• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në Çermë të Lushnjës, në vitin ’87, ku bleva veprën e Kadaresë në një ‘skutë’ të humbur

by A R
10/08/2017 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marrë nga Politiko.al

Minxhozi është një nga gazetarët veteranë të Tiranës. Ai shquhet për atë që nuk shquhet: nuk është debatuesi që bërtet dhe shan nëpër studio televizve. I stacionuar prej disa vitesh te ‘Top Story’ i Kol Ballës, ai drejton javanews.al një portal që si shumë të tjerë bën të çajë në një treg të egër e të paskrupullt të medias së re online

Minxhozi nuk është nga ata që bredh me citate të gatshme për të dëshmuar literaritetin por, në biseda mes kolegësh, e kupton se ai është një amator i librit dhe i muzikës klasike. Ka pra, një zemër të regjur në shije të hollë.

-Libri më i vjetër që keni në bibliotekë…
Është një edicion i vitit 1932 i ‘Madam Bovari’ të Floberit, të cilin e kam blerë nja tre vjet më parë në internet.

-Librat i zgjidhni nga autori apo zhanri?
Përgjithësisht preferoj autorin. Por edhe zhanri ka rëndësinë e vet, pasi ka të bëjë me reflekset dhe zakonet që krijohen gjatë procesit të leximit.

-I keni lexuar të gjithë librat që keni në bibliotekë?
Jo, nuk i kam lexuar. Janë jo pak, tani që u hedh një sy.

-Libri i parë që keni lexuar…
Kur kam qenë i vogël, libri i parë duhet të ketë qenë diçka mes ‘Pinokios’ dhe ‘Aventurave të Çipolinos’, apo autorëve shqiptarë që shkruanin për fëmijë si Gaqo Bushaka. Nuk e kujtoj saktësisht. Pak më vonë, natyrisht që kanë qenë dhe librat e Zhyl Vernit, e më vonë, në rini, erdhën Cvajgu, Kadare, autorët e njohur shqiptarë, Garcia Markes dhe klasikët francezë.

-Libri i parë që keni kursyer për ta blerë…
Kujtoj që kam kursyer paratë për të blerë një edicion të plotë të veprës së Kadaresë, në vitin 1987, të cilin e bleva në librarinë e fshatit Çermë të Lushnjes, kur ndodhesha në aksionet e famshme të shkollës së lartë. Kishte mbetur në një cep, siç mbeteshin shumë gjëra të vyera në skutat e “provincës” shqiptare asokohe. M’u duk sikur pata ndër duar një pasuri të tërë kur mora me vete atë tog librash me kopertina jeshile dhe të lidhura keq.

-Me kë i ndanit librat kur ishit gjimnazist apo student?
Librat asokohe ndaheshin mes shokësh në shkollë, e më pak në lagjen ku jetonim. Kultura e librit ishte e lidhur ngushtë në vitet ’80 me institucionin ku arsimoheshim.

-A keni patur kartë anëtarësimi në Bibliotekën e qytetit?
Kam pasur kartë anëtarësimi në bibliotekën e lagjes ku banoja, në pjesën e vjetër të Tiranës së sotme.

-A shkonit në Bibliotekë dikur, dhe a vazhdoni ta frekuentoni edhe sot?
Kam qenë frekuentues i rregullt i Bibliotekës në fjalë, por sot fatkeqësisht nuk shkoj më. Faji i dixhitalizimit dhe, duhet ta pranoj, i humbjes së kulturës së frekuentimit të bibliotekave.

-I keni marrë ndonjëherë një mikeshe apo miku një libër dhe nuk ia keni kthyer më? Nëse po, cili është ai libër?
Duhet të ketë ndodhur shumë shpesh. Ashtu siç kam qenë dhe unë viktimë jo rrallë e këtyre vjedhjeve të bardha.

-Keni humbur libra që i keni pasur shumë të dashur?
Kam humbur një libër vite më parë, që më pas e gjeta. Ka qenë një ditë gëzimi për mua.
-A lexonit dikur libra të ndaluar? Mund të na përmendni ndonjë titull dhe si i siguronit?

Përgjithësisht, për shkak të formimit tim në gjuhën frënge, kam lexuar autorë të ndaluar në frëngjisht, të cilët m’i gjente im atë. Kujtoj disa novela të Kamysë, ‘Procesin’ e Kafkës, poezitë e Vërlenit (‘poetit të mallkuar’, siç quhet ndryshe), Rembosë etj, si dhe disa ese lozike të Sartrit, të cilat, qoftë për shkak të moshës, por edhe të nivelit të frëngjishtes time në atë kohë, i kuptoja vetëm pjesërisht.

-Dhurimin e librave është një rit që e vlerësoni, apo librat preferoni t’i zgjidhnit vetë?
E vlerësoj dhurimin e librave, sidomos në një ambjent ku ky ritual frekuentohet pak ose aspak.

-Cilat janë zakonet tuaja të leximit? Lexoni shtrirë në kurriz, përmbys, në tryezën e punës… ?
Lexoj shtrirë, përgjithësisht, dhe duhet ta pranoj se nuk është mënyra më e shëndetshme për sytë.

-A lexoni në banjë?
Jo, preferoj pjesën tjetër të shtëpisë.

-Në çfarë gjuhe tjetër përveç shqipes lexoni?
Frëngjisht më së pari, italisht dhe, gjithnjë e më shpesh, anglisht.

-Mbani shënime kur lexoni?
Jo, nuk mbaj shënime përgjithësisht.

-Në letërsi ju tërheq më shumë proza apo poezia? Kur shenjoni një autor që ju pëlqen, lexoni gjithçka të tij/saj?
Më tërheq më shumë proza. E them pa mëdyshje këtë. Kur lexoj një autor, nuk vijoj zakonisht të lexoj edhe pjesën tjetër të veprës së tij. Përpiqem të ndryshoj.

