• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Në ç’kohë u rekrutua Mehmet Shehu si agjent i CIA? Bindja e Enver Hoxhës: Ndodhi kur ndiqte shkollën! Ndërsa Nexhmija besonte se…

by A R
25/02/2025 14:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në librin e Perlat Çaushit me titull “Kush e vrau Mehmet Shehun? Refleksione për një vrasje që i dëgjohen ende krismat”, pikërisht kjo e bën interesante dilemën e tij deri në ditët e sotme.

Në kapitullin “Edhe agjent i CIA-s?! autori Perlat Çaushi shkruan si më poshtë. Sipas “Tablos Sinoptike”, që ka hartuar Enver Hoxha, Mehmeti ishte vënë edhe në shërbim të CIA-s amerikane. Enveri nuk kursehet: “Nga hetimet pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut dhe nga dokumentet që ka në dorë Partia, rezulton se Mehmeti ka qenë i rekrutuar nga amerikanët që kur ndiqte shkollën e Fulzit në Tiranë. Me urdhër të këtij, shkoi për studime në një shkollë ushtarake në Itali, po me urdhër të agjenturës amerikane u dërgua edhe në Spanjë. Më tej sipas Çaushit kemi një trajtim me tekstin e Nexhmije Hoxha në librin “Miqësi e tradhtuar” ndërsa shkruan

“Në ç’kohë është rekrutuar si agjent i CIA-s nuk dihet saktë, por, siç del nga një letër e një agjenti amerikan të CIA-s dërguar një agjenti të vjetër shqiptar, kjo ka ndodhur para se Mehmet Shehu të shkonte në kampin francez të refugjatëve, pas Luftës së Antifashiste Internacionaliste në Spanjë…”

Siç shihet, mes asaj çfarë është shkruar në “Tablonë Sinoptike” dhe asaj se çfarë shkruante Nexhmije Hoxha, ka një mospërputhje. Enver Hoxha siguron që Mehmet Shehu ishte rekrutuar që në shkollën “Teknike” të Fulzit, ndërsa e shoqja e përcakton, si kohë të rekrutimit, një periudhë të mëvonshme, para se Mehmeti të shkonte në kampin e refugjatëve në Francë. Mbështetur në dosjen e deklasifikuar të Hari Fulzit, del se ky personalitet ka qenë drejtor i “Shkollës Teknike”, nga viti 1922 deri në vitin 1933, kohë pas të cilës u shtetëzua nga qeveria e Zogut dhe ai u kthye në Amerikë. Fulzi u rekrutua nga OSS-ja, shërbimet e fshehta amerikane përpara se të quheshin CIA, në vitin 1943 dhe jo gjatë kohës që ai drejtonte shkollën teknike.

Në vitet kur studionte Mehmet Shehu në shkollën teknike, Fulzi nuk merrej me veprimtari agjenturore. Perlat Çaushi shkruan se: nga të gjitha dokumentet e CIA-s dhe Iteligjens Servis-it, të deklasifikuara deri më sot, nuk ka as më të voglin konfirmim që Mehmet Shehu ka qenë në shërbim të tyre. Në këtë kontekst, qoftë varianti i Enverit, qoftë ai i Nexhmijes, bien poshtë. Dështimi dhe humbjet e mëdha që pësuan anglo –amerikanët në vitet 1948- 1955, nuk mund të justifikojnë mendimin, se këto dështime u sajuan qëllimisht për t’i forcuar pozitat “agjentit”. Në kapitullin tjetër të librit me titull “Çudia Informative nga Argjentina”, autori shkruan se: nuk dua të ndalesha tek ky informacion ordiner. Që në krye të herës ky është një informacion i falsifikuar në anglisht (forgery) i stisur, qoftë nga mënyra e përmbajtjes, qoftë nga mënyra si u shti në dorë. Si rregull i përgjithshëm i shërbimeve secrete është që për çdo agjent mbahen dy dosje, ajo personale dhe ajo e punës.

Në të parën gjen material apo raporte paraprake rreth figurës së kandidatit, raportin e propozimit për ta rekrutuar, reagimet e kandidatit, dëftesa shpërblimi, të firmosura prej tij, karakteristika të ndryshme, plane operacionale, vijë sjelljeje dhe detyra që i jepen për t’i realizuar etj. etj. Ndërsa në dosjen tjetër gjen raportet informative ku agjenti furnizon zbuluesin që e mban në lidhje dhe nëpërmjet tij, qendrën e zbulimit. Vërtet që korrespondenca midis zbuluesit në terren dhe qendrës, për efekt sekreti, bëhet e koduar në mënyrë që, nëse eventualisht kjo korrespondencë bie në dorën e armikut, të mund të ruhet sa më shumë të jetë e mundur, sekreti i përmbajtjes së saj, si domos identiteti i agjentit. Por kur kjo korrespondencë,- e transmetuar me postë apo me radiogram, -mbërrin në qendër, zbuluesi që administron dosjen bën deshifrimin dhe e vendos dokumentin në dosjen përkatëse.

