Redaksia Lexo.al ka zbuluar se senatori Di Biaggio, është një zyrtar i lartë me precedentë penalë në vendin fqinj, për shpërdorim detyre dhe përvetësim të mbi 450 mijë eurove në dëm të qytetarëve italianë. Në një artikull të botuar nga “Huffington Post”, rezulton se Di Biaggio është akuzuar nga organet e rendit në Itali, në vitin 2013, për ngritjen e një skeme mashtruese, dhe vjedhjen e miliona eurove.
Di Biaggio, në atë kohë, shefi i Zyrës së Politikave Ndërkombëtare në Ministrinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Itali, kishte krijuar një skemë mashtruese, ku përfitonte pensionet e personave italianë që jetonin jashte vendit. Por u zbulua se këta persona kishin ndërruar jetë me kohë. Kjo bëri që Prokuroria italiane të nisë dyshimet për ngritjen e skemës mashtruese
Hetimet zbuluan se në llogarinë bankare të senatorit italian kishin kaluar mbi 450 mijë dollarë, ndërsa u dyshua në atë kohë se skandali shkonte në miliona euro, të cilat ndaheshin në shumë persona përgjegjës, mes të cilëve edhe senatori Di Biaggio.
Konkretisht, sipas asaj që raporton “Huffington Post”, është zbuluar se përmes kësaj skeme mashtruese, Di Biaggio dhe bashkëpunëtorët e tij ka vjedhur mbi 2.5 milionë euro. Në atë vit, Prokuroria sekuestroi edhe 3 apartamente luskoze, përkatësisht në Romë, Zvicër dhe Milano.
Tashmë është e qartë se opozita dhe konkretisht kreu i saj Lulzim Basha ka humbur përkrahjen e ndërkombëtarëve. Në këtë gjendje dëshpëruese, dhe përballë frikës së vullnetit të qytetarëve më 18 Qershor dhe procesit të Vettingut të bllokuar përmes bojkotit, Basha ka zgjedhur të mbajë afër kriminelë dhe persona të tjerë me precendetë penalë.
I tillë ishte edhe rasti i Xhavit Konit dhe Valbona Duka, të cilët akuzuan Ministrin e ri të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Por investigimet e mediave zbuluan se këta persona, që PD dhe Basha strehon, janë persona të akuzuar për trafiqe dhe vrasje.
Siç duket, e vetmja rrugë për Bashën është ajo e afrimit të kriminelëve, duke shtuar edhe më tej dozën e absurdit, për të kërkuar zgjedhje të lira, me të tillë persona në krah. Kjo shpjegon edhe një herë tjetër insistimin e PD-së për të bllokuar procesin e Vettingut dhe zbatimit të reformës në drejtësi.