e një ushtrie të huaj”, dhe si Tempullin e Fjalës së Lirë. Kjo mendësi leniniste, ku “duhen sulmuar objektet armike deri në marrjen e pushtetit”, nuk të shpie gjëkundi në një vend demokratik. Shqipëria 2024, nuk është Shqipëria 1944, apo 1997. Duhet ndërgjegjësim maksimal nga krejt grupi parlamentar i PD-së, në rast se nuk duan asgjesimin e asaj force politike. Shumica e deputetëve të asaj partie, ndoshta kanë gjithë të drejtën e tyre legjtime për të kundërshtuar, protestuar, apo për të mos qenë fare dakort me ç’ka bën shumica qeverisëse dhe parlamentare. Por ka disa rregulla, ligje, dhe “vija të kuqe” që nuk duhen shkelur. Të vënë në rresht para fjalës dhe urdhërit që vjen nga pallati i kryetarit Berisha, dhe ankthit se mund ta kenë ose jo nesër emrin në listen e re, deputetët e asaj partie po shkelin ligjet, rregullat dhe normat elementare të sjelljes së një ligjvënësi. Sot ligji është i barabartë për cilindo që kryen një krim, shkelje administrative, penale, apo diçka tjetër që bie ndesh me ligjin. Partia Demokratike e ka “doktrinë” të saj përdorimin e dhunës. Mos harrojmë dhunën macabre të Majit 1996, kur në mes sheshit “Skenderbej” dhe bulevardin e Tiranës, u rrahën me hunj, shkopinj gome dhe mjete të tjera opozitarët e asaj kohe të Partisë Socialiste. Madje nuk u kursyen as përfaqësuesit e lartë të saj, pasi protestuan për vjedhjen e hapur të votave në zgjedhje. Të ecësh me mendësinë e dhunës edhe pas 30 vitesh në politikë, do të thotë të mos ndryshosh asgjë nga vetja. Në demokraci, vota e lirë përcakton fituesin, dhuna gjithmonë humbësin. Pushteti vjen nga dhuna në kushte të caktuara politike, por kurrë në demokraci. Shqipëria si vend postkomunist, e ka patur të vështirë të harrojë “hijen” e pushtetit të diktaturës së proletaritatit, ndaj dhe shpesh shfaqen “nuance” të tilla, edhe tek politikanët e ardhur nga ajo periudhë e gjatë e atij sistemi. Berisha, mbetet i vetmi politikan i tranzicionit, që spikat për zbatimin në teori dhe praktikë të dhunës verbale dhe fizike ndaj kundërshtarit politik, duke harruar (pa) me dashje se, pushteti në demokraci kurrë nuk kalon nga dhuna.

Next Post
Klea Prenga reagon pas vetëdorëzimit të motrave Berisha: Nuk ka pajtim!

Klea Prenga reagon pas vetëdorëzimit të motrave Berisha: Nuk ka pajtim!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

April 4, 2026
Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

April 4, 2026
VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

April 4, 2026
Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

April 4, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

77-vjetori i krijimit të NATO-s, Begaj: Shqipëria anëtare e denjë, duke kontribuar për paqen e sigurinë

April 4, 2026
Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

April 4, 2026
Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In