-Cilët janë ata libra apo autorë që ju rekomandoni se duhen lexuar patjetër?
Do të ishte një listë e gjatë autorësh francezë, më së shumti. Dikur tallesha me Shinasi Ramën, kur më thoshte në vitet e universitetit, se Balzaku është më i madhi. Shpresoj t’i ketë qëndruar idesë së tij të vjetër edhe në vitet e mëvonshme, sepse me kalimin e kohës i kam dhënë të drejtë. Meqë, edhe në muzikë zgjedhja ime e parë është muzika klasike, e reektoj këtë edhe në letërsi. Modestisht, sugjeroj se përveç Balzakut, duhet lexuar Hygoi,
Mopasani, Prusti, Çehovi, Tolstoi, Cvajgu dhe Molieri. Gjithsesi duhet të them se për shkak edhe të një “deformacioni profesional”, vitet e fundit kam lexuar më shumë libra të natyrës gjeopololitike.

-A ka një libër që ju e konsideroni si Librin Total?
‘Lufta dhe Paqja’ i Tolstoit.

-Po t’ju thonë se në Arkën e Noes së Librave duhet të shtini 3 libra për t’i shpëtuar nga Apokalipsi cilët do ishin?
Përveç veprës së mësipërme, do të merrja edhe novelat e Çehovit dhe ‘Brezninë e Hankonatëve’ të Kadaresë, temën time të diplomës.

-Na thoni një maksimë për librat që e mbani mend ose e përsërisni shpesh…
Konfuci dikur ka thënë “nuk mund ta hapësh një libër pa mësuar diçka”. Besoj se vlen edhe pas dy mijë e ca vjetësh si shprehje.

-Na thoni një varg të preferuar poezie…
Viktor Hygo thotë diku se “teksa as për veten, ta dini se po as për ju…”

-Cili është personazhi i preferuar i romaneve që keni lexuar?
Pyetje e vështirë, letërsia botërore është e mbushur me heronj e personazhe sublime, por nëse më duhet të zgjedh një të vetëm, do ta vija gishtin tek peshkatari i moçëm kuban Santiago tek “Plaku dhe deti” të Heminguejit. Lufta e tij me peshkun gjigand është, në fakt, paradigma e lozosë së jetës njerëzore, që përshkohet nga përpjekjet dhe stërmundimet për mbijetesë dhe armim.

-Autogramë i çmuar, apo më i çuditshëm, që keni në bibliotekën tuaj?
Ka plot të tillë. Nuk më vjen diçka konkrete në këtë moment. Të gjitha cepat e bibliotekave fshehin autorë që janë sa të çuditshëm, aq edhe të çmuar. Megjithatë, do të shquaja një dedikim të shumë viteve më parë nga miku im i vyer, Teodor Keko.

-Çfarë po lexoni?
Sapo kam rilexuar Bonapartin e Tarlesë dhe po lexoj ‘Kapitalin në shekullin e 21’ të Thomas Piketty.

 

Next Post
Dhunuan barbarisht 23-vjeçarin në Durrës, 1 në pranga, 3 në procedim

Rrahu vartësin me grushte, pranga kryeinspektorit të Mjedisit (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si mund ta shfrytëzojë Kosova momentin gjeopolitik për t’u afruar me NATO-n?

Si mund ta shfrytëzojë Kosova momentin gjeopolitik për t’u afruar me NATO-n?

December 21, 2025
E përplasi makina në vijat e bardha në aksin Cërrik–Belsh, e moshuara dërgohet në spital

E përplasi makina në vijat e bardha në aksin Cërrik–Belsh, e moshuara dërgohet në spital

December 21, 2025
Aksident i dyfishtë në Lezhë-Shkodër, 3 të plagosur. Një nga automjetet përfundon në parcelë

Aksident i dyfishtë në Lezhë-Shkodër, 3 të plagosur. Një nga automjetet përfundon në parcelë

December 21, 2025
Gazment Bardhi: Qytetarët kanë arsye të forta për t’u bashkuar në protestën e 22 dhjetorit

Gazment Bardhi: Qytetarët kanë arsye të forta për t’u bashkuar në protestën e 22 dhjetorit

December 21, 2025
Zbulohen tre vende të lashta furrash në Mongolinë e Brendshme

Zbulohen tre vende të lashta furrash në Mongolinë e Brendshme

December 21, 2025
Një student ndryshe tek sportet, 25-vjeçari Gersi Troka “mposht” sindromën “down”

Një student ndryshe tek sportet, 25-vjeçari Gersi Troka “mposht” sindromën “down”

December 21, 2025
“Babi vonohej çdo datë 5, mami priste pas dere”, vuajtja e gjatë e familjes nga vesi i errët

“Babi vonohej çdo datë 5, mami priste pas dere”, vuajtja e gjatë e familjes nga vesi i errët

December 21, 2025
Rama: Teatri i ri Kombëtar do të jetë më i bukuri në Ballkan, por si do ta menaxhojmë?

Rama: Teatri i ri Kombëtar do të jetë më i bukuri në Ballkan, por si do ta menaxhojmë?

December 21, 2025
Tragjike në autostradën Beograd-Nish, dy shqiptarë vdesin në aksident

Tragjike në autostradën Beograd-Nish, dy shqiptarë vdesin në aksident

December 21, 2025
“Eh mor Llapa…”, aktori i njohur akuza të forta Lapajt: Ma keqpërdori foton për mitingun e Berishës

“Eh mor Llapa…”, aktori i njohur akuza të forta Lapajt: Ma keqpërdori foton për mitingun e Berishës

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In