Kështu, kushdo që merr dosjen në fjalë për studim, nuk ka nevojë t’i referohet listës së pseudonimeve, me përjashtim të burimeve të informacionit që mund t’i takojnë një sektori tjetër, megjithëse në rastin konkret, kemi të bëjmë me një sektor: Shqipërinë. Shtrohet pyetja-personi që i ka fotografuar këto dokumente, pra i ka pasur në duart e tij, pse nuk na i jep të plota, po na i jep korrespondencën e cunguar dhe të padeshifruar? Në kapitullin tjetër të librit me titull “Mehmet Shehun e vranë, apo vrau veten? Autori në argumentet e tij, me nuhatje prej zbuluesi të nivelit superior shtjellon, si më poshtë mendimin e tij për enigmën e kësaj ngjarjeje që siç thotë ka sot plotë pandehma.

Që nga viti 1990, mediat e shkruara dhe ato televizive u mbushën me shkrime dhe komente rreth enigmës, nëse Mehmet Shehu vrau veten, apo e vranë. Në kundërshtim me rregullat e Arkivit të Shtetit, u publikuan dokumente akoma, të pa deklasifikuara, proces-verbale të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të partisë, ekspertiza, dëshmi të të gjitha kategorive, shoqërore, anëtarësh të Byrosë Politike, oficerësh të lartë të ushtrisë e të Ministrisë së Punëve të Brendshme, proces-verbale të të arratisurve, pjesëtarë të stafit që i shërbente Mehmet Shehut, u shkruan libra e u organizuan konferenca. Ishte dhe mbetet një temë për afro 42-vjet, për të cilën opinioni publik është shumë i interesuar dhe i pangopur. Kështu vetë anëtarët e ish- Byrosë Politike, që ishin në dijeni të letrës që kishte lënë Mehmet Shehu dhe që iu dha rasti të prononcoheshin, nuk ishin në një mendje. Po kështu dhe grupi i njerëzve që i shërbenin atij personaliteti shtetëror, përfshi këtu dhe mjekët, apo oficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Brendshme, analistë dhe publicist, ishin të ndarë. Është e vështirë të parashtrosh se nga ç’premisa niseshin njerëzit për të mbrojtur tezën e tyre.

Ndonjë pjesëtarë i familjes Hoxha, akoma sot e kësaj dite, mbron tezën se Mehmetin e ka vrarë dyshja NexhmijeRamiz, për t’i hapur rrugën këtij të fundit, të marrë kryet e vendit pas vdekjes së Enver Hoxhës. Legjendat nuk kanë të sosur. Pra, pistat e vetëvrasjes apo vrasjes të Shehut, janë pa fund dhe secila prej tyre, mbrohet nga avokatët e saj. Unë vetë thekson Perlat Çaushi, jam i bindur se Mehmet Shehu në gjendje dëshpërimi të skajshëm vendosi dhe vrau veten. Të gjithë e dimë se kush e shtyu të bënte këtë akt. Do të duheshin mijëra faqe për të hedhur poshtë mendimin se Mehmet Shehun e kanë vrarë. Prova më e pakontestueshme që ai vrau veten, mbetet letra që ai la.

Shumë përkrahës të variantit se Mehmetin e vranë, mbështeten në faktin që atij nuk iu bë autopsia. Le ta përjashtojmë fare këtë variant! Enver Hoxha sigurisht e dinte të vërtetën edhe pa u bërë hiç autopsia, ne do të kishim sot një raport të autopsisë me rezultatin që i pëlqente Enver Hoxhës. Por vitet kalojnë dhe tani bëhet fare e parëndësishme se cila pandehmë është e vërtetë. Kjo vrasje madhore tashmë është kryer. Dhe mbi të vrarin, ranë tërë të shtënat e një epoke dhe të një sistemi që ka perënduar.

Ata që kanë mbetur gjallë dhe ndahen në mendime nëse qe një vrasje, apo vetëvrasje, ndahen dhe në dashuri apo urrejtjen ndaj këtyre dy figurave më të rëndësishme të gjysmës së shekullit që shkoi. Janë të mirkuptueshëm ata që kanë nostalgji dhe nuk duan t’i ndajnë Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun pavarësisht sesi u ndanë ata vetë. Dhe rezulton se ata që ruajnë krenarinë për Luftën Nacionalçlirimtare dhe një epoke me përpjekje për të ecur përpara, janë shumë dhe nuk u pëlqen as të shohin dëshmi dhe as të dëgjojnë arsyetime, sesi Enver Hoxha u nda nga Mehmeti dhe i shpuri ata shokë lufte përpara skuadrave të pushkatarëve të tij, apo lëshoi bataretë vrastare të shpifjeve, mbi ata që nuk arriti t’i vriste vetë. Përgatiti Kastriot Kotoni

Next Post
‘Në këtë lojë është Beketi’, Meçe për emisionin e Rai 3: Ai është financuesi, ka shkatërruar mediat në Shqipëri, imazhi i investitorit mafioz

Padia e Ramës ndaj Bardhit/ Meçe: Kryesorja është që vendimi gjyqësor të analizojë provat dhe faktet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

December 26, 2025
Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

December 26, 2025
Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

December 26, 2025
Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

December 26, 2025
“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

December 26, 2025
Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

December 26, 2025
Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

December 26, 2025
Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

December 26, 2025
Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

December 26, 2025
“